Lajme
Jemi të parët në botë për drogën
Materiali i mëposhtëm, përgatitur nga The Economist, vlerëson se 2.5% e poopullsisë së Shqipërisë përdor kokainën, duke dalë kështu në vend të parë në botë.
“Europa duhet të ketë një qëndrim ndaj projektit kinez për Rrugën e Mëndafshit”
Agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Welle ka publikuar sot një intervistë me Moritz Rudolf, të cilin e quan ekspert për çështjet e Kinës. Gjermania është një ndër vendet më aktive në emfatizimin e rrezikut kinez, nëse mund të flasim kështu, në fushën ekonomike. Përfaqësues gjermanë ishin ndër të parët që e vlerësuan me shqetësim edhe nismën “16+1” që përcakton formatin e bashkëpunimit të Kinës me Europën Qendrore dhe atë Lindore. Rudolf e vijon këtë “traditë” duke propozuar që Europa të dalë me një qëndrim të vetëm ndaj idesë kineze të Rrugës së Mëndafshit.
Beogradi nuk provokohet më. Vuçiç ndihmon Thaçin: Le të propozojnë çfarë të duan
Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën. Kjo fjalë e urtë të vjen ndërmend me negociatat cilësisht të reja mes Kosovës dhe Serbisë. Apo më saktë mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit, të dy respektivisht presidentë.
Pretendimi i Rusisë: Në Siri kemi vrarë 86 mijë militantë islamikë
Rusia pretendon se ka vrarë apo nxjerrë jashtë luftimit në Siri 86 mijë militantë të Shtetit Islamik apo Al Nusras sindhe 830 drejtues bandash. Lajmi përcillet nga Ministria ruse e Mbrojtjes e cila sqaron se mes militantëve të vrarë përfshihen edhe 4 500 imigrantë nga Federata Ruse dhe nga Bashkimi i Vendeve të Pavarura.
SHBA në krah të qeverisë së Zaevit edhe për referendumin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës riafirmojnë mbështetjen e tyre për marrëveshjen e Prespës që dakordësoi qëndrimet e Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit të kësaj të fundit. Gjatë një takimi mes ndihmës sekretarit për Çështjet Europiane dhe Euraziatike, Wes Mitchell dhe ministrit të Jashtëm maqedonas, Nikolla Dimitrov, zyrtari amerikan ka përcjellë vlerësimet më makismale për palën maqedonase.
Kryebashkiaku Veliaj: Xhamia e Namazgjasë ndihmon edhe për parkimet në Tiranë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shfaq dje duke shpërndarë ushqim për të pastrehët me rastin e Kurban Bajramit. Ai shoqërohej, apo shoqëronte Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra.
Sot Erion Veliaj ishte për një vizitë në Xhaminë e Namazgjasë, e cila është ende në fazë ndërtimi. Ai shoqërohej/shoqëronte Myftiune Tiranës, Ylli Gurra.
Në fjalën e vet para kamerave që i merr me vete, Veliaj, ndër të tjera tha:
"Buxheti i shtetit është në dispozicion të trafikantëve të drogës"
Partia Demokratike deklaron se Edmond Bego, biznesmeni i arrestuar në Greqi dhe i liruar më pas, i pranuar si mik nga Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka përfituar miliona euro nga tenderët publikë që nga viti 2015.
Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania “Inerte Express”, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së Taulant Ballës, nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrikë dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017.
Fantazma e aeroportit të Vlorës
Ka disa kohë tashmë që kryeministri i vendit, Edi Rama, promovon idenë apo projektin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Është dhënë shifra 100 milionë euro investim dhe sipas Ramës do të hapen 27 mijë vende pune. Nisja e punimeve u premtua se do të bëhej në qershor, çka nënkupton se projekti është gati.
Policia greke sqaron lirimin e Edmond Begos
Autoritetet greke kanë sqaruar lirimin e biznesmenit, Edmond Bego, i arrestuar 6 ditë më parë nga policia e shtetit fqinj teksa po kthehej në Shqipëri nga pika kufitare e Qafë Botës.
Sipas Policisë Greke 48-vjeçari u arrestua në bazë të një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga autoritetet italiane në vitin 2009 pas dënimit me 11 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge.
Policia greke ka liruar Begon pasi u informua nga letërkëmbimi me autoritetet italiane se 49-vjeçari kishte vuajtur dënimin në Shqipëri.
Thyhet pjesa më e vjetër dhe e dendur e akullit në Arktik
Pjesa më e vjetër dhe më e dendur e akullit të Arktikut ka nisur të thuhet. Lajmi raportohet nga The Guardian që shkruan se ngjarja hap qarkullimin e ujërave në very të Groenlandës, që normalisht janë të ngrira, edhe në muajt e verës. Gazeta shkruan se dukuria në fjalë është e paprecedentë në historinë e regjistruar deri më sot dhe ka ndodhur dy herë këtë vit për shkak të erërave të ngrohta dhe një vale të nxehti që ka prekur hemisferën veriore.
