Lajme

Tragjedi nga shembja e Urës në Xhenova (Video)

Postuar në 14 Gusht, 2018 13:42

Skena tmerri  në Xhenova të Italisë pas rërzimit të një ure. Autoritetet raportojnë për dhjetra viktima e të plagosur. Ura ishte pjesë e autostratës A 10 në dalje të Xhenovas. Tragjedia ndodhi në 13:00 më orën lokale për shkaqe që sipas mediave lidhen me kushtet e motit dhe një stuhi që përfshiu zonën.

Disa makina thuhet se kanë rënë nga 50 metra lartësi. Ekipet e emergjencës dhe ato zjarrfikëse janë në luftë me kohën për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat.  Ministri italian i Transportit e përshkroi ngjarjen si një 'tragjedi të jashtëzakonshme'.

Kosova i kërkon heronjtë Shqipërisë

Postuar në 14 Gusht, 2018 12:09

Kosova kërkon nga Shqipëria eshtrat e heronjve të saj. Në 85 vjetorin e vdekjes së Hasan Prishtinës, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli i është drejtuar me një letër Tiranës zyrtare ku kërkon që Hasan Prishtina tyë rivarroset pranë Ibrahim Rugovës dhe Adem Demaçit. Veseli thotë se marrja e heronjve të saj është e rëndësishme për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës

Më poshtë postimi i Veselit:

Në 85 vjetorin e vdekjes kujtojmë Hasan Prishtinën, heroin e madh të Pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës.

Alarm në Londër, makina hyn mes turmës (Video)

Postuar në 14 Gusht, 2018 09:55

Alarm u shkaktua të martën në mëngjes në Londër, kur një makinë u përplas me kangjellat e parlamentit . Siç transmeton Reuters, oficerë të policisë britanike arrestuan shoferin e makinës, ndërsa raportohet për disa të plagosur.

Videot e publikuara në mediat sociale tregojnë policët e armatosur që rrethojnë parlamentin britanik dhe bllokojnë zonën.Nuk bëhet e ditur nëse incidenti lidhet me ndonjë sulm terrorist. Megjithatë policia është në gatishmëri, duke mbyllur një pjesë të metrosë.

Putin më popullor se Trump në Shqipëri

Postuar në 13 Gusht, 2018 16:30

Presidenti rus Vladimir Putin simpatizohet më shumë nga shqiptarët se homologu i tij amerikan, Donald Tramp. Diferenca është me 1% në favor të Putinit. Në këtë përfundim arrin një anketim i agjencisë së njohur të sondazheve Gallup International për popullaritetin që liderët botërorë kanë në shtete të ndryshme të botës.

Megjithatë duke qenë edhe kombi më pro-amerikan në botë, Tramp gëzon më shumë mbështetje mes shqiptarëve sesa në të gjithë vendet e tjera të rajonit. Ndërsa Vladimir Putin në Ballkan mbështetet më së shumti nga serbët dhe grekët.

Sharje e fyerje nga gazetarët për Zykajn (Video)

Postuar në 13 Gusht, 2018 12:37

Gjatë mbërritjes në Gjykatën e Vlorës 24-vjeçari Ritvan Zykaj u përball me sharje dhe fyerje jo vetëm nga të pranishmit, por edhe nga gazetarët. Mediat u lanë ta filmonin në sallën e gjyqit madje gazetarët nuk u penguan të lëshonin fyerje ndaj të akuzuarit.

24 vjeçari mbërriti në ambjentet e Gjykatës rreth orës 11 të paradites nën masa të rrepta sigurie.

Dragoti: Autori i masakrës në Selenicë, i stigmatizuar

Postuar në 13 Gusht, 2018 10:27

Më së shumti mediat e trajtuan masakrën me 8 të vrarë në Selenicë një ngjarje të lidhur vetëm me autorin, por sipas Edmond Dragotit, profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale kanë qenë disa faktorë që kanë bashkëvepruar në tragjedi, ku shoqëria apo lokaliteti ka një pjesë të madhe të përgjegjësië. Në një intervistë për Panorama, Dragoti thotë se 24 vjeçari është tallur nga bashkëfshatarët.

Rumania në rrugë (foto)

Postuar në 13 Gusht, 2018 09:53

Mijëra rumunë morën pjesë sërish në protestat antikorrupsion, një ditë pasi 450 persona u plagosën gjatë përleshjeve me policinë.

Organizatorët e protestës kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë për shkak të legjislacionit dhe masave të cilat thonë se janë ndërmarrë siç thonë protestuesit për të promovuar interesat korruptive të kastës në pushtet.

Plaga e pronave në bregdet, banorë të Nivicës thyejnë rrethimin e plazhit të Kakomesë

Postuar në 12 Gusht, 2018 15:58

Banorë të fshatit Nivicë kanë thyer rrethimin e plazhit të Kakomesë për të hyrë brenda tij. Sipas raportimeve të Saranda Web, banorët e konsiderojnë atë pronë të tyre dhe nuk njohin prezencën e subjekteve private aty. Ata janë ndaluar nga forcat e rendit për të shkuar drejt plazhit. 

 

NASA prek diellin

Postuar në 12 Gusht, 2018 11:21

Sateliti i ri Nasas, Parker Solar Probe nisi udhëtimin drejt diellit. Për shkak të anomalive lëshimi në hapësirë u bë me një ditë vonesë nga stacioni Space Center në Florida. Sateliti i teknologjisë së lartë që ka përmasat e një makine të vogël, do ta studiojë diellin nga një distancë e afërt, pasi të ketë hyrë në orbitën e tij.

Partia në këmbë me bathët e Saimirit

Postuar në 11 Gusht, 2018 17:59

Statistikisht qeveria thotë se ia ka dalë me krimin, atë të rrugës. Dhe për këtë numëron sa koka më pak ikin nga viti në vit.

Kryeministri del dhe lexon grafikë, duke shpalosur viza që i quan sukses të shtetit ligjor që drejton. Ministri që mori meritat tani është vetë për në burg, ndërsa zgjidhjet që propozohen për të shmangur masakra si ajo e Selenicës janë sërish fushatat publiçitare të modelit Tahiri për mbledhjen e armëve.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme