Politikë
Opozita mban protestën e radhës
Opozita mblodhi një numër të konsiderueshëm qytetarësh në protestën para Kryeministrisë. Protesta nisi me fjalimet e përfaqësuesve të shoqërisë civile fillimisht, të cilët u pasuan nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Fjala e kreut të demokratëve, Sali Berisha, shënoi edhe acarimin e parë dhe të vetëm të disa protestuesve, të cilët hodhën molotov drejt dyerve të Kryeministrisë.
"Rëndësia strategjike" si provë e potencialit destabilizues të Ballkanit
Samiti i NATO-s në Washington, ka emetuar edhe një deklaratë të përbashkët për Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e Detit të Zi.
Ballkani Perëndimor dhe rajoni i Detit të Zi janë me rëndësi strategjike për Aleancën. Ne mbetemi fuqimisht të angazhuar për sigurinë dhe stabilitetin e tyre
citohet ndër të tjera deklararta.
Për zhelesh dhe pa vonesë Këtë në Kushtetuese!
Drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj kërkoi që mandati i deputetes Olta Xhaçka të dërgohet pa vonesë në gjykatën e drejtuar prej saj, në mënyrë që të vendoset nëse do i hiqet ose jo. Në një komunikim për mediat mesditën e sotme, Zaçaj kërkoi që Kuvendi të dërgojë pa vonesë në Gjykatën Kushtetuese mocionin e deputetëve për mandatin e deputetes Xhaçka. Ajo tha se Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi i dhënë prej saj nuk është ekzekutuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Vangjel Tavua është grek. Thuaje një fjalë o derëbardhë!
Fredi Beleri doli nga gara e Himarës. Me Pazar, e pa Pazar, doli. Zhurma rreth tij ilustroi tribalizmin e një pjese të shqipfolësve që janë reduktuar në apologjetë të një nacionalizmi sektar.
Fredi Beleri kishte megjithatë një garanci për depresivët e shqiptarisë Xhufi, Hila, Koçollari, Krisafi&co. Ai sipas tyre ishte një tepelenas nga Nivica i bërë grek për interes. Pak a shumë si Vasil Bollano, origjinën e të cilit e nxirrnin po nga Tepelena. Me origjinë nga Nivica ka edhe në Borsh, e për ata që nuk e dinë, edhe në UNESCO. Entitet që mbron çdo larmi.
A vlen kjo një kokër rëre (jostrategjike) më shumë se Ilir Beqaj?
Duket se fundi po kapet me progresionin eksponencial të “argumenteve”. Kjo shumicë argumenton vazhdimisht:
Asambleja do përbëhet vetëm nga "proletarë"
Mediat raportojnë se në një mbledhje të Asamblesë së partisë, kryeministri Rama ka refuzuar listat e qarqeve duke kërkuar që ata që do të duan të bëhen pjesë e Asamblesë të japin paraprakisht dorëheqje nga detyrat ekzekutive.
Gerapetritis: Shumë pikëpyetje mbi rezultatet e censit në Shqipëri
Greqia ka rezerva në lidhje me rezultatet e censit në Shqipëri. Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, tha se “rezultatet nxjerrin në pah çështje serioze që lidhen me procesin e regjistrimit, të cilat vënë në pikëpyetje vetë rezultatet".
Edhe Omonoia i kundërshtoi rezultatet e censit, duke theksuar se qeveria nuk ka prodhuar "një rezultat të besueshëm dhe të pranueshëm" në lidhje me numrin e grekëve dhe të krishterëve ortodoksë në Shqipëri.
Xhelal Mziu, më normali
RTSH Kuvend, një nga shumë rëtëshëtë që vazhdojnë të funksionojnë në hyqmin e një halldupi si ai që e drejton, fliste sot ndër të tjerë, Xhelal Mziu. Ish-kryebashkiak i Kamzës, një personazh i njohur i mediave për ironizimet e vazhdueshme dhe identifikimin tipik të njeriut nga veriu, qëndrestarit dhe berishianit të pagdhendur.
Shqipëria është me kancer të pashërueshëm
Sot në Parlament po flet ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu. Zonja Koçiu shprehet se në QSUT janë investuar 100 milionë euro, se është reduktuar koha e shërbimit të akseleratorëve, se është përmirësuar sistemi i rimbursimit për kimio-terapinë etj..
Po sot, është arrestuar Ilir Beqja, ish-ministër ië Shëndetësisë për shkak të abuzimit me fonde të BE-së. Por kjo duhet sqaruar zyrtarisht.
Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është arrestuar mëngjesin e sotëm me kërkesë të SPAK dhe urdhër të firmosur nga GJKKO.
Beqaj u vu në pranga në lidhje me hetimet e SPAK për abuzim me fondet gjatë kohës kur drejtonte SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik.
Në kuadër të të njëjtit hetim janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të tij: Ermal Kurtulaj i cili ka mbajtur dhe postin e koordinatorit të projektit EUSAIR që menaxhohej nga SASPAC dhe Alfred Nikolla.
