Teatri demokratik i ShBA: Njihni demokracinë e rrugës në Venezuela

Postuar në 03 Shkurt, 2019 11:30

Pavarësisht pasojave të konfirmuara në Lindjen e Mesme, ShBA duket se nuk heq dorë nga teatri demokratik të cilin po kërkon t’ua imponojë të gjithëve. 
Rasti i Venezeulës është flagrant dhe dëshmon se demokracia është një letër higjenike kur vjen puna në përdorimin e saj për interesa të fuqive të huaja. Në këtë vend kryetari i Parlamentit, Juan Guaido shpalli veten president dhe pas këtij akti mbështetës të tij janë lëshuar rrugëve, ndërkohë presidenti i zgjedhur Nicolas Maduro deklaron se është ai i vetmi president dhe në këtë pikë janë shfaqur në skenë ShBA dhe BE që kanë njohur Guaido. Nuk dihet se ku bazohet ky akt i paprecedentë por është fakt se perëndimi po kërkon përmbysjen nga rruga të Maduros, një njeri i afërt me Kremlinin. 
Por kjo nuk ka përfunduar me kaq. BE dhe dhe ShBA po kërkojnë nga partnerët e vet që të bëjnë të njëjtën gjë: të njohin Guaido si president. 
Ndër vendet europiane që nuk e kanë bërë një gjë të tillë është edhe Greqia. Për këtë arsye është hedhur në veprim lobi grek në ShBA përmes një kongresmeni me origjinë greke, Gus Birilakis, i njohur edhe për lobimin e tij për Himarën. 

Në një letër dërguar kryeministrit grek, Alexis Tsipras, Girilakis tërheq vëmendjen për qëndrimin e Greqisë të cilit i kërkon mbështesë ato që i quan “përpjekjet europiane për rivendosjen e demokracisë në Venezuela”. Ja kërkon këtë gjë një politikani që vjen nga militimi komunist në variantin maoist. 

ShBA dhe Greqia ndajnë së bashku vlerat demokratike dhe të njëjtin interes në promovimin e demokracisë në mbarë botën. Ju kërkoj të nderoni këto interesa dhe vlera të përbashkëta duke bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Venezuela

Teatri nuk ka fund në botën e sotme. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.