Në Vëmendje
Populli ka ministrat e tij (Video)
Njësoj si në rastin e seancës së sigurisë për kuksianët e arrestuar gjatë protestave për vendosjen e taksës së Rrugës së Kombit, edhe në dhënien e masës për te arrestuarit e banorëve të Astirit, Gjykata e Tiranës ishte e blinduar këtë të dielë nga forcat e policisë.
Mosbesim te Drejtësia dhe akuza të drejtëpërdrejta për kryeministrin e vendit që sipas banorëve po u kundërvihet qytetarëve me polici dhe forca speciale. Por edhe mesazhe politike nga një protestë që banorët nuk duan ta atshojnë vetëm si një reagim hallexhinjsh.
Emigrimi dhe martesat e fëmijëve, dy probleme të harruara të Shqipërisë
Roberto De Bernardi, Përfaqësues i UNICEF në Shqipëri flet në një intervistë për DW për situatën e fëmijëve dhe sfidat që duhen fituar që ata të gëzojnë të drejtat e tyre bazike.
Për "policinë" që kërcënon dëshmitarët ka solidaritet vetëm pushteti
Ministri i Brendshëm, ende i pabetuar te Presienti i Republikës, Sandër Lleshaj, ka shprehur shqetësimin e vet për dhunën ndaj punonjësve të Policisë gjatë protestës së sotme para Parlamentit.
Në një ditë të tillë krejt normale na ndodhin ngjarje anormale. Njerëz që në shkelje të ligjit ngrenë dorën ndaj policisë. Qëllimi i ardhjes time është të shpreh solidaritetin me punonjësit e policisë. Konflikti nuk ka arsye të spostohet drejt policëve të rendit
tha ai.
100 vjet si bandë, asnjë ditë si Polici(video)
Protesta e Astirit “merr kokën” e parë
Duket se protesta e banorëve të zonës së Astirit ku parashikohet ndërtimimi i një segmenti të Unazës së Madhe, ka bërë kurbanin e parë.
Burime nga Kryeministria bëjnë me dije për ResPublica se tri ditë më parë ka dhënë dorëheqjen Briseida Baraj, drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, zona e Veriut.
A mund t'i besohet një policie që shantazhon dëshmitarët e një krimi?
Gazeta “Panorama” shkruante dje për seancën gjyqësore ndaj katër të pandehurve Dejvi Bitraj, Eugen Bitraj, Marsel Alla dhe Kridens Alla që akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit, vrasje e cila bëri bujë sespe u krye për një cellular. Në shkrimin e vet gazeta sjell në vëmendje dëshminë e Armend Haxhiut, personit që shiti celularin që u bë shkak për vrasjen dhe të tre djemve të tjerë, Xhuljo Memo, Gynter Jaupi dhe Xhoshlin Shata, kushëri i viktimës. Shkruan gazeta:
Mesazhi i Papës në audiencën për Skënderbeun
Ikja nga Shqipëria është një tipologji e shoqërisë shqiptare që prej viteve të Skëndërbeut, për të cilin Papa Françesku mbajti një audiencë në sallën Klementinë të Vatikanit.
Fjalimin e tij, kreu i Kishës Katolike e nisi me një mesazh domethenës për udhëheqjen politike dhe jo vetëm. Shqetësimi i tij ka të bëjë me mungesën e perspektivës që ofron Shqipëria, përgjegjësi direkte e "elitës" që drejton dhe qeveris.
Banorëve të Unazës u dërgohet FNSH-ja (Video)
Teksa qeveria vazhdon të mos i konsiderojë banorët e Unazës së Madhe që protestojnë kundër prishjes së shtëpive që preken nga zgjerimi i rrugës, përplasja duket e pashmangshme.
Pamvarësisht përpjekjeve për ta deligjitimuar shqetësimin e banorëve, duke i etiketuar me lloj lloj përcaktimesh, shteti vendosi të tregojë dhëmbët.
Banorët e “Astirit” kundër Veliajt: Nuk ka lloto e lavazhe, janë shtëpi të ngritura me djersë
Në ditën e 15-të të protestës, banorët e Unazës së Re kanë kundërshtuar sërish prishjen e banesave të tyre, për t’i hapur rrugë zgjerimit të rrugës. Ata kanë marshuar në rrugë drejt zonës së sheshit “Shqiponja”, ndërsa kanë hedhur fishekzjarrë e shashka.
Edhe sot, protestës së banorëve iu bashkuan deputetët e opozitës, Flamur Noka e Klevis Balliu.
Dy javët e fundit, ata kanë zhvilluar protesta të përditshme me anë të të cilave kundërshtojnë planin që përfshin prishjen e banesave të tyre dhe dëmshpërblimin me një qira 3-vjeçare.
Komiteti Shqiptar i Helsinikit: Xhami me financime të paqarta në Dibër, Kukës dhe Cërrik
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka zhvilluar një fushatë ndërgjegjësuese për ekstremizmin e dhunshëm. Por gjatë kësaj fushate Komiteti i Helsinkit ka konstatuar edhe disa problematika në terren. Në një intervistë për Televizionin Tema Drejtorja e Komitetit shqiptar të helsinkit Erida Skëndaj tha se burimi financiar për disa xhami në vend kanë burim financiar të paqartë.