Lajme
Gjobë dhe burg, avazi i njohur i të "majtës"
Sot u shfaq në disa media një lajm për Censusin e vitit 2020. Thuajse në të gjitha tituj mbizotëronte paralajmërimi: Gjobë.
Gjobë për ata që i shmangen regjistrimit apo gënjejnë për të dhënat e tyre. Gjoba është 1 milionë lekë.
Biba: Do t’i drejtohem Gjykatës së Strasburgut për të sqaruar çështjen
Sot, zv. kryetari i KQZ-së, Denar Biba ka reaguar ndaj akuzave që janë ngritur ndaj tij në media. Më poshtë pjesë nga deklarata:
Ju kam thirrur për të ndarë komunikimin tim të fundit për këtë çështje që mori më shumë prezencë në mediat. Gjykata e Strasburgut foli duke prezumuar të vërteta ato që ka nxjerrë media, që ka konfirmuar variantin tim të së vërtetës. Varianti i plotë do mësohet kur media të nxjerrë të plotë audion.
Gjykata e Strasburgut konfirmon ndërhyrjen e “papërshtatshme” të Denar Bibës
Debati për audiopërgjimin mes Denar Bibës dhe Ledi Biankut ka shtruar për diskutim një vullnet të qeverisë shqiptare për të shtyrë dhënien apo ekzekutimin e vendime nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për çështjet e pronave. Kjo sepse nga ajo që del, qeveria shqiptare ka kërkuar të ndalë penalizimin nga Gjykata, ndërkohë që shkak për to ka qenë edhe vetë siç ishte rasti i pallatit në Vlorë. Për të sqaruar disi çështjen dhe për të ballafaquar me të vërtetën e mundshme pretendimet e z. Biba, ResPublica iu drejtua Gjykatës së Strasburgut.
Kundërveprimi i Iranit: Ish-ministri izraelit Gonen Segev, spiuni ynë
Pak javë më parë kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu doli në një konferencë për shtyp përmes së cilës deklaroi se shërbimet sekrete të vendit të tij kishin kapur një material prej 54 mijë faqesh të sekreteve bërthamore iraniane. Pretendimi I tij u rimor nga presidenti amerikan Donald Trump si dëshmi e rrezikut Iranian.
Punët e lëna rrugëve nga Bashkia e Tiranës
Në fillim të gushtit, Bashkia e Tiranës nisi punimet në një segment të bulevardit “Gjergj Fishta” në zonën e Ekspozitës. Heqje e pllakave të trotuareve për t’u zëvendësuar. Këtë thanë punonjësit e bashkisë. Në fakt kanë kaluar më shumë se tre javë dhe segmenti i trotuarit ka mbetur i mbuluar me zhavor, pa rrethim dhe ku kalohet me vështirësi. Duhet thënë se trotuari në anën tjetër të Lanës, është i paprekur dhe kjo zonë është ndër të paktat ku nuk ka patur probleme serioze në ndërhyrjet e bëra.
Presidenti: Kundër çdo modeli të ndryshimit të kufijve
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë së fundmi me një qëndrim të vetin për negociatat Serbi-Kosovë dhe idenë e homologut të tij kosovar, Thaçi për korrigjim kufijsh. Në një intervistë për Albanian Daily News, Meta shprehet kundër çdo modeli të tillë që sipas tij vë në rrëzik stabilitein e rajonit.
Video/Turqi, shoferi u arrestua nga autoritetet
Shoferi i një minibusi që transporton njerëz është arrestuar nga autoritetet turke, pais u filmua duke transportuar një grua të lidhur në pjesën e pasme të makinës. Videoja u realizua nga pasagjeri i një makine tjetër në rajonin Yaylakent në Turqinë Qendrore dhe ka bërë bujë. Një grua e lidhur me rripa qëndron e ulur në prapakolpin e makinës që ecën me shpejtësi të madhe në rrugë. Një pasagjer më shumë por që përbën një shfaqje të papranueshme edhe pse duket se gruaja aty ka qenë dakord për këtë “sport ekstrem”.
Kontrolli i Lartë i Shtetit kryqëzon ish-kryetarin e KQZ-së, Denar Biba
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përpiluar së fundmi Raportin Paraprak të Auditimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për periudhën 2016-2017. Një kopje e raportit disponohet nga ResPublica dhe në të duhet thënë se evidentohen shkelje të mëdha me dëm ekonomik.
Unë jam Hashim Thaçi! Unë "kam një ëndërr"!
Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë - Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news. HTH
Audiopërgjimi: Ish-zv.kryetari i KQZ-së, ndërmjetës për pezullimin e vendimeve të Strasburgut për pronat
Exit.al ka publikuar sot një përgjim të pjesshëm të një bisede mes ish-zv.kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba dhe ish-anëtarit të Gjykatës së Strasburgut, Ledio Bianku. Në vija të përgjithshme ideja e përgjimit është kjo: qeveria shqiptare po përpiqej në vitin 2014 të merrte nga Gjykata konçesionin për shtyrjen e vendimevepër çështjet e pronës.
