Lajme
Video/Tortura në kampin e refugjatëve në Libi
Video e mëposhtme është publikuar nga gazeta e njohur italiane, Avvenire, dhe aty tregohet sesi emigrantë afrikanë torturohen në kampet e krijuara në Libi. Italia ka kërkuar që në kampet e Libisë të ndërhyjë BE-ja, por një ide e tillë është lënë jashtë axehndës. Tema e emigrantëve dhe indiferenca e kancelarive mund të rifaktorizojë Kishën e cila së fundmi ka jo pak probleme me imazhin e vet.
Irani deklaron marrjen nën kontroll të Gjirit Persik dhe Ngushticës së Hormuzit
Marrëdhëniet mes Iranit dhe ShBA janë përshkallëzuar edhe më tej të paktën në planin verbal. Një ditë më parë, mediat raportuan se kreu i forcave detare të Gardës Revolucionare iraniane, gjeneral Alireza Tangsiri, u shpreh se Irani kishte marrë në kontroll Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit që e kontrollon atë.
Ngushtica ndodhet mes Omanit dhe Iranit dhe aty kalon 1/3 e naftës së botës dhe në vitet e fundit ajo është kthyer në pikë tensioni mes Teheranit dhe ShBA, aq sa kohët e fundit ShBA ka vënë në përdorim termin Gjiri Arabik.
PD: Veliaj gënjen. Ja dokumentet që provojnë ndërtimin e kullave te Garda e Republikës
Sot kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se në zonën e Liqenit Artificial nuk do të ketë më ndërtime. Nuk është e qartë se për cilën arsye z. Veliaj e ka dhënë një deklaratë të tillë, por nuk përjashtohet fakti se në prag të zgjedhjeve të reja lokale, ai me gjasë e sheh se kullat që po mbijnë ngado në Tiranë, janë kosto elektorale. Përtej kësaj, deklarata e z. Veliaj sipas Partisë Demokratike, është e pavërtetë. Zëdhënësja e saj, Ina Zhupa ka deklaruar sot se në hyrje të Liqenit Artificial, në zonën e Gardës së Republikës është menduar ndërtimi i kullave.
Asnjë përgjigje për atë që do t’i lëshohet Serbisë, Thaçi: Status quoja nuk mund të vazhdojë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi vijon të mos i japë përgjigje pyetjes kryesore që ka lindur qyshkur se ai hodhi idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë: Si do të shmaget ndarja e Kosovës në këtë rast. Në një intervistë për EuropeanWesternBalkans, Thaçi përsërit të njëjtat gjëra. Integrimin e Kosovës në BE dhe NATO e dëshirojnë 92% e qytetarëve të Kosovës dhe sipas tij kjo është premisë për të negociuuar edhe kufijtë.
Kosova duhet ta mbyllë kapitullin e konfliktit me Serbinë në një mënyrë të përhershme dhe përmes një formule të qëndrueshme…
Atleti i europianizmit: Morëm eritreasit. Bëmë atë që duhet të bënte Europa
Kryeministri Edi Rama është shfaqur sot si kristian i mirë kur ka folur për vendimin e qeverisë shqiptare për të pritur 20 emigrantë eritreas në vendin tonë. Sipas Ramës Shqipëria nuk mund të rrinte spektatore në një histori dhimbjeje dhe turpi.
Ekspertiza: Ritvani është shëndoshë e mirë
Report Tv raporton duke referuar burime të vetat se ekspertiza mjeko ligjore për Ritvan Zykajn është përmbyllur me rezultat pozitiv për shëndetin mendor të personit që më 12 gusht të këtij viti ekzekutoi tetë persona nga fisi i vet në Selenicë të Vlorës.
Ekspertimi u krye me kërkesë të Prokurorisë, por ai u gjykua si i tillë edhe nga histeria kolektive që krijohet në Shqipëri në kësi ngjarjesh. Sipas Report TV mjekët kanë deklaruar se ai nuk është kuruar nga sëmundje mendore dhe as ka kartelë të hapur.
Tronditet Papati i Françeskut. Ish-Nunci i ShBA kërkon dorëheqjen e Bergolios
Një raport i firmosur nga ish-Nunci Apostolik në ShBA, Carlo Maria Viganò, i publikuar nga disa media, ka tronditur thellë Papatin e Bergolios.
Ish-Nunci dëshmon se Papa Françesku ka qenë në dijeni të abuzimeve seksuale të ish-Peshkopit të Uashingtonit, Theodore McCarrik dhe sërish ka heshtur apo e ka promovuar atë. Viganò, për të cilin gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan se bën pjesë të konservatorët që kundërshtojnë nismat dhe sjelljen e Papës së tanishëm, kërkon dorëheqjen e këtij të fundit.
Luftë informative në Siri, Moska: Do inskenohet sulm kimik në Idlib
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka shpërndarë sot në shqip një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, sipas të cilit në Siri po përgatitet simulimi I një sulmi kimik. Konashenkov ka dhënë madje të dhëna konkrete për këtë sulm që sipas tij do të kryhet në Jis ash-Shugur, provinca e Idlib.
Kusuret e modelit të “liderit të fortë”
Hashim Thaçi është hedhur në ofensivë me disa drejtime. Si paqififikues, si burrë shteti, si politikan por edhe si diplomat. Por ofensiva kryesore e tij është ndaj shqiptarëve, apo atyre shqiptarëve që nuk e përkrahin tezën e tij të korrigjimit të kufijve.
Përkundrejt shqetësimit legjitim, presidenti i Kosovës nuk preferon të japë ndonjë sqarim real për formulat e tij të paqëndrueshme logjikisht, por ka zgjedhur këmbënguljen e atij që ndjen apo bind veten se po bën histori.
Tirana nuk ndalet. Sot u hoqën katër viza të bardha në sheshin "Wilson"
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka gjetur sot një punë të mbyllur si për ditë të diel. Dy kalime me vija të bardha në sheshin “Wilson” për t’i pakeuar me fotografi nga kënde të ndryshme dhe për t’i shitur si transformim. Tirana tanimë vuan obsesionet dhe ankthin e këtij njeriu, ankthin nga largimi nga vëmendja mediatike, nga rrugët që shqepen përditë për t’u rishtruar, nga trotuare të cilëve u hiqen pllakat, me hapje korsish biçikletash të panevojshme dhe me një politikë parkimi që nuk u kërkua nga kush.
