Lajme
Kur do flasë kryeministri i Shqipër(dh)isë?
Po flasin të gjithë për takimet e kryeministrit të Shqipërdhisë me ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal. Vetëm z. Rama nuk flet. Flet Taulant Balla, flasin larot e partisë në media, flasin gazetarë që kanë ngrënë me çdo garruzhde, vetëm z. Rama Jo.
Me garancinë e votës së deleve socialiste në xhep dhe një shoqërie të dorëzuar, sigurisht që pronari i Buxhetit të Shtetit nuk ka pse të flasë. Të flasë e të sqarojë pozicionin për aq sa i takon në relacion me gjoja demokracinë shqiptare që formalisht është e tillë edhe pse të bën të dhjesësh nga të qeshurat.
Kjo është Shqipërdhija.
Cani kundër Shqipërisë, ose kur një qeveri bëhet gazi i botës
Në Fletoren Zyrtare është zbardhur vendimi i Gjykatës së Strasburgut për Besnik Canin, rrëzuar në procesin e vettingut në detyrën e prokurorit. Çështja ka interes madhor për atë që zbulon brenda merimangës së të të ashtuquajturit sistem drejtësie në halenë e hartës politike të Europës me emrin Shqipëri. Parashtrimi i çështjes në zanafillë lidh skanimin e Besnik Canit me legjitimitetin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, krijuar në suazën reformës së drejtësisë, si një organ i atashuar pranë Gjykatës Kushtetu
Dorëheqja e Ramës, e panegociueshme. FBI-ja amerikane u përdor në Tiranë në mënyrë poshtëruese
Sali Berisha, në cilëndo cilësi të mundshme brenda suazës së politikanit, ka kërkuar sot dorëheqjen e menjëhershme të kryeministri Edi Rama. Nisur nga skandali i fundit që përfshin një zyrtar të lartë të FBI-së amerikane dhe në përgjimet e të cilit përfshihet edhe emri i z. Rama, Berisha, në emër të Partisë Demokratike, e ka cilësuar dorëheqjen si opsion të panegociueshëm.
Pa largimin e këtij armiku të egër të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër
Kontrollojini shtëpinë se mbase gjenden dokumente të klasifikuara!
Në shtëpinë e Joe Biden u gjetën dokumente të klasifikuara. Në shtëpinë e Donald Trump, po ashtu. Tani edhe Mike Pence deklaron se ka ca materiale të klasifikuara.
Një zyrtar i dikurshëm i FBI-së u arrestua në SHBA se ka patur ca punë biznesi me oligarkë rusë. Po thuhet se ka takuar edhe Edi Ramën në Tiranë e mbi këtë është ngritur një alamet çështjeje që e treti në çaj zhurmën për 21 janarin e 12-të.
Është vetëm Llogari
Sot pasdite u njoftua se nesër kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, do të ketë një konferencë për shtyp. Pa spekulluar, është e arsyeshme të hamendësosh se konferenca do të ketë si temë audiopërgjimet e përfolura në media sot për 21 janarin.
Do kërkohet hetim nga SPAK, po do paralajmërohet heqja e imunitetit për aq vlerë sa ka e kështu me radhë, të gjitha yçklat e socialistëve të këtij vendi që po buxhetojnë të ardhmen e vet me Berishën si gogol.
Ndërron jetë mjeku Isuf Kalo
Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare mjeku i njohur endokrinolog, Isuf Kalo. Një specialist i njohur për sëmundjet endokrine dhe trajtimin e diabetit, Kalo hyri në skenën publike si mjeku i Enver Hoxhës dhe një njeri i afërt apo me njohje me familjen e tij.
Në lëmin profesional ai kë lënë gjurmët e veta: diplomuar në Tiranë më 1964, më pas drejtues katedrës dhe repartit të endokrinologjisë dhe sëmundjeve metabolike në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar të Tiranës.
Spanja bllokon pjesëmarrjen e Kosovës në Organin e Rregullatorëve Europianë për Komunikimet Elektronike
Kosova nuk do të lejohet të marrë pjesë në Organin e Rregullatorëve Europianë për Komunikimet Elektronike, BEREC. Në vendim e Gjykatës Europiane të Drejtësisë thuhet se anulohet vendimi i Komisionit Eurpian për sa kohë që ai nuk ka fuqi që ta zbatojë atë. Po ashtu, thuhet se funksioni i vetëm i Komisionit Europian në BEREC është të kontrollojë funksionimin e duhur të rregullores.
2023, Europa vendos autorizimin për të hyrë në Zonën Shengen
Sistemi i ri i kontrollit të hyrjeve në BE po përgatitet dhe ai pritet të hyjë në fuqi në muajin maj. Medait hollandeze shkruajnë se ndryshimet e bëra, çdo shtetas që do të hyjë në zonën e BE-së do të regjistrohet në një sistem të ri kontrolli dhe gjashtë muaj më vonë, pra diku nga muaji nëntor, shtetas si shqiptarët do të detyrohen të aplikojnë për një autorizim udhëtimi në rrugë digjitale.
Tërmet me magnitudë 5.2 godet Shqipërinë
Një tërmet i raportuar me magnitudë 5.2 ka goditur Shqipërinë. Lëkundjet raportohen të jenë ndjerë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Pogradec, por edhe Mal të Zi. Epiqendra raportohet në afërsi të Matit.
Paslëkundjet kanë vijuar të paktën Tiranë.
Ministrja e Jashtme njofton se nuk është mirë
E shokuar përtej asaj që mund të thuhet
