Lajme

Trefishohen lejet e ndërtimit në Tiranë

Postuar në 28 Shtator, 2017 15:55

Pas një rënie të ndjeshme në vivtet e fundit, sektori i ndërtimit ka nisur të fuqizohet sërisht. Të dhënat e INSTAT raportojnë për rritje të lejeve të ndërtimit për 6 mujorin e parë 2017 me afro 82 %, krahasuar me vitin e kaluar. Vendin kryesor e zë Tiranë, e cila ka trefishuar numrin e lejeve të ndërtimit  në këtë 6 mujor.    

TemaTv

Di Caprio në rolin e presidentit Theodore Roosevelt

Postuar në 28 Shtator, 2017 14:26

"Paramount Pictures" dhe regjisori Martin Scorsese kanë nisur xhirimet për filmin mbi jetën e presidentit të 26 amerikan Theodore Roosevelt. Në rolin kryesor do të jetë  aktori Leonardo Di Caprio. Skenari mban firmën e Scott Blum dhe është përshtatur për  filmin autobiografik që do të mbajë titullin “Roosevelt”.

Ish-presidenti amerikan ka pasur një karrierë shumëdimensionale që filloi nga radhët e marinës amerikane. Rritja e tij në politikë nisi me zgjedhjen si Guvernator i New York-ut dhe më pas si president  pas vrasjes së William McKinley.

Tani me një leksion mbi (anti)kapitalizmin

Postuar në 28 Shtator, 2017 13:53

Gazeta “Mapo” raporton për botimin nga shtëpia botuese “UET” dhe i ashtuquajturi “Instituti Pashko”, të dy librave me autor Ludwig von Mises: “Politikat ekonomike” dhe “Mentaliteti anti-kapitalist”.

Përtej promovimit të zhurmshëm që është metoda dhe parimi në kësi rastesh, tërheq vëmendjen fakti se librat janë pajisur me një pasthënie nga biznesmeni Samir Mane. Citohet Mane në pasthëniet e veta:

Aksidenti me avionin bombardues rus (Video)

Postuar në 28 Shtator, 2017 12:37

Një avion rus përfundoi në pyll kur pilotët e tij u përpoqën të ndërprisnin ngritjen për shkak të indikacioneve të rreme në shpejtësinë e avionit. Rezultati ishte që avioni i TU-22M3 pësoi dëme serioze në krahët e saj, ndërsa fatmirësisht pilotët nuk u dëmtuan. Aksidenti ndodhi në bazën ushtarake të Saikovës si gjatë stërvitjes “Zapad 2017”

Iraku thirrje kurdëve të “fshijnë” referendumin

Postuar në 28 Shtator, 2017 12:28

Dy ditë pas referendumit për pavarësi të organizuar nga autoritetet kurde në veri të Irakut, parlamenti irakian miratoi një rezolutë që i bën thirrje kryeministrit Haider al-Abadanit për të dërguar trupa në qytetin e kontestuar të Kirkukut dhe të mbajë në mbikqyrje puset e naftës.

Kirkuk i përkiste territorit të qeverisjes lokale kurde, por u qeveris nga Bagdadi deri në verën e vitit 2014, kur ra në duart e shtetit islamik. Luftëtarët kurdë (Peshmerga) e çliruan atë, duke i penguar xhihadistët që të kapnin puset e naftës.

Tjetër skandal me Policinë e Shtetit

Postuar në 28 Shtator, 2017 11:30

Policia përfshihet në një tjetër skandal pas ngjarjes së Elbasanit, ku nguroi të arrestojë dhëndrin e kryebashkiakut Qazim Sejdni për sulmin ndaj makinës së zv/drejtorit Gjergj Oshafi. Ish- shefi i Krimeve të Rënda në Tiranë dhe i njësisë Operacionale të Policisë së Tiranës Dritan Xhindoli, u vetëdorëzua në policinë e Durrësit, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

Nisin testimet e Concord-it të Ri (Video)

Postuar në 28 Shtator, 2017 10:24

Agjencia hapsinore NASA dhe kompania Lockheed Martin kanë investuar deri tani rreth 390 milionë dollarë në një projekt për ndërtimin e një avioni komercial që mund të transferojë pasagjerë nga Nju Jorku në Londër për vetëm tre orë! Aktualisht po kryhen prova me Concord-in  e ri në miniaturë, ndërsa fluturimet e para pilot të avionit të quajtur QueSST mund të bëhen në vitin 2021. QueSST është më pak i zhurmshëm se Concorde, një nga arsyet kryesore që avioni u hoq nga qarkullimi.

Italia shtyn për legjislaturën tjetër reformën e nështetësisë

Postuar në 28 Shtator, 2017 09:36

Një në çdo 10 nxënës në Itali është i huaj. Ka klasa në shkolla ku prezenca e të huajve shkon deri në 50% apo e kalon këtë shifër. Gazeta “Repubblica” e cila trajton çështjen e nxehtë të jus soli, nocioni që njeh qytetarinë duke marrë për kriter vendlindjen, sjell disa foto nën titullin: “Nga Torino në Palermo. Në shkolla jus soli është realitet” për të kujtuar se realiteti është i tillë që kërkon normim ligjor.

Ndërron jetë Mr. Playboy

Postuar në 28 Shtator, 2017 09:02

Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare themeluesi i  Playboy, Hugh Heffner, njeriu që qëndroi pas revistës më të famshme erotike, shoqëruese për burrat e shumë brezave. Ai u lind më 9 prill 1926 në Çikago dhe u bë miliarder pasi vuri në jetë idenë e krijimit të Playboy në vitin 1953.

Rekordi i 2016-ës/Pasuria e milionerëve arriti në 63.5 trilionë dollarë

Postuar në 28 Shtator, 2017 09:01

Milionerët vijojnë të shtohen në një botë përherë e më dinamike dhe të ndërlidhur ekonomikisht. Një raport i firmës këshilluese “Capegemini” sjell disa të dhëna mbi pasurimin e individëve apo kompanive në pjesë të ndryshme të botës për vitin 2016 dhe për përqendrimin e pasurisë në shifra absolute.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme