Politikë
Ka deklaruar vetëm 3 mijë € pasuri dhe do të luftojë informalitetin!!!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë sot një koment për aksionin ndaj informalitetit. Basha ka postuar në Facebook këtë status, që gjithsesi tërheq vëmendjen e qytetarëve te një hollësi e harruar: “Sa i besueshem mund te jete kur flet per informalitetin dikush qe ka fshehur pasurine e tij prej vitesh, duke deklaruar 3 mije euro pasuri e duke u shpallur i pastrehe. Kjo edhe pse pasuria e tij prej favoreve ndaj klienteles eshte e njohur nga i madh e i vogel. Kur predikon kunder informalitetit perfituesi me i madh prej tij, corba eshte e prishur.
Mosndërhyrja në punët e brendshme, parim, apo gjethe fiku e qeverisë(video)
Kryeministri Edi Rama, prej disa kohësh flet për mosndërhyrje në punët e brendshme. Tha edhe sot: "Ky është një moment, kur për fat të keq ka pasur një keqkuptim nga ana e tyre,- që s’kam asnjë problem ta them,- është keqpërdorur nga të tjerët. Por ka qenë një mundësi shumë e mirë, për të bërë të qartë, shkoqur, që hapësira e ushtrimit të besimit për besimtarët ortodoksë është një hapësirë sovrane dhe asnjë shtet fqinj nuk ka asnjë të drejtë mbi këtë hapësirë. Ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë, janë shqiptarë.
Rama: “Besimtarët ortodoksë i mbron ligji”. Sot pati ankesa për kërcënime në Dhërmi. A u zbatua ndonjë ligj kur u prish kisha?
Sot në një konferencë për shtyp, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli edhe për çështjen e kishës së Dhërmiut. Duke iu përmbajtur cilësimeve personale dhe që nuk përkojnë me raportin ligjor që rregullon marrëdhëniet e komuniteteve fetare me shtetin. Kështu, ndonëse Kisha e Shën Thanasit, ishte aty qysh prej vitit 1992, Kryeministri vijon ta cilësojë si garazh, duke hyrë në diskrecionin e besimtarëve pa qenë i tillë. “Ajo nuk ishte një kishë, por një garazh. Ne nuk do të ndërtojmë një kishë katolike, por do të rindërtojmë atë kishë që ka qenë aty”, tha Edi Rama.
Bushi i Krujës dhe Roshi i Kavajës, PD nuk do t’i njohë kryebashkiakët e inkriminuar
Dy kryetarë bashkie të akuzuar si persona me precedentë të rëndë penalë, nuk do të njihen nga këshilltarët e PD-së në këshillat bashkiakë përkatës. Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Kavajës nuk e njohin kryetarin e kësaj bashkie Elvis Roshi dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në mbledhjet e thirrura prej tij. Përmes një deklarate për mediat, PD njofton se Roshi është përfaqësues i trafikut të drogës.
Ambasada e ShBA konfirmon takimin Lu – Rama për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi
Mediat i bënë jehonë para dy ditësh një lajmi të publikuar nga “Hellenic Neës” se ambasadori amerikan Donald Lu, kishte takuar kryeministrin Edi Rama lidhur me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Sot kjo gjë konfirmohet nga një komunikim i gazetës “Shqip” me zëdhënësin e ambasadës amerikane, që nuk mohon takimin.
Fluksi i azilkërkuesve bie, por… Braçe: Njerëzit nuk i punësojmë dot. Në 8 vjet kanë ikur gjysmë milioni të tjerë
Dy lajme të reja mbi azilkërkuesit shqiptarë: Ndërkohë që fluksi drejt Gjermanisë po njeh njëfarë rënieje, deputeti socialist Braçe është ndër të paktët e partisë së tij që pranon pse ikin shqiptarët.
"Islami shqiptar, autokton. I vetmi islam europian. Por ai po goditet”
Veton Surroi, publicist e botues nga Kosova, i ka dhënë një intervistë gazetës “Shqip”, në të cilën bën disa komente për zhvillimet në shoqërinë shqiptare. Surroi është pyetur edhe për problemin e gjallërimit të rrymave të islamit radikal, që sipas tij, po përpiqen të imponojnë një interpretim të ri të isalmit tradicional, apo autkton shqiptar. Për Surroin kjo po ndodh përmes dhunës e parasë. “Jemi të brishtë, jemi të atakuar dhe kështu duhet ta kuptojmë. Shoqëritë tona janë sot të sulmuara nga islami politik, pjesë e këtij sulmi po bëhet në Kosovë e Maqedoni, por edhe në Shqipëri.
Ia ngeci Shqipërisë, por tani PD flet ndryshe: “Marrëveshjea konçesionare me “Rapiscan”, do të sjellë rritje çmimesh”
Në Shqipëri bën vaki çdo gjë. Një nga këto gjëra që pak priten është kritika e sotme e gazetës zyrtare të Partisë Demokratike ndaj marrëveshjes konçesionare për skanimin në dogana, fituar nga kompania “Rapiscan”. Në një shkrim të vetin për rritjen sërish të çmimeve të hidrokarbureve, “RD” e arsyeton këtë pikërisht me kostot që sjell aktivizimi i marrëveshjes konçesionare me “Rapiscan”, që tarifom për çdo deklaratë me 22 euro. “Edhe pse qeveria pretendon se çmimi i naftës do të fillojë të bjerë, duke filluar nga muaji i ardhshëm, krejt të kundërtën thonë shoqatat e hidrokarbureve.
Fotopolitikë/LSI, axhendë e posaçme e PD-së
Faqja e parë e gazetës zyrtare të PD-së, hapet me një akuzë për vrasje, sërish në adresë të LSI-së, e për rrjedhojë, kreut të saj, Ilir Meta. Ndërkohë sot, u njoftua se PD-ja nuk do të zhvillojë protesta në shtator, pa dhënë arsye. Por protestat gjithsesi do të rikrijonin qoftë edhe virrualisht frontin PS-LSI. Kurse dje, Andrea Stefani, një analist i afërt me qeverinë dhe kryeministrin, apelonte për mbështetje popullore për "krjimin e shtetit të së drejtës", thirrje që duket sikur i paraprin ndonjë aksioni të palajmëruar.
Ilir Meta shmang sërish një vizitë në ShBA
Në vizitën e fundit të Victora Nuland në Shqipëri, të gjithë vunë në dukje faktin se zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, shmangu një takim me kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta. Duket se edhe ky i fundit, nuk po këmbëngul shumë që të jetë i pëlqyer në ShBA. Po t’ i besojmë raportomit të portalit “tesheshi.com”, Meta ka vizituar aë fumdmi Maqedoninë, ku ka qenë i ftuar edhe në dasmën e djalit të Menduh Thaçit, ndonëse kishte një ftesë për një aktivitet në ShBA. “Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nuk do të shkojë as këtë verë në SHBA.
