Politikë
Dorëhiqet Lindita Nikolla
Lindita Nikolla njoftoi dorëheqjen nga detyra e kryetares së Kuvendit në përfundim të seancës së fundit të këtij sesioni parlamentar. Në fjalimin e saj para deputetëve, Nikolla tha se arsyeja e tërheqjes së saj është një problem me shëndetin, por la të kuptohet se do ta vijojë mandatin e deputetes.
Zhurmë kot për listat. Bindni njerëzit të votojnë, këto janë Zgjedhjet!
Parlamenti i Shqipërisë, mazhoranca socialiste, dështoi që të bënte reformën zgjedhore që prisnin shqiptarët, politika…
Kroacia shpall non grata tre zyrtarë të lartë të Malit të Zi
Kroacia ka shpallur non grata tre politikanë të rëndësishëm të Malit të Zi. Kryeparlamentari malazez, Andrija Mandiç, deputeti Milan Knezeviç dhe zëvendëskryeministri Aleksa Beçiç e kanë të ndaluar hyrjen në Kroaci, një vendim ky i marrë nga autoritetet kroate me argumentin se tre personat e mësipërm kanë cenuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Lidhet Besa në Labëri, votojmë Tavon që në Himarë të mos flitet greqisht
Shoqata "Labëria" i doli në mbështetje kandidatit socialist për Bashkinë e Himarës, dropullitit Vangjel Tavo.
Në një nga takimet e kandidatit të majtë, një prej përfaqësuesve të shoqatës u kërkoi të pranishmëve t’i japin votën minoritarit Vangjel Tavo, në mënyrë që pas 4 gushtit në Himarë “të mos flitet greqisht, po të flitet shqip, ashtu siç duhet folur”.
Ka mbështetjen absolute të PS-së. Veliaj nderon çdo socialist dhe çdo tirons
Në një prononcim sot për mediat kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka thënë ndër të tjera se Erion Veliaj ka mbështetje unanime nga partia. Madje sipas toj, Veliaj nderon këdo:
I vetmi qëndrim i grupit parlamentar njëzëri është që Veliaj është kryetari i Bashkisë më i suksesshëm që ka pasur dhe që ka PS në këto vite kur ne qeverisim së bashku në pushtet qendror dhe vendor.
“Kishte skenar për gjakderdhje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak”
Kreu i Partisë së Lirisë dhe sekretari i saj i Përgjithshëm dolën para mediave për të sqaruar incidentin e djeshëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Tedi Blushi, i cili u përfshi në një përplasje fizike, me këshilltarin socialist, Halit Valteri, gjatë mbledhjes së djeshme, foli për një skenar të parapërgatitur.
Mazniku thirret në SPAK për kompaninë 5D
Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, Arbjan Mazniku, është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se Mazniku është thirrur nga prokurori Klodian Braho për të dhënë deklarime për dosjen 5D.
Mazniku ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës nga shtatori i vitit 2015 deri në shtator 2023, kur mori detyrën e ministrit.
Po sot, ish-kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, e ka denoncuar Maznikun për shembjen e 13 pallateve në marrëveshje me kompaninë “5D Konstruksion”.
Frikë nga vota e pakontrolluar!
Socialistët e Shqipërisë, e bashkë me ta edhe analistët që orbitojnë për mirëqenien e tyre të përhereshme, duket se po e kapin veten gafil si patriotë. Madje nacionalistë. I ndihmon për këtë Himara, humbja e zgjedhjeve përballë një njeriu si Fredi Beleri, dhe me gjasë edhe frika se edhe më 4 gusht, Petro Gjikuria do të rikonfirmohet. Shkruan sot p.sh një gazetar, ish-diplomat, Skënder Minxhozi:
Duan ta krahasojnë me Trump, por ironikisht rasti i Berishës ngjan me atë të Biden
Ka një përpjekje të pakuptimtë nga disa aktorë të opozitës për të krahasuar rastin e Donald Trump me atë të Sali Berishës. Në aspektin gjyqësor dhe mandej atë politik, duke supozuar se njësoj si Trump në ShBA edhe Berisha qëndron i vetëm përballë establishmentit në Shqipëri.
Nëse heqim kullat e Tiranës, ky krahasim edhe mund të kalonte si një argument i mendjeve të irrituara të asaj që sot edhe z. Berisha e quan “partia më e madhe e opozitës” në mbështetje të një teorie viktimizimi dhe analogjie të Davidit me Goliatin.
Mirë apo keq? Heqja e ligjit të luftës nga Greqia krijon kushtet praktike që çamët të kthehen në shtëpi
Mediat shqiptare kanë krijuar një kategori të re kërkimi në Google. Ky është Ligji i Luftës me Greqinë.
