Transferohen 1472 ha prona shtetërore në Bregdet

Postuar në 05 Dhjetor, 2018 13:49

Në datën 21 nëntor të këtij viti, qeveria shqiptare ka miratuar një vendim përmes të cilit bëhet kalimi në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Turizmit të disa pronave të paluajtshme shtetërore që gjenden në vijën bregdetare Vlorë-Sarandë. Fjala është për 1 472 ha, të cilat janë të shpërndara nga Akërnia, Vlora, e deri në Dhërmi, Gjilek, Vuno, apo Ksamil. Vendimi ndalon ministrinë përfituese të ndryshojë destinacionin e përdorimit të tyre, të bëjë tjetërsimin e tyre apo t’i japë ato në përdorim të të tretëve, përveç

projekteve të investimit në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit

Po kështu vendimi kujdeset që të urdhërojë edhe regjistrimin e pasurive në fjalë duke sanksionuar një hollësi domethënëse:

Regjistrimi i pasurive të paluajtshme, sipas pikës 1 të këtij vendimi, bëhet në emër të Republikës së Shqipërisë, në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin.

4. Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të bëjë regjistrimin dhe korrigjimet përkatëse në përshkrimin e veçantë të kartelave të pasurive të paluajtshme

Vendimi duket se mbyll rrugët për përdorimin e këtyre pronave nga njësi të pushtetit vendor, ndërkohë që lejon përdorimin e tyre për investim në turizëm, ku qeveria e z. Rama pretendon se ka oferta nga kompani shumë të njohura. Nga ana tjetër, me këtë vendim qeveria heq mundësinë e kompensimit fizik apo të kthimit të pronës për ish-pronarët në një zonë ku ka shumë debate për ligjshmërinë e ndërhyrjeve që po bëhen prej vitesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.