Opinion
Çmenduria e çmimeve të lira
Çfarë tmerri: terminali mbushur tumbllas plot, trupa gjithë djersë nxjerrin vapën në banga plastike, radhë të gjata në sportel, fëmijë që qajnë, dhe në mbrëmje të gjithë kthehen në shtëpi, sepse në fund nuk u nis asnjë avion. Sërish grevë, në tabelat e lajmërimit gjithmonë e njëjta fjalë: anuluar.
Kursime në personel
Autokracia vendore e kryebashkiakut të Tiranës*
Tirana, nuk është më një demokraci por një autokraci vendore. Rasti i “zgjerimit” të korsive të reja për biçikletat është një shëmbull flagrant i derivës së qeverisjes së qytetit.
Mungesa e transparencës, mungesa e debatit publik, mungesa e alternativave, mungesa e një kostimi dhe të një analize strategjike mbi impaktin në mobilitetin e qytetit, dëshmojnë të gjitha se sa pak merret në konsideratë “qytetari” në vendimarrjet e Bashkisë Tiranë.
Mbështetësit e vegjël të ideve të mëdha*
Ideja për korrigjimin e kufijve ose për shkëmbim territoresh, nëse gjen zbatim, nuk do t’i japë Kosovës asnjë pëllëmbë nga Lugina e Preshevës, siç pretendohet, por do t’i sigurojë veriut autonomi territoriale. Me pozitën e saj aktualisht të pafavorshme, Kosova e politikës reale, jo e retorikës folklorike, nuk do të jetë në gjendje të imponojë as zgjidhje simetrike të Luginës së Preshevës me asociacionin e komunave serbe, e jo më ndonjë gjë më shumë se kaq.
Organizatat e shoqërisë civile në Serbi e Kosovë, letër Mogherinit: Jo shkëmbimit të territoreve
Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë dhe Serbi i kanë dërguar përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Federica Mogherini, një letër, me anë të së cilës i kërkojnë të bëjë publik një qëndrim të qartë në lidhje me idenë e ndarjes së Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike. Në letrën që mban firmën e 37 organizatave të shoqërisë civile, serbe dhe kosovare, thuhet se vënia në zbatim e një ideje të tillë do të prodhonte një reaksion zinxhir te shtetet e tjera të Ballkanit, çka do të çonte në konflikte të reja.
Ca fjalë për “Tipin e plazhistit”
Qytetërimi i një vendi matet edhe nga veshja e qytetarëve të tij. Vera është periudha më e mirë e vitit për ta matur këtë gradë qytetërimi.
Vetëm shkolla mund të krijojë një botë ku dyshimi është pasuri
Shkolla është rasti që u jepet njerëzve për të mësuar të mendojnë me kokën e vet”. Kështu më ka thënë njëherë zëvendësdrejtori i një instituti në Italinë e Jugut. “Shkolla është bota ku kultivohet dhe rritet mendimi”, vijonte ai, “është bota që autorizon nxënësin të besojë te vetja, te idetë e veta, te identiteti i vet; të rritet pa shtrëngesat e stereotipeve dhe kushtëzimeve. Një nxënës, falë studimit, ka mundësinë të lërë në hije modelet që bëhen obsession për grupin e miqve të tij, një tjetër që bëhet viktimë e bullizmit ka mundësinë të zbulojë se është më i fortë se vetë bullizmi.
Si po zhduket Tirana e romaneve të Kadaresë...
Në debatin e madh mbi fatin e godinës historike të Teatrit Kombëtar, ka munguar zëri i atyre që njihen si autoritete morale të shoqërisë, të papërfshirë në interesa të ngushta politike dhe lidhje oportuniste me pushtetin e radhës. Me disa përjashtime të çmuara, pjesa më e madhe e atyre që mëtojnë të jenë elita iluministe e vendit, ka heshtur. Nuk kanë folur akademikë, mbrojtës të trashëgimisë kulturore, profesorë, filozofë apo artistë me renome edhe ndërkombëtare.
Për një identitet të ri të së Majtës*
Në një demokraci të “qëndruarit në opozitë” dhe “të jesh opozita” mund të jenë dy gjëra të ndryshme. E para është më e qartë, nuk ndan programin politik të shumicës dhe e kundërshton atë.
Pilulat e lumturisë…
Në librin “Mendja e robëruar” nobelisti Çesllav Milosh rrëfen për librin e shkrimtarit dhe filozofit polak Stansilav Vitkieviç, “Pangopësia”, botuar në vitin 1932. Në këtë libër, heronjtë e Vitkieviçit janë njerëz fatkeq: ata nuk besojnë në asgjë dhe gjithçka që bëjnë u duket krejt e pakuptimtë. Ndërkohë, një atmosferë e tillë absurditeti dhe paralize ka pllakosur krejt vendin.
Pa ekuivoke: Ndarja e Kosovës çon në luftë të re!
Në Kosovë po mbizotëron vetëdije e lartë qytetare dhe politike, unitet ndërinstitucional për sa i përket dialogut me Serbinë dhe përmbajtje e opozitës nga trazirat e mundshme, për t’iu shmangur destabilizimit, ndarjes ose edhe hyrjes në një konflikt të ngrirë.
Tashmë është “sekret publik” se Rusia ka kohë që po bën një fushatë frikësuese ndaj kombeve të vogla ballkanike, për t’i nxjerrë ato nga kursi perëndimor dhe eventualisht për të krijuar kushte që diku-diku në pushtet të mbesin forcat proruse, e tjetërku të provokohen trazira që prodhojnë destablizim.