Lajme
Ia ka marrë dorën tani
Edi Rama ja ka marrë dorën. Ta bëjë kuvendin sipas vendit. Kur sheh të mirat e pushtetit, milionat radhë – radhë, kur ndjen sesi çdo gjë varet nga ty, edhe humori i shoqërisë, e ardhmja, këto të duken çikërrima.
Antikonformizmi – nëse ndonjëherë ka qenë sepse ngjan e pamundur që një qytet si Tirana të prodhojë antikonformistë realë – hidhet pas. Si një uniformë e vjetër e një kohe tjetër.
Qeveria lë me gisht në gojë Gener 2, anullon Thumanë-Kashar
Në daljen e parë për mediat si ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi tërheqjen e qeverisë nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Ky segment që financohej nga projekti 1 miliardë dollarë ishte në pritje të nënshkrimit të kontratës me kompaninë “gener 2” të biznesmenit, Bashkim Ulaj.
“Kam vendosur ndërprerjen e partneritetit publik privat për aksi Thuman-Kashar, dhe këto fonde do të shkojnë për “Paktin për Universitetin” për ndërtimin e infrastrukturës”- shtoi ndër të tjera Balluku.
Kodet e Rilindjes/Jo Bahri Shaqirit, ish-drejtor i ShISh-it. Po Rrumbullakut të 28 majit 1996
Sot Presidenti i Republikës ka propozuar Bahri Shaqirin për pozicionin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Deputetët socialistë dhe mediat e pushtetit u lëshuan me paragjykimin se Shaqiri është njëri i afërt i Metës duke i hapur luftë personit që dikur me propozim të socialistëve u bë drejtor i Shërbimit Informativ.
Bahri Shaqiri, tjetër mollë sherri mes Presidentit dhe PS
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri, i cili aktualisht mban detyrën e keshilltarit të Presidentit per Çështjet e Sigurise Kombetare është propozuar nga presidenti për të drejtuar Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Në propozimin drejtuar kuvendit Meta thotë se, Shaqiri plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret ligjore për t’u emëruar në këtë pozicion.
Sipas kreut të shtetit, zoti Shaqiri është një kandidaturë me eksperiencë në drejtimin e institucioneve dhe ka njohuritë e duhura në fushën e ligjit dhe auditimit.
Bëhen 8 vjet që pret e përcjell
Mediat kombëtare i kanë paraprirë përvjetorit të 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës. Ato ishin në një prej familjeve të viktimave, të cilët qeveria socialiste i ka shpallur dëshmorë të demokracisë.
Sipas familjarëve të Ziver Veizit, 8 vite pas ngjarjes tragjike drejtësia nuk është vënë në vend dhe ende nuk është bërë asgjë për zbardhjen e së vërtetës, ndërsa hetimet janë mbyllur duke e lënë ngjarjen në harresë.
Një tallje e fundit me "liderin e Ballkanit"
Intervista e fundit e ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për Albanian Dalily News ka brenda disa mesazhe, në mos edhe lajme.
Franca takson Google, Facebook dhe Ammazon
Vendimin e Francës për të tatuar bizneset e mëdha dixhitale, pa pritur një konsensus evropian mbi këtë çështje, ka paralajmëruar në një intervistë për gazetën e së dielës (JDD), ministri i Financave Bruno Lemer.
Katër muaj para zgjedhjeve europiane, Franca është e vendosur të vijojë e vetme, luftën kundër «G.A.F.A» (Google, Apple, Facebook, Amazon dhe të tjerët), që ofrojnë shërbime digjitale në Francë. Projektligji i “veçantë" do t’iparaqitet brenda pak ditësh qeverisë kabinetit në mënyrë që të votohet në parlament në muajin shkurt.
Një dekret me vlerën e mocionit të mosbesimit?
A është dekretimi i Edi Ramës nga Presidenti i Republikës si ministër i Jashtëm antikushtetues?
Kjo është pyetje që po trajtohet në dy anë dhe mirë është që bashkë me ankesën që thotë se PS-ja po bën për në Gjykatën Kushtetuse të përfshihet edhe kjo çështje. Një arsyetim është ai i opozitës që i referohet nenit 102 të Kushtetutëssipas të cilit detyra e ministrit nuk pajtohet me detyrë tjetër.
Një vizitë “e hershme” e Homerit në shqip, tashmë online
Homeri është një zeje e vështirë. Por shqipja e vogël dhe krenare, një ndër shumë të paktat gjëra me të vërtetë të bukura të këtyre anëve, i është qasur poetit të madh pa droje dhe ja ka dalë. Namin e madh për përkthimin e Homerit, “Iliadës” dhe “Odisesë” e kanë Gjon Shllaku dhe Pashko Gjeçi. Që kanë sjellë në gjuhën tonë vargjet e eposit kryesor të kulturës perëndimore.
Në shërbim të Partisë
Përgjatë dekadave të fundit te ne, por edhe në botën e jashtme, janë botuar shkrime, monografi dhe janë mbajtur konferenca të ndryshme shkencore për Shqipërinë e periudhës së komunizmit etj. Studiues dhe të interesuar të tjerë kanë trajtuar segmente të caktuara të periudhës në fjalë. Nuk ka dyshim se këto studime kanë ndriçuar mjaft ngjarje dhe personalitete të caktuara, por duhet thënë sa ka raste kur autori i një shkrimi ose botimi monografik e ka shprehur edhe subjektivizmin e tij.
