Lajme
Turqia thirrje kurdëve: Referendumi për pavarësinë do të ketë një çmim për t’u paguar
Turqia ka bërë thirrje ndaj Qeverisë Rajonale të Kurdistanit për referendumin e njoftuar nga kjo e fundit pëër shpalljen e pavarësisë.
Fotolajm/Drejtimi i duhur
Fotoja e "shugurimit" të qeverisë së re e "bekuar" me një shtrengim duarsh mes Edi Ramës dhe Ilir Metës tregon një lidhje që tejkalon simbolikën protokollare të adetit në fjalë.
Dy personazhe që përfaqësuan në 4 vjet një model të konçensionimit të pushtetit larg aspiratave të atij që u quajt Koalicioni për Shqipërinë Europiane, shtetit të së drejtës, barazisë sociale apo meritokracisë.
Lulzim Basha, një i tepërt në politikë që nuk mund të shpëtohet nga vetvetja
Lulzim Basha është i detyruar të pranojë se partia që ai drejton është në krizë të rëndë. Jo përmes një deklarimi të vet, pasi duket se nuk e disponon këtë stof lidershipi, as përmes Edmond Spahos, i vetëstërvitur për skriptet politike të kryetarit. Por përmes faktit se qëndrimet e sotme të Sali Berishës në intervistë për “syri.net” janë në thelb arsyetimi dhe apologjia e munguar për situatën e krijuar.
Kompanitë e naftës kanë 40% të borxhit tatimor
Kompanitë të cilat operojnë në fushën e naftës dominojnë borxhin tatimor ndaj shtetit. Ato zënë afro 40% të të gjithë shumës prej 220 milionë euro të listës së debitorëve në drejtorinë e tatimeve.
Edhe pse mbi disa prej këtyre kompanive është vendosur masa e sekuestors, borxhi tatimor ende nuk është arritur të mblidhet, pasi një pjesë e mirë e firmave ndodhen në proçese gjyqësore për të shpallur falimentin, ndërsa një pjesë tjetër e kanë ankimuar vlerësimin e drejtorisë së tatimeve.
Kur e keqja më e vogël për serbët është Haradinaj
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka shpjeguar para serbëve arsyet pse këshilloi Listën Serbe t’i bashkohet qeverisë së Ramush Haradinajt. Në një konferencë për shtyp edhe pse e quajti Haradinajn kriminel ai la të kuptohet se për serbët ish-komandanti i UÇK-së është e keqja më e vogël në kushtet e një opozite si Vetvendosja që kërkon bashkim me Shqipërinë.
Juncker: Turqia e Erdoganit s’ka shanse të futet në BE
Turqia mori një tjetër mesazh të fortë nga Brukseli se kursi antieuropian që po ndjek i bën zero shanset që ajo të anëtarëshet në Bashkimin Europian. Në fjalën e përvitshme nga parlamenti Europian, Presidenti i KE, Jean Clont Juncker i bëri të qartë Ankarasë se problemi nuk është populli turk, por la të kuptohet se përplasja me Europën është e udhëhqjes politike dhe konkretisht e presidentit Erdogan.
Italia ndalon me ligj propagandën fashiste
Dhoma e ulët e parlamentit italian miratoi një projekt-ligj që i vendos kufizime të forta propagandës fashiste, 70 vjet pas vdekjes së diktatorit Benito Musolini. Projektligji, i cili u hartua nga Partia Demokratike (PD), u paraqit për debat dhe u votua pas një vere të nxehtë politike, ku organizatat e të drejtave të njeriut ngritën alarmin për rritjen e racizmit në Itali për shkak të dyndjes masive të emigrantëve nga Afrika.
Një opinion për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Kristaq Xharo, që prezantohet si pedagog për çështjet e sigurisë në Universitetin Europian të Tiranës shkruan sot në gazetën “Mapo” një opinion mbi nevojën e debatit për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. I shfuqizuar në vitin 2008, shërbimi në fjalë është parë si një rudiment i Luftës së Ftohtë dhe me lëvizjet e mëdha demografike, rënien ekonomike, heqja e tij, ishte në realitet formalizim i një gjendjeje fakti. Por Xharo mendon se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak nuk duhet parë thjesht në planin e ushtrisë, por më gjerë.
Lara stone, një sexy cowgirl
Modelja 33-vjeccare holandeze, Lara Stone u shndërrua në njw sexy cowgirl duke lwnw jo pak mbresa me fotot e saj transparente..
Absurdi i një “diskutimi” për një velinë ariane në Striscia la Notizia
Vala e ekstremizmit dhe pas tij racizmit ngjan se përhapet në mënyrë të njëkohshme në një shumicë vendesh që mendoheshin se i kishin vlerat e demokracisë të qenësishme dhe të pacenueshme. Rasti më i habitshëm i këtij racizmi të shprehur, pasi racizëm të heshtur has thuajse kudo në Europë, është Italia, një vend emigrantësh, kulture, historie të pasur, pelegrinësh dhe mbi të gjitha një vend i hapur ndaj detit në të gjitha drejtimet.
