Lajme
Ka marrëveshje, s’ka marrëveshje!
PD-ja e po ecën sipas një plani për riparimin e pasojave që i shkaktoi kryetarit të saj marrëveshja me Edi Ramën në 18 Maj. Lulzim Basha po mundohet ta kapërcejë këtë moment që lidhet me mungesën e madhe të besueshmërisë ndaj tij me deklarata që edhe të rrahin edhe të përkëdhelin dhe bindjen se ato që thotë kundër Edi Ramës po e riformatojnë si lider të opozitës në sytë e publikut.
Dyshime serioze për mbështetje politike “të fortëve” të Elbasanit
Pas ngjarjes së 18 Shtatorit në Elbasan janë hedhur dyshime të forta për policinë e këtij qyteti dhe reagimin e saj në incidentin ku u godit makina e zv/drejtorit lokal të policisë, Gjergj Oshafi. Kjo pasi në automjetin Audi që përplasi mjetin e policisë dyshohet të ketë qenë dhëndri i i Qazim Sejdinit, kryetarit të bashkisë së Elbasanit.
PS-ja, zyrtarisht në regjim kazerme
Dje Partia Socialiste u dhuroi atyre shqiptarëve që patën nerva ta ndjekin, një shfaqje tipike të atyre takimeve të hapura që ishin harruar prej dekadash. Njerëz që mblidhen me shqetësimin e madh për ecurinë e punëve të Shqipërisë, a thua gjërat e rëndësishme vendosen në mbledhje të kësaj natyre.
Lehtësia me të cilën imponohet në media kjo hipokrizi, është edhe metri i vërtetë i arrogancës ku ka mbërritur pushteti aktual.
Kur kufirin e ndajnë shqiptarët
Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Ramush Raradinaj ka si një nga sfidat e veta kryesore, marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Marrëveshja u nënshkrua dy vjet më parë nga qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, por nuk është ratifikuar nga parlamenti kosovar. Gazetat kosovare citojnë sot Halil Matoshin nga kabineti i Kryeministrit, të jetë shprehur se për çështjen e demarkacionit nuk përjashtohet edhe Arbitrazhi Ndërkombëtar.
Arabia Saudite/Mbreti Selman dekreton të drejtën e femrave për të drejtuar makinën
Mbreti Selman i Arabisë Saudite ka miratuar së fundmi një dekret që lejon për herë të parë që femrat në këtë vend të pjaisen me leje drejtimi automjeti dhe të ngasin makina. Deri më sot, femrat që kapeshin në timon, mund të arrestoheshin dhe gjobiteshin. Dekreti do të hyjë në fuqi dhe bëhet efektiv nga 24 qershori 2018. Arabia Saudite është vendi i vetëm në botë që ndalon fermat të drejtojnë makinën.
Referendumi i Katalonjës, Spanja vendos policë në qendrat e votimit për ta penguar
Një opozitë për punët e veta (Video)
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla raportoi këtë të martë në Komisionin e Edukimit mbi problematikat e arsimit parauniversitar, tekstet shkollore dhe emërimet në arsim.
Për shkak edhe të specifikës së këtij komisioni parlamentar që dominohet nga gratë, debati ishte një ndërthurje zhurmash dhe tonalitetesh pa radhë në funksion të ndarjes Ne dhe Ju.
Macron: Koha për rithemelimin e BE-së
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se është koha për rithemelimin e Bashkimit Europian. Kreu i Elizesë foli për një Evropë më demokratike dhe kritikoi ata që mendojnë se nuk është koha e duhur për të hapur debatin mbi të ardhmen e Bashkimit Europian.
Zbulohet në Irak qyteti i themeluar nga Aleksandri i Madh
Një qytet i panjohur antik që besohet të jetë themeluar nga Aleksandri gjatë fushatës së tij në Lindje, u zbulua në Irak. Sipas një artikulli të botuar në The Times, Qalatga Darband, një vendbanim i fortifikuar, në Irakun verior, me aktivitet intensiv tregtar (veçanërisht në tregtinë e verës) duket se është kaluar pa u vënë re derisa mbetjet u zbuluan nga arkeologët e Muzeut Britanik në ndihmën e dronëve.
Ligj i ri për sigurimin e automjeteve. Paguajnë më pak drejtuesit e rregullt
Autoriteti i MBikëqyrjes Financiare premton se deri në vitin 2018 do të jetë miratuar një ligj i ri për sigurimin e mjeteve motorike. Drejtori i Autoritetit, Ervin Koçi, ka prezantuar disa pika të projektligjit, që sipas tij sjell për drejtuesit e mjeteve aplikimin e sistemit bonus – malus.
