Opinion

Një lexim i ri historie

Postuar në 14 Shtator, 2018 13:24

Slobodan Milosheviqi e anuloi dhunshëm autonominë e Kosovës më 1989, duke vendosur masa të jashtëzakonshme. Serbia e okupoi Kosovën gjatë dhjetëvjetëshit dhe më 1999 vendosi që të ndërmarrë luftë dhe masa gjenocidi ndaj qytetarëve të Kosovës. Këto masa prodhuan 13.535 njerëz të vrarë, sipas shënimeve të Fondit për të Drejtën Humanitare, prej të cilëve 10 mijë ishin civilë, tre mijë ishin të formacioneve të armatosura. Prej atyre të formacioneve të armatosura mbi dy mijë ishin të UÇK-së dhe FARK-ut, ndërsa një mijë ishin të forcave serbe.

Tirana, nga diktatura komuniste tek ajo e dollarit

Postuar në 13 Shtator, 2018 13:20

Të dielën vizitova disa monumente në qytetin tim, Zutphen. Ishte fundjave e monumenteve në Holandë, kur shumica e monumenteve mund të vizitohen falas. Më pëlqeu shumë. Një javë përpara, isha në Tiranë. Mbas shumë viteve e vizitova me të vërtetë qytetin duke bredhur nëpër të. Dhe më la një përshtypje krejt të kundërt me Zutphenin; më vjen shumë keq, dhe jam tepër i çuditur se si në Tiranë nuk ka asnjë mbrojtje për thesarin e monumenteve.

PAMJA NË QENDËR

Alexis Tsipras kryeministri i transformuar lavdëron BE

Postuar në 12 Shtator, 2018 11:26

Vetëm tre javë pasi Greqia la programim financiar evropian të shpëtimit, kryeministri ALexis Tsipras i partisë radikale të majtë "Syriza" tregon një bilanc pozitiv të periudhës së tij të qeverisjes. "Greqia nuk është më pjesë e problemit, por është pjesë e zgjidhjes," tha kryeministri me krenari. "Pak vetë kanë besuar se ne do arrijmë t' ia dalim. Por ne ia dolëm". Greqia respekton kushtet e vëna nga donatorët e zonës së euros, Banka qendrore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Beteja e medias me titanët e internetit, një çështje jetë a vdekje

Postuar në 10 Shtator, 2018 11:05

Të dashur anëtarë të Parlamentit Europian,

Kam qenë së fundmi në Mosul, ish-kryeqendra e Shtetit Islamik në veri të Irakut. Misioni im si gazetar ishte të shkruaja një reportazh për kthimin e fëmijëve në shkolla, tre vjet pas mbylljes së tyre nga xhihadistët. Po mendoja si ta përshkruaja sa më mirë gëzimin e atyre fëmijëve që ktheheshin në bankat, ku iu ndalua të ulen për një kohë të gjatë, në atë qytet të shkatërruar.

Serbia, faktori kyç i destabilizimit të Ballkanit*

Postuar në 10 Shtator, 2018 11:02

Ndonëse nga shkatërrimi i Jugosllavisë kanë kaluar thuajse 30 vjet, rajoni ende nuk është konsoliduar, gjë që e bën atë të lëndueshëm. Kësaj në masë të madhe i kontribuon edhe konteksti aktual ndërkombëtar që në një mënyrë sui generis përthyhet në Ballkan. Rendi ndërkombëtar liberal, mbi të cilin është krijuar arkitektura ballkanike, është kah rrënohet dukshëm. Rajoni sërish ka filluar të fundoset në jostabilitet, me thellimin e krizave kërcënuese, si brenda disa shteteve të caktuara, ashtu edhe në marrëdhëniet e ndërsjella mes tyre.

Dialogu mashtrues

Postuar në 05 Shtator, 2018 11:31

Një dilemë gjithmonë e ka përcjellë dialogun në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo se për çfarë është dhe për çfarë nuk është ky dialog. As pas shtatë vjetësh nuk kemi arritur ta marrim një përgjigje të saktë në këtë dilemë. Sa e sa herë e kemi dëgjuar fjalën “kurrë” nga përfaqësuesit e Kosovës në këtë dialog, në të shumtën e rasteve si të dërguar të posaçëm të Hashim Thaçit, dikur kryeministër, pastaj zëvendëskryeministër e tash president.

Polifonia vajtuese, si atu e Unionit të (disa) Gazetarëve*

Postuar në 04 Shtator, 2018 21:34

...

Një raport i një sindikate gazetarësh në Shqipëri, thotë se 45 gazetarë janë ndjerë të kërcënuar dhe kanë kërkuar të largohen nga Shqipëria dy vitet e fundit. Raporti vendoset në një kontekst emocional, pas sulmit mbi shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala dhe pas një kërcënimi serioz nga një bandit lokal, mbi një reporter të një televizoni në Laç.

Shën Kozmai nuk e mallkoi kurrë Shqipen. Lufta ndaj tij, nga Janullatos dhe klane myslimane shqiptare në SHBA*

Postuar në 27 Gusht, 2018 14:15

Prej disa kohës në rrjetin social, Facebook, vepron një profil – Shqiptar Ortodoks që vetëidentifikohet si faqe fanoliane.

Qeverisja që solli fundin e Kosovës*

Postuar në 26 Gusht, 2018 21:11

Konfuzioni, manipulimi i opinionit dhe kapja e shtetit.

1.

Keqkuptimet me 54 vjeçarin që po blen të shkuarën e vet*

Postuar në 26 Gusht, 2018 14:52

Lexon shpjegimin e Kryeministrisë dhe duket se hamendjet bien me lehtësi përpara të vërtetës së thjeshtë. Duket sikur ajo pak transparencë u ka munguar gjithë historive me Kryeministrin që shpenzon miliona për veshje, udhëtime dhe llastime të tjera luksoze.

Pages

Subscribe to RSS - Opinion