Politikë
Ndërron jetë ish-deputeti Gerti Bogdani
Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti demokrat, Gerti Bogdani. Mësohet se shkak është një arrest i papritur kardiak.
Bogdani studioi në Universitetin Politeknik të New York-ut dhe pas diplomimit u kthye në Shqipëri.
Në vitin 2007 kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fitoi. Ndërsa në vitin 2009 u zgjodh deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.
Shqipëria, vendi që ia jep shansin çdo budallai!
Dy prej intelektualëve më të shquar të kohës sonë, Blendi Fevziu dhe Ylli Rakipi, diskutonin dje për një temë shumë aktuale dhe të dukshme: servilizmi dhe nënshtrimi gati reflektiv i të rinjve të sotshëm. Të shkolluar jashtë, të rritur në kushte shumë të mira dhe të paprivuar nga liritë dhe të drejtat , këta të rinj shpalosin një kulturë që të lë gojëhapur.
Edi Rama është 10 hapa para. Ai mendon më shumë për Shqipërinë sesa për vete. Edi Rama nuk ka asnjë të metë.
Nuk ka shpresa për dialog/ Vuçiç propozon paketë me 7 kushte
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli me një paketë të re kërkesash, plotësimi i të cilave, sipas tij është parakusht për progresin e dialogut me Kosovën.
Në një deklaratë drejtuar popullit serb, Vuçiç paralajmëroi një fushatë diplomatike globale në funksion të plotësimit të këtyre kërkesave, duke theksuar se nuk ka zgjidhje të mirë për serbët.
Deputete deri në fund!
Diçka e çuditshme ka ndodhur sot në Shqipëri. Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për abstenimin e shumicës socialiste për mandatin e Olta Xhaçkës. Socialistët abstenuan, duke mos kaluar në Kushtetuese shqyrtimin e tij. Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë.
Vulin: Bashkimi i dy Gjermanive shënoi nisjen e një konflikti të ri global
Zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vulin, thotë se ribashkimi i Gjermanisë shënoi origjinën e një konflikti të ri global. Duke folur në një samit të sigurisë BRICS në Shën Petërsburg, Vulin tha se ky konflikt i ri ishte hakmarrje për humbjen e Luftës së Dytë Botërore.
Debatikas 2030
Kohët kalojnë dhe çdokush që hyn në politikë, ose që e marrin si rekuzitë për teatrin politik merr formën dhe nis e mendon në mënyrë reflektive sipas shefit. Shikoni nënkryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Toni Gogu.
Për parantezë, i duhet kërkuar ndjesë Taulant Ballës që aq shumë e kemi tallur e stigmatizuar, pasi në fund të fundit, edhe duke bërë papagallin e kryetarit, ka 20 vjet në Parlament dhe detyrën e drejtimit të grupit parlamentar edhe i takon ta marrë. Toni Gogu? Nënkryetar? Ngjan si Lenka Çuko dhe Pali Miska pas pastrimit të gardës së vjetër!
Një pabesi shqiptare/Mitsotakis mori aprovimin e Ramës për kandidimin tim në Himarë
Në një intervistë për gazetën “Kathimerini” Fredi Beleri, eurodeputet dhe ish-kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, thotë se për kandidimin e tij në zgjedhjet lokale në Shqipëri, Mitsotakis mori aprovimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Për kë të votoj më 2025-n?
Më gjej se kë të votoj vitin e ardhshëm!
Ja pyetja apo kërkesa e një të njohuri që në një fjali të vetme mbërthen dilemën e madhe të kohës që jetojmë në këtë vend. Sepse një ndër aftësitë e pamohueshme të këtij vendi, e jona në tërësi, por sidomos e mentalitetit që sundon në krye është që të bësh të qartë qytetarin se çfarë nuk do.
Për cilin të votosh në vitin 2025? Për Edi Ramën, Spiropalin, Belinda Ballukun, Erion Veliajn? Apo për Sali Berishën dhe familjen e tij?
KOASH akuzon Ardit Bidon për politikë anti-ortodokse ndaj stafit të Arkivit Qendror
Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare ka reaguar në lidhje me publikimin në rrjetet sociale të pasaportës diplomatike të Kryepeshkopit Anastas. Përmes profilit të "Radios Ngjallja", KOASH akuzon drejtorin e Arkivit të Shtetit për mashtrim dhe ndjekje të një axhende antiortodokse që nga marrja e detyrës.
Dështimi ynë si shoqëri është demokratik
Kryeministri Edi Rama parashikoi nga Asambleja e PS-së sot në Durrës se Partia Demokratiken ë zgjedhjet e ardhshme do të marrë po aq mandate sa mori në vitin 1997. Zoti Rama tha se “humnera është destinacioni i asaj partie”.
Për ta vënë në kontekst: në vitin 1997, PD-ja mori 25 mandate për rreth 340 mijë vota, kurse PS-ja 101 mandate për rreth 690 mijë vota. Me ardhjen në pushtet, Fatos Nano doli me idenë e një koalicioni, për të shmangur mesazhin e monopolizimit të pushtetit që kaq shumë i pëlqen sot z. Rama.
