Lajme

Kina inaguron trenin me shpejtësi 350 km/h

Postuar në 05 Shtator, 2018 12:40

Kina  rriti shpejtësinë maksimale të trenave në hekurudhën me shpejtësi të lartë Pekin-Tianjin deri në 350 km në orë, duke zvogëluar kohën e udhëtimit.

Modeli më i ri i trenave i zhvilluar në Kinë do të shkurtojë kohën e udhëtimit midis stacionit hekurudhor të Pekinit Jugor dhe stacionit hekurudhor të Tianjin nga 35 minuta në 30 minuta, pa ndikuar te çmimi i biletës.

Tajfun shkatërrimtar në Japoni (Video)

Postuar në 05 Shtator, 2018 09:56

Tajfuni “Jebi” më i forti që ka goditur Japoninë në 25 vitet e fundit ka shkaktuar të paktën 10 viktima e mbi 300 të plagosur. Është klasifikuar si një nga stuhitë më të forta, të cilat rrallë godasin zonat e banuara. Kjo është stuhia e parë që ka kaluar mbi ishujt japonezë që nga viti 1993.

Më e goditur është zona e Osakës me shumë ndërtesa të shkatërruara, pemë të shkulura dhe automjete të dëmtuara. Shpejtësia e erës arriti në 220 km/h, ndërsa më shumë se 800 fluturime dhe qindra udhëtime hekurudhore e detare janë anuluar.

Ardhja e refugjatëve nga Eritrea, del garant Kisha Katolike

Postuar në 04 Shtator, 2018 21:25

Gatishmëria e qeverisë për strehimin në Shqipëri të 20 emigrantëve nga Eritrea që u gjetën në bordin e anijes "Diciotti", në portin e Catania, duket se ka si garanci Kishën Katolike, e cila ka ofruar ndihmë për zgjidhjen e kësaj çështje.

Jo rastësisht pasi edhe në Itali ishin Peshkopët e Kishës që ofruan gatishmëri pas refuzimit të ministrit të Brendshëm, Salvini për të strehuar emigrantët. Të paktën kështu shkruajnë mediat greke që referojnë edhe solidaritetin e Shqipërisë dhe Irlandës për të strehuar 40 emigrantë.

Rigels Balili: Pas stadiumit fillojmë dhe ujësjellësin (Video)

Postuar në 04 Shtator, 2018 19:40

Të zgjedhurit e bashkive të provincës kanë nisur të mos kompleksohen nga kamerat e televizioneve, madje kanë filluar t’i përdorin si dritare imazhi për ta reklamuar veten si promororë të zhvillimit. Pse jo, nën shembullin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që ka abonuar një grup xhirimi me vete.

Pasojat e ikjes nga vendi, mbyllen 16 shkolla në Fier

Postuar në 04 Shtator, 2018 16:56

Pasojat e largimit të shqiptarëve po reflektohen edhe në sistemin arsimor. 16 shkolla 9-vjeçare nuk do të hapen këtë vit shkollor në qarkun e Fierit si pasojë e tkurrjes së numrit të nxënësve.

Sipas Drejtoreshës së  Drejtorisë Arsimore në këtë qark, Yllka Beci, çdo vit ka një reduktim të numrit të nxënësve nëpër shkolla, më së shumti në Bashkinë e Fierit dhe Roskovecit

Udhëzimi për kalimin e të drejtës së pronës, përjashtohet trashëgimia. Nuk ka regjistrim në hipotekë pa pagesën e tatimit 15%

Postuar në 04 Shtator, 2018 13:51

Në datën 30 korrik, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave kanë miratuar një Udhëzim të përbashkët që përcakton detyrimet tatimore që rrjedhin nga kalimi i të drejtës së pronësisë. Sipas këtij akti, tatimi për çdo kalim do të jetë 15% të fitimit që realizohet nga diferenca pozitive mes vlerës së shitjes dhe asaj të blerjes. Udhëzimi po ashtu sanksionon se pronat e paluajtshme që i nënshtrohen procedurave të kalimit të së drejtës, qofshin këto tokë bujqësore, truall apo ndërtesë, nuk do të regjistrohen nga hipotekat nëse nuk kryhet pagesa në fjalë. Pika 2 e Udhëzimit ka rëndësi:

Korrigjim kufijsh? Jo. Shqipëri e Madhe me liçencë nga Beogradi. Hahn bën politikën e Vjenës

Postuar në 04 Shtator, 2018 13:06

Nëse fillon loja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo nuk nuk do të përfundojë këtu, thekson në intervistë me Deutsche Welle, Milan Nič, ekspert i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) dhe i ngarkuar për studime në Qendrën Robert Bosch për Europën Qendore dhe Lindore. Një nga fushat e tij të ekspertizës është Ballkani Perëndimor. 

Historike/Patriarkana do të njohë Kishën Ukrainase dhe Maqedonase pa konsensusin e Kishave të tjera

Postuar në 04 Shtator, 2018 12:52

Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës ka vendosur që të shpallë autoqefalinë e kishave që duan të jenë të pavarura pa marrë konsensusin e kishave të tjera. Kjo raportohet nga agjencia maqedonase, MIA, që referon një agjenci bullgare, news.bg. Sipas këtyre burimeve, vendimi është marrë në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë mbajtur në datat 1-3 shtator të këtij viti.

Efekti WikiLeaks, kreu i opozitës greke: Nuk votojmë për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës

Postuar në 04 Shtator, 2018 11:55

WikiLeaks dikton politikat edhe Ballkan. Ndërkohë që Maqedonia dhe Greqia po përpiqen të legalizojnë Marrëveshjen e Prespës për emrin, disa publikime të rrjetit në fjalë i kanë hedhur beznizë zjarrit. Gazeta greke “Kathimerini” citon kreun e opozitës greke të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis të jetë shprehur se ai dhe partia e tij nuk do të votojnë për ratifikimin e marrëveshjes që përcakton njohjen e Maqedonisë me emrin Republika e Maqedonisë Veriore. 

Kartolina turistike e shekullit të 21-të

Postuar në 04 Shtator, 2018 00:16

Sali Berisha e kishte zakon: sa herë shkonte në Sarandë, i hapte fjalimet e tij me fjalinë: Saranda është e bukur.

Në fakt kjo fjali nuk të lë në baltë, përderisa nuk hyn as te repertori i demagogjisë. Saranda është vërtet e bukur në kuptimin e pozicionit dhe të gjirit.

Por as z. Berisha dhe as pasardhësi i tij, Edi Rama, që vetë promovohet si artist duke zgjedhur “më të bukurën” standard për qytetet si bulevardi i ri, ca bordura, stola dhe palma, nuk e kanë preferuar Sarandën për pushimet e tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme