Në Vëmendje
Protestuesit rrethojnë ministrin (Video)
Opozita iu përgjigj me protestë lëvizjes së mazhorancës për të zhvilluar këtë të martë punimet e seancës plenare.
Ndonëse e kapur në befasi nga vendimi i konferencës së kryetarëve, PD dhe partitë e tjera ia dolën të mobilizojnë strukturat e tyre për të zhvilluar një protestë paralelisht me seancën plenare.
Presioni ndaj shumicës sa vjen e rritet dhe kjo u duk në pritjen që protestuesit i bënë ministrit Klosi dhe deputetëve, të cilët patën vështirësi për t’u futur në parlament. Në fjalën e tij Basha tha se kjo është një betejë që do çliroje vendin nga klika mafioze.
Philip Reeker zëvendëson Wess Mitchell
Philip Reeker, ish-ambasador i SH.B.A.-së në Shkup emërohet zv.ndihmë sekretar i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjet e Eurazisë.
Reeker me një eksperiencë të madhe në çështjet e diplomacisë, kryesisht ato të Ballkanit do të zëvendësojë në këtë detyrë, Wess Mitchell. dhe pritet të marrë detyrën e re në mars.
Sondazhi/43% e qytetarëve të Kosovës mbështesin bashkimin me Shqipërinë
Opinioni në Kosovë është i ndarë në lidhje me opsionin e bashkimit me Shqipërinë. Në rast të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë dhe njohjes de jure dhe de facto nga kjo e fundit, shqiptarët e Kosovës e mbështesin idenë e bashkimit me Shqipërinë në masën 43%.
Ndarja e Jugosllavisë në 1977 linte Preshevën jashtë Serbisë
Sekretari i CIA-s e kishte identifikuar si "konfidencial" dokumentin e shkruar në Mynih në vitin 1977, pas një takimi të agjentëve të CIA-s amerikane dhe shërbimit gjerman BND.
Plani parashikonte ndarjen e Jugosllavisë në dy blloqe të mëdha. Njëri nën ndikimin gjerman dhe tjetri nën influencën e e SHBA. Dhe nëse shohim situatën aktuale, gjithçka ndodhi sipas këtij plani, thotë gazeta serbe, Kurir.
Muxhahedinët/Reagimi i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Gjermani
Në datën 17 shkurt ResPublica, publikoi një shkrim me titull: Çfarë ndodh realisht në kampin e muxhahedinëve në Manëz? Dhe kush financon për të?
Një shkrim me dëshmi dhe akuza i "Spiegel" për kampin e muxhahedinëve në Manëz
Revista e njohur gjermane “Spiegel” ka publikuar online në versionin anglisht shkrimin e vet dedikuar muxhahedinëve iraninë që jetojnë në Shqipëri. Autorja e shkrimit është Luisa Hommerich dhe në tërësi shkrimi merret sa me strukturën e grupit politik në fjalë, aq edhe me dëshmitë e njerëzve që kanë jetuar në kamp apo pranë organizatës MEK për një kohë të gjatë.
Çfarë ndodh realisht në kampin e muxhahedinëve në Manëz? Dhe kush financon për të?
“Tehran Times” shkruante dje për iraniaënët e vendosur në Shqipëri, që janë pjesë e grupimit të majtë, MEK – Organizata Popullore e Muxhahedinëve të Iranit. Media në fjalë i referohej një shkrimi të revistës gjermane “Spiegel” sipas të cilës në kampin e muxhahedinëve në Manëz, pranë Tiranës, zhvillohen stërvitje intensive për operacione subversive.
Anëtarët e MEK në kamp praktikohen për prerjen e fytit me thikë, heqjen e syve me dorë…
Momente nga showbiz-i i protestës (Video)
Plani i opozitës që protestuesit të futeshin në katin e parë të kryeministrisë për të qëndruar deri në 20 shkurt dështoi.
Berisha ishte për këtë skenar, kurse Lulzim Basha ndryshoi axhendë nga fundi i protestës, për arsye që ai vetë i di më mirë.
Gjithsesi protesta pati edhe momentet e saj të showbiz-it politik të ndërthurura me imazhe të popullit protestues që ecën ndonjëherë me aspiratat e tij duke e jetuar momentin sipas një paradigme që tipizon shqiptarin pamvarësisht kohës dhe situatës në të cilën ndodhet.
Rama alla Erdogan, shton truprojat dhe shkrihet me popullin (Video)
Socialistët kanë parë sot një kopje të vetes së tyre në vitin 2011 kur protestuan para kryeministrisë me hunj dhe drunj. Megjithatë ata kanë sot një optikë tjetër mbi protestat dhe demokracinë, duke nisur nga udhëheqësi i tyre që vendosi të mbajë një antimiting alla Erdogan në Vlorë.
Edi Rama me një prani të shtuar të truprojave rrjeshtoi në Vlorë administratën duke nxjerrë në vitrinë Damian Gjiknurin, i cili e vuri veten në anën e shumicës që votohet kundrejt një pakice që sipas tij nuk ka mbështetjen e popullit.
Eurot në sirtarin e të brendshmeve
Kontrolli në banesën e gjyqtarit Skënder Damini ka prodhuar disa fotografi të “çuditshme” të zakonit të njohur se lekët mbahen nën dyshek. Report Tv përcjell në fakt foto të lekëve – mijëra euro në sirtarin e rrobave të brendshme të bashkëshortes, që cilësohet si vendndodhje pikërisht kështu, si e si për të treguar se me akuzat për korrupsion vjen edhe mundi i të akuzuarit për të fshehur lekët.
