Lajme
Ndryshe nga 4 vjet më parë!
Kryeministri Rama prezantoi në kuvend atë që quhet program politik i qeverisë për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Ndryshe nga 4 vjet më parë, kryeministri socialist u shfaq më pak arrogant, reflektues dhe i hapur për bashkëpunimin me opozitën në funksion të së ardhmes së vendit.
Budistët kundër myslimanëve, katastrofa humanitare e Myanmar-it
Kanë jetuar të varfër dhe të privuar nga një vend që madje nuk u jep të drejtën ta quajnë atdheun e tyre. Deri në atë pikë sa janë konsideruar prej vitesh "pakica më e përndjekur në botë".Një milion myslimanët e Rohingya në Myanmar-it budist, u sollën atje si punëtorë të lirë nga kolonialistët britanikë. Ata flasin të ashtuquajturën Ruaingga, një dialekt i dallueshëm nga të tjerët në të gjithë vendin.
Fëmijët, viktima të zakoneve mesjetare
Me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor Gazeta Panorama ka sjellë në vëmendje historinë e (pa)zakontë të një djali 10-vjeçar nga fshati Barbullush i Shkodrës, i cili prej 3 vitesh është detyruar ta kryejë shkollën jo në fshatin e tij, por 3 orë larg tek të afërmit në një shkollë të Postribës. Kjo për shkak të zakonit mesjetar të gjakmarrjes që mbizotëron ende në komunitetet lokale të kësaj zone të veriut të Shqipërisë.
Fotolajm/Në doganën shqiptare
Bunk'art, një investim fitimprurës së një personi, një trill i disa të tjerëve, i prezantohet çdo personi që hyn në Shqipëri si destinacioni përfaqësues, unik.
Trump kundër partisë së tij, godet marrëveshjen për borxhin
Donald Trump ka rënë dakord me planin e demokratëve për të hequr kufirin e borxhit për tre muaj dhe për të financuar qeverinë në ndihmë të viktimave të Uraganit Harvey. Presidenti amerikan doli kundër udhëheqësve republikanë, të cilët donin të zgjasnin këtë periudhë, deri pas zgjedhjeve afatmesme të vitit 2018. Demokratët njoftuan marrëveshjen përpara se Dhoma e Përfaqësuesve të kalojë 8 miliardë dollarë për viktimat e Harvey.
Deklaratë nga halli e PD për "çështjen Ruçi", me dy variante si ndodhi
Partia Demokratike konfirmon situatën "kashtë e k....qe" ku ndodhet dhe ka reaguar shkurt me një deklaratë për zgjedhjen një ditë më parë në kuvend të Gramoz Ruçit si kryetar i Parlamentit. PD flet për dy variante që çuan në rrjedhjen e votave të saj, manipulim i Edi Ramës ose shitje e deputetëve të saj. Në çdo rrethanë përgjegjësia bie mbi Lulzim Bashën, i cili mori përsipër personalisht hartimin e listës së kandidatëve për deputetë.
Merkel i kundërvihet SHBA-së, ka një zgjidhje për Korenë e Veriut
Kancelarja Angela Merkel deklaron gatishmërinë e saj për të marrë pjesë në një iniciativë diplomatike për t'i dhënë fund krizës së shkaktuar nga armët bërthamore të Koresë së Veriut dhe programet e raketave balistike dhe thekson se bisedimet e një vii më parë me Iranin mund të jenë një model sesi mund të ecë përpara ky nproces.
Rrjedhja e PD-së!
Të gjithë janë në kërkim të dy votave që dezertuan nga ushtria e deputetëve të Lulzim Bashës dhe shkuan në koshin e Gramoz Ruçit, i anatemuar nga PD si shembulltyra e ish-nomenklaturës komuniste, me duar të lyera me gjak. Gjylja plasi dhe tashmë enigma është se kush gjuajti me top Shtëpinë Politike të Sali Berishës në konakun e të cilit është mëkëmbësi i gjalmit, Lulzim Basha.
Parakalim për Europën në Londër
Mijëra njerëz demostruan të shtunën në qendër të Londrës, duke i bërë thirrje qeverisë konservatore të Kryeministrit Teresa May që "të mohojë Brexitin". Pas parakalimit në zemër të kryeqytetit britanik, protestuesit u ndalën para Parlamentit, ku pritet të votohet mbi ligjet europiane që do të qëndrojnë në fuqi. Midis tyre ishte edhe këngëtari irlandez Bob Geldov, i cili kishte thirrur qytetarët që të votonin kundër Brexit në referendumin e 23 qershorit 2016.
"Irma" kthen Miami-n në qytet fatntazme. Evakuim masiv banorësh
Pas kalimit shkatërrues në Kubë, uragani Irma i është drejtuar Floridas duke çuar në një nga mobilizimet më të mëdha në SHBA për evakuimin e qytetarëve nga shtëpitë e tyre. Stuhia e ashpër pritet të shfryjë zemërimin më shtetin e tretë më të populluar të Amerikës.
Miami i ngjan një qyteti fantazmë ku mijëra banorë kanë braktisur vatrat. Rryma aktuale tregon se stuhia do të godasë anën e gadishullit në një gjatësi 112 km dhe do të ngjitet lart me erëra prej 209 km / h. Stuhitë e forta pritet të shkaktojnë përmbytje në disa zona.
