Lajme
Tsipras si Putin, provon fluturimin me F16
Kryeminstri grek, Alexis Tsipras ka hequr një ditë kostumin e zyrës për të provuar ndjesinë e fluturimit me një avion F16. Me emrin e tij shkruar në skaf, avioni është ngritur nga pista e Larisës, ku kryeministri grek është pritur nga krerët e ushtrisë greke, Admirali Vangelis Apostolakis dhe Shefi i Shtabit të përgjithshëm, Christos Christodoulou. Për prova të tilla shumëarmëshe, më i njohuri ndër politikanët është presidenti rus, Vladimir Putin.
"Anullimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin, mund ta drejtojë Europën afër Rusisë dhe Kinës"
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel ka paralajmërur se tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore me Iranin mund të ketë pasoja të thella në peizazhin ndërkombëtar.
“Është imperative që Europa të qëndrojë e bashkuar në këtë çështje. E duhet t’u themi amerikanëve se sjellja e tyre mbi çështjen e Iranit do të drejtojë europianët në një pozicion të përbashkët me Rusinë dhe Kinën kundër SHBA-së”, tha Gabriel në një intervistë për gazetën e grupit “RND”, citon “Deutsche Welle”.
Jugosllavizimi i Shqipërisë
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka hartuar një letër publike drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, përmes të cilës sugjeron që ligji për pakicat kombëtare të mos miratohet. Më poshtë letra e plotë:
Projektligji "Për mbrojtjen e pakicave kombëtare" në mënyrën si është paraqitur, nuk duhet miratuar.
I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit!
SHBA braktis UNESCO-n, i bashkohet dhe Izraeli
SHBA njoftoi sot se do të tërhiqet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), duke e akuzuar këtë institucion se ishte anti izraelit.
Shkak është bërë anëtarësimi Palestinës në këtë institucion të Kombeve të Bashkuara. SHBA do të mbajë statusin e vëzhguesit, njoftoi Departamenti i Shtetit, në vend të përfaqësimit të tyre në agjencinë e OKB-së me seli në Paris. Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO, Irina Bokova shprehu keqardhje për vendimin e SHBA-ve për t’u tërhequr nga UNESCO.
Ndahet nga jeta ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti
Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti.
Dritan Prifti vuante nga një sëmundje agresive e gjakut prej një viti dhe për këtë shkak ai kishte hequr dorë dhe nga jeta publike dhe politike.
Prifti i ishte nënshtruar së së fundmi një operacioni tepër të vështirë në Itali, nga i cili nuk pati përmirësime.
Si u lirua trafikanti me 5 ton drogë, verifikim gjyqtarit që dha vendimin
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimin për të gjithë dokumentacionin lidhur me vendimin që gjyqtari i Vlorës, Arqile Basho ka dhënë për lirimin e trafikantit të drogës Rakip Arapaj, i cili ndodhej në masë sigurie arrest me burg për mbi 5 tonë lëndë narkotike të kaput në fshatin Llakatund të Vlorës.
18 të arrestuar në Greqi, ngritën flamurin e Katalonjës në ambasadën spanjolle
18 anarkistë janë vënë në pranga nga policia greke në Athinë pasi hynë me dhunë brenda ambasadës spanjolle në kryeqytetin grek në shenjë proteste për mbështetjen e pavarësisë së Katalonias. Të arrestuarit janë pjesëtarë të grupimit anarkist “Rubikon”.
Rama: Turqia s’na imponohet, në sondazhe jemi europianistë
Gjatë vizitës në Itali kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane La Republika. Në thelb asgjë për t’u veçuar.
Kompania që ndërton në Butrint, është shitur në mars te kompania AlbDesign
Raportimi i ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro në Komisionin e Medias dhe të Arsimit, nxori në dritë se ndërtimin rehabilitues, rikonstruktues, përshtatës etj., në Butrint e kryen kompania Hako dhe Agi Kons. Nuk dihet sesi do të veprohet më tej, por nga një raportim në Report TV, u përfol se çështja i ka kaluar prokurorisë, pasi asnjë nga kompanitë në fjalë nuk ka liçencë restaturimi.
http://www.respublica.al/2017/10/12/hako-dhe-agikons-ortak%C3%ABt-e-snac...
Lobim nga Hungaria për Shqipërinë e Maqedoinë
Hungaria bëri thirrje për integrimin sa më shpejtë të mundshëm të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO, teksa paralajmëroi se forca të tilla si Turqia dhe Kina po përpiqen të depërtojnë në rajon. "Përshpejtimi i procesit të pranimit është një garanci për vetë Europën"- tha ministri i jashtëm hungarez, Peter Szitzarto një konferencë të përbashkët për shtyp me zyrtarë nga Evropa Qendrore dhe Ballkani Perëndimor. "Nëse ka paqëndrueshmëri dhe tension në Ballkanin Perëndimor, rreziku do të jetë serioz për të gjithë Evropën"-theksoi ai.
