Lajme
Grushtoi kolegun në TV, ndalohet deputeti i Vetëvendosjes (Video)
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi u ndalua dhe ndodhet në paraburgim pas përplasjes fizike që pati gjatë një debati televiziv me deputetin e Nismës, Milaim Zeka. Dy deputetët ishin ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, kur debati precipitoi në sharje dhe fyerje me tone të larta. Deputeti i “Nismës”, Milaim Krasniqi dëgjohet duke i thënë përdhunues kolegut të Vetevendosjes, i cili shpërtheu më pas me grushta ndaj Krasniqit. Një nga rastte kur dhuna serviret si kulturë politike, madje dhe live në televizion.
Ikën ministri i Trump pas skandalit të udhëtimeve çarter
Një tjetër bashkëpunëtor i presidentit amerikan Donald Trump lë detyrën. Bëhet fjalë për ministrin e Shëndetësisë Tom Price, i cili dha dorëheqjen pas presioneve të Donald Trump dhe kritikave të ashpra lidhur me kostot e udhëtimeve me avion privat për kryerjen e detyrave të tij.
"Kam kaluar 40 vjet si mjek dhe si oficer publik për t'u dhënë përparësi njerëzve. Më vjen keq që ngjarjet e fundit kanë shkaktuar humbje prej këtyre qëllimeve të rëndësishme "- tha 62 vjeçari në letrën e tij të dorëheqjes.
Padrinot e gazetarisë dhe demokracisë
“Google dhe Facebook janë si Harvey dhe Irma për gazetarinë dhe demokracinë. Duopoli elektronik privon milionë njerëz nga informacioni…”
Ky përcaktim që I atribuohet gazetarit britanik Sir Harold Evans, rrjedh nga politika e këtyre dy gjigandëve të botës së internetit, në menaxhimin, vlerësimin dhe përhapjen e përmbajtjes informative në mbarë globin. Duke ndikuar kështu përmes algoritmeve të veta, specifikimet e të cilave nuk I bëjnë asnjëherë publike, të gjithë audiencën globale dhe opinionbërjen.
SHBA vulos kufirin e Kosovës me Malin e Zi
SHBA i kërkoi Kosovës t’i japë fund çdo diskutimi për kufirin me Malin e Zi dhe të ratifikojë sa më shpejt marrëveshjen e demarkacionit. Mesazhi u dha nga zv/presidenti Pence gjatë takimit që pati në Uashington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Secili me hallin e vet në PD
Partia Demokratike doli nga zgjedhjet e 25 qershorit me 200 mijë vota minus dhe duket se halli i vetëm që ka është të mbetet në lojën e pushtetit, qoftë edhe duke mbajtur qoshen e opozitës. Ajo që kuptohet është se qëndrimet nuk nisen nga premisa demokratike për të vendosur një raport sa më të drejtë të përfaqësimit opozitar në parlament, por nga llogari personale që nisin nga kryetari dhe dhe përfundojnë deri tek enturazhi që hyri qoftë edhe rastësisht në politikë.
Basha sugjeron program kontrolli të FMN-së mbi qeverinë
Partia Demokratike do të mbështesë një program tjetër kontrolli të FMN-së mbi qeverinë. Në një takim me shefen e FMN-së për Shqipërinë, Anita Thuludhar dhe përfaqësuesin e përhershëm te misionit në Tiranë, Jens Reinke, Basha tha se ky program është i nevojshëm për shkak të gjendjes ekonomike dhe projektit korruptiv të koncesioneve.
Sipas kreut të Partisë Demokratike, qeveria ka dështuar me investimet publike, ndërsa tenderimet kanë përjashtuar nga tregu shumë biznese serioze duke mbledhur paratë publike tek një grusht njerëzisht.
Jacques Chirac, presidenti i dashnoreve dhe orgjive
Arnaud Ardoin zbulon në librin e tij me titull "President, nata sapo ka rënë” detaje tronditëse të jetës seksuale të ish-presidentit francez, Jacques Chirac dhe orgjive të organizuara për nder të tij dhe zyrtarëve të tjerë të njohur. Sipas librit, gratë të zhveshura viheshin në radhë për të bërë seks me Jacques Chirac.
Ai kishte marrë nofkën "treminutëshi në dush" për shkak të seksualitetit intensiv. "Mësynte gratë dhe kryente marrëdhënie seksuale pa profilaktik. Për shkak se koha ishte e shkurtër ai vinte sasinë përpara cilësisë"-shkruan Arduan.
SHBA përgjysmon personelin diplomatik në Kubë
Ende pa nisur mirë, marrëdhëniet SHBA-Kubë kanë marrë goditje. “Associated Press” njofton se SHBA po paralajmëron qytetarët e vet të bëjnë kujdes gjatë vizitave në Kubë teksa ka urdhëruar më shumë se gjysmën e personelit diplomatik të largohet nga ishulli. Arsye e këtij zhvillimi janë ato që SHBA i quan “sulme specifike” ndaj personelit diplomatik, që konsistojnë në probleme shëndetësore të vazhdueshme dhe të padiagnostikueshme deri më tani. Po kështu SHBA ka ndërprerë lëshimin e viziave për një afat të pacaktuar dhe për qytetarët kubanë viza do të lëshohet nga vendet fqinj.
Bosnje-Hercegovina, "e prerë": Nuk e konsiderojmë njohjen e Kosovës së pavarur
Ministri i Jashtëm boshnjak, Igor Crnadak ka bërë një deklaratë kategorike për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur për këtë çështje për agjencinë “Fena” të cilës i ka zbuluar se kërkesa për njohje i është bërë nga kryeministri I ri kosovar, Ramush Haradinaj.
“Çështja e pavarësisë së Kosovës as nuk do të konsiderohet brenda fundit të këtij mandate të Këshillit të Ministrave”, tha Crnadak.
Kush ka qeverisur në këta katër vjet?
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të biznesit të cilët i ka lëvduar dhe u ka premtuar se ndaj subjekteve të tyre nuk do të ketë më asnjë gjobvë deri sa të bëhet ristrukturimi i inspektoriateve.
