Politikë

Veliaj: Unë nuk kam lidhje, të tjerët le t’ia dalin vetë

Postuar në 06 Prill, 2024 16:25

Kryebashkiaku Erion Veliaj u distancua nga drejtorët e institucionit që ai drejton, nën akuzën e SPAK për korrupsion. Veliaj foli për herë të parë në mënyrëtë drejtpërdrejtë për arrestimin e tre drejtorëve të Bashkisë Tiranë, duke u justifikuar se nuk është në tagrin e një drejtuesi që merret me “një mijë e një problemet e përditshme të punës”, të përgjojë zyrtarët në varësi të tij.

Lufta e Kosovës/ Prokuroria serbe kërkon burg për 9 ushtarë serbë

Postuar në 05 Prill, 2024 14:30

Prokuroria serbe për krimet e luftës i kërkoi Gjykatës së Lartë të Beogradit të dënojë me burg nëntë ish-ushtarë të Ushtrisë Jugosllave. Ata akuzohen për krime lufte kundër civilëve në katër fshatra të Kosovës, rreth qytetit të Pejës në pranverën e vitit 1999.

Sipas akuzës, nëntë ish-ushtarë të Ushtrisë Jugosllave duhen dënuar me burg për pjesëmarrje në zhvendosjen e dhunshme dhe vrasjet e civilëve shqiptarë gjatë një sulmi në katër fshatra afër Pejës në prill dhe maj 1999.

Cilin dezinformacion do të hetojnë këta hajdutë?

Postuar në 03 Prill, 2024 20:01

Është ngritur së fundmi me votat e shumicës një komision hetimor parlamentar për dezinformimin. Siç është bërë me dije, komisioni do të merret me dezinformacionin me origjinë nga Rusia dhe aktorë të tjerë malinjë, nisur edhe nga nisma të ngjashme në Europë. Me këtë rast pati një prononcim edhe kryeministri Edi Rama, që e cilësoi nismën shumë të rëndësishme.

Po tani?

Postuar në 02 Prill, 2024 13:26

Drejtorët e bashkisë së Tiranës kanë rënë në pranga. Kanë dalë edhe përgjimet që të japin idenë se çfarë orgjie njerëzore dhe administrative lëvronte në Bashkinë e kryeqytetit.

Akuza na thotë se drejtorët kryesorë të Bashkisë kishin krijuar një kompani të përbashkët përmes së cilës mandej merrnin prokurimet. Jemi para një dukurie të re: autoriteti kontraktues i jep punë nëpunësve të vet.

Ambiciet e mia për kombin shqiptar janë më të mëdha sesa të Washingtonit dhe të Brukselit

Postuar në 31 Mars, 2024 12:07

një intervistë(i quajnë podcast sot) me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka sqaruar në një mënyrë më personale tensionin e krijuar në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose më saktë siç preferoi ta trajtonte ai “me Departamentin e Shtetit”. 

Blerina Bala merr detyrën e kryetares së Bashkisë së Himarës

Postuar në 29 Mars, 2024 15:35

Blerina Bala do të ushtrojë detyrën e kryetares së komanduar të Bashkisë së Himarës. Emri i nënkryetares u votua nga këshilltarët e majtë e të djathtë, në një mbledhje të tensionuar.

Bala do të drejtojë Bashkinë e Himarës, e cila mbeti pa kryetar pas arrestimit të Jorgo Goros, ende ushtrues i detyrës për shkak të arrestimit të Fredi Belerit, fitues i zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Tre drejtorë të Veliajt shkojnë në burg

Postuar në 28 Mars, 2024 18:44

Dy ish-drejtorë të tjerë të Bashkisë së Tiranës janë arrestuar sot me urdhër të SPAK. Në kuadër të dosjes 5D, në pranga përfunduan Redjan Molla dhe Mariglen Qato, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat e e “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe në ankande publike” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.   

Mandati i Xhaçkës mbetet në sirtarët e Kuvendit, Nikolla: Presim raportin nga Këshilli për Imunitetin

Postuar në 26 Mars, 2024 18:07

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka kthyer përgjigje nënkryetarit të Rithemelimit, Gazment Bardhi, në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës. Në letrën e saj, Nikolla thotë se kërkesa është objekt i organeve të tjera të Kuvendit dhe se nuk është objekt i Konferencës së Kryetarëve.

Marrëveshja Rama-Meloni, 653 milionë euro për qendrat e pritjes në Lezhë

Postuar në 25 Mars, 2024 12:58

Marrëveshja e nënshkruar në Romë në fund të vitit të kaluar mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane, Giorgia Meloni, parashikon ndërtimin e dy qendrave për pritjen e emigrantëve që mbërrijnë në brigjet italiane. Marrëveshja në fjalë ka një kohëzgjatje prej 5 vitesh dhe mund të rinovohet sërish.

Derexheja e "intelektualëve të djathtë"

Postuar në 24 Mars, 2024 13:55

Ka ardhur koha që mbrojtja e liderit te opozitës Sali Berisha të jetë tashmë një fokus i përqendruar nga tërë fuqia e opozitës si nga grupi parlamentar i PD ashtu dhe nga çdo fuqi opozitarizmi në qendër dhe në bazë.Jemi të gjithë dëshmitarë se regjimi goditjen e parë kundër opozitës e nisi pikërisht duke kalibruar Sali Berishen si shënjestër për ta netralizur kapitalin e tij politik ,duke e shpallur “person non grata” nga sekretari shtetit Bliken

Pages

Subscribe to RSS - Politikë