Lajme
Ministria e Jashtme: Nuk do të ketë largim nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik
Është folur shpesh në Shqipëri për anëtarësimin e vendit tonë në Konferencën Islamike, që sot quhet Organizata e Bashkëpunimit Islamik. Hera e fundit kur pozita e Tiranës zyrtare u debatua në lidhje me këtë organizatë, ishte miratimi i rezolutës turke për Jeruzalemin, që kaloi edhe në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Pas Apple radha i vjen Facebook. Qeveria amerikane kërkon akses në shërbimin Messenger
Agjencia “Reuters” raporton sot për një tjetër përpjekje të qeverisë amerikane për të detyruar kompanitë në dhënien e informacioneve personale për përdoruesit e vet.
NATO konfirmon zhvillimin e stërvitjes më të madhe që nga Lufta e Ftohtë
NATO pritet të zhvillojë në muajin tetor stërvitjen më të madhe që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Lajmi raportohet nga agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Welle, sipas të cilës në stërvitjen që nis më 25 tetor do të marrin pjesë 40 mijë trupa të Aleancës përfshirë edhe nga vendet partnere si Suedi dhe Norvegjia.
Vendi i zhvillimit të stërvitjes është Norvegjia, ajo do të drejtohet nga një brigadë gjermane, ndërkohë që lajm më vete përbën edhe fakti se Gjermania do të angazhojë në të 8 mijë trupa. Agjencia thekson disa elementë që i japin kontekstin stërvitjes.
Pelegrinazhi i Mekës, Arabia Saudite hedh në qarkullim aplikacionin Smart Hajj
Këtë të djelë nis në Arabinë Saudite haxhi, pelegrinazhi i besimtarëve myslimanë të cilët vizitojnë Mekën, qytetin e shenjtë. Mediat raportojnë se deri më tani në Arabinë Saudite kanë mbërritur 1.6 milionë besimtarë të ciëlt kryejnë pelegrinazhin mes të djelës dhe të premtes së javës që vjen.
AKEP urdhëron mbylljen e disa faqeve online të basteve sportive
Çështja e lojërave të fatit vijon të ketë vëmendjen e autoriteteve publike shqiptare që kësaj radhe duket se kanë goditur veprimtarinë online kompanive të ndryshme. ResPublica publikon sot një vendim të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që urdhëron mbylljen e disa faqeve online që kryejnë aktivitet në fushën e basteve sportive.
PD: Erion Veliaj duhet të ishte në burg. Çerdhja nr.14 si rasti i Ardit Gjoklajt
Partia Demokratike ka dalë sot me një deklaratë zyrtare për rastin e çerdhes nr. 14 e cila një ditë më parë u përfshi në një incident të rëndë. Sipas deputetit Gent Strazimiri, përgjegjësia për ngjarjen që krijoi panik, pas shpërthimit të një bombole gazi, shkon deri te kryebashkiaku Erion Veliaj. Strazimiri ka kërkuar dënimin penal të Veliajt, një njeri që ka promovuar personalisht ndërtimin aop rikonstruktimin e çerdheve dhe kopshteve në Tiranë.
Senati amerikan kundër Trump: Gazetarët nuk janë armiq të popullit
Senati amerikan ka miratuar dje unanimisht një rezolutë përmes të cilës afirmon mbështetjen për një shtyp të lirë duke deklaruar se ”Shtypi nuk është armik i popullit”. Agjencia Reuters raporton se rezoluta është një përgjigje ndaj deklarimeve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka akuzuar reporterët me togfjalëshin në fjalë.
Dokumenti thekson rolin e pazëvendësueshëm të shtypit të lirë për demokracinë, përçimin e normave demokratike, në informimin e elektoratit, zbulimin e të vërtetës dhe në kontrollin e pushtetit të qeverisë.
Malaj: Bankat do të kenë vështirësi në financimin e projekteve të mëdha
Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj, mendon se bankat tregtare do ta kenë të vështirë dhënien e kredive për projektet e mëdha ku del garant shteti. Sipas tij, në raste të caktuara, gjatë menaxhimit të buxhetit, shteti shtyn afatin e shlyerjeve të detyrimeve dhe kjo do të krijonte ngërç te bankat. Një tjetër minus për biznesin shqiptar sipas Malajt është edhe mungesa e bursave. I ftuar në studion e televizionit TemA, Malaj tha se prania e një burse do të ndihmonte edhe në mirëqeverisjen e vendit.
Ndërron jetë Aretha Franklin
Është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare Aretha Franklin, e mbiquajtur Mbretëresha e Soulit. Ajo është artistja e parë femër që u bë pjesë e Rock and Roll Hall of Fame.
Franklin konsierohet një nga legjendat e muzikës së pas mesit të shekullit të 20-të. Ajo lindir në Memphis dhe u rrit në Detroit. Nisi të këndonte në kishë dhe gjatë karrierës së saj ka provuar disa rryma muzikore. Franklin është nderuar me çmime të shumta mes të cilave edhe Medalja Kombëtare për Artet dhe Medalja Presidenciale e Lirisë.
Falimenton "Obike", mijëra biçikleta mbeten rrugëve të Europës
Mijëra biçikleta të verdha të kompanisë “Obike” janë bërë shqetësim për qytete të botës, ku kompania kishte shërbime. Pasi kompania me bazë në Singapor shpalli falimentin, mijëra biçikleta të tilla kanë mbetur rrugëve të qyteteve të botës dhe Europës. “Daily Mail” shkruante dje se autoriteteve vendore të Londrës, Mançesterit dhe Birmingamit u është kërkuar të mbledhin biçikletat e braktisura të kompanisë kineze “Ofo”, të cilat kanë pushtuar rrugët, lumenjtë dhe hapësirat publike.
