Lajme

Pavarësi me procesverbal

Postuar në 28 Nëntor, 2022 14:57

Meqë jemi të përvjetori i Pavarësisë, datë që është mësuar përmendësh nga të gjithë, por historinë e së cilës e dimë të gjithë nga pak shtrembërt!

Te kjo histori ne na mungon ende sot historia kontekstuale e dokumentit të pavarësisë, në kuptimin e një sqarimi shterues të atij materiali që është i denjë vetëm se është një kopje unike e riprodhuar nga një firmëtar dhe koleksionist më 1937. Aventura e këtij teksti ilustron aventurën e Shqipërisë, sikurse aventura e Formulës së Pagëzimit, ilustron aventurën e Shqipes së (pa)shkruar.

1 shkurt 2023, nis punën Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm

Postuar në 27 Nëntor, 2022 15:29

Në datën 21 nëntor të këtij viti, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka marrë vendim të fillimin e funksionimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm që është sipas kuptimit në nenit 1 të vendimit, riemërtim i Gjykatës së Apelit në Tiranë.  Data e fillimit të punës është 1 shkurti 2023.

Ndërtim me sekrete i Dubait të Adriatikut

Postuar në 26 Nëntor, 2022 13:11

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka deklaruar gjatë një replike me deputetin e PD-së, Agron Shehaj, se një ndër kompanitë e përfshira në projektin e Portit të Durrësit, ka përfituar një klauzolë konfidencialiteti me kërkesë të qeverisë shqiptare, për të “rritur” siç tha ajo, “sigurinë e kontratës”.

Rasti I fundit kur u prezantua një kontratë me klauzolë konfidencialiteti, ishte ai i blerjes së vaksinave kundër CoVid-19 nga kompania “Pfizer”, seria e parë e të cilave siç e dimë erdhi dorazi me torba. Siç edhe e do adeti në këtë vend e me këtë qeveri.

Rusëve që ikin: Mos guxoni të ktheheni më! Vdisni mbi të vjellën tuaj!

Postuar në 26 Nëntor, 2022 12:25

Duket se punët në Rusi janë keq dhe madje shumë keq. Një ndër mbështetësit kryesorë të Kremlinit, Vladimir Solovyov, është shfaqur në televizionin shtetëror rus duke mallkuar gati ata që sipas tij largohen nga lufta.

Vota nuk ka vlerë absolute

Postuar në 25 Nëntor, 2022 21:43

Në një debat në studion e MCN Tv, ish-deputeti socialist Ervin Bushati, e ka cilësuar 14 majin e ardhshëm si një minireferendum edhe për portin e Durrësit.

Njësoj si me sanksionet ndaj Rusisë, SHBA dëboi Huawei-n nga Europa

Postuar në 25 Nëntor, 2022 21:15

 

Çfarë thotë Mit'hat Frashëri dhe Faik Konica për llojin e "shtetasit Taulant"?

Postuar në 25 Nëntor, 2022 12:19

Prej 24 orësh në media po diskutohet përgjimi i telefonit të shtetasit Taulant. Është dhënë edhe numri përkatës. Opozita e ka identifikuar si Taulant Balla, diçka krejt befasuese nëse mban parasysh profilin publik të ish-numrit dy të Partisë Socialiste.

E megjithatë Partia Socialiste, që ka meritën e pamohueshme që solli Shqipërinë këtu ku ështtë, nuk ka reaguar. Si detyrim ndaj shoqërisë.

Vendim gjykate/Taulanti me numër telefoni 068 20 55 399 u përgjua gabimisht

Postuar në 24 Nëntor, 2022 18:59

Raporton sot MCN TV

Borrell fton në takimin tjetër Vuçiç dhe Kurtin. Çfarë humbi Kosova?

Postuar në 24 Nëntor, 2022 18:04

Marrëveshja për targat e arritur në një nivel të dytë përfaqësimi të dytë ka dhënë kohë për një raund tjetër bisedimesh mes Prishtinës dhe Kosovës.

Sha(h)Mata e portit të Durrësit

Postuar në 24 Nëntor, 2022 13:33

 

Është lëshuar sot për të mijtën herë në mëhallën parlamentare politikani Edi Rama. Ka zënë foltoren e me dihatje emocionale të dikujt që ka brenga historike tashmë për mosmirënjohjen që mileti ka ndaj veprës së tij për mirësinë e kombëtarizmës sonë, ka folur gjerë e gjatë, e po flet akoma, për portin e Durrësit. Për avenirin xixëllues të tij sipas modelit Ta bëjmë Shqipërinë si Dubai, duke e prezantuar këtë fener në cekinën shpirtërore tonën, të cilën ai e paska patur kusur të madhështisë dhe vizionit të rrallë në këto anë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme