Lajme
Siguria kombëtare dhe marrëdhëniet mes shteteve në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit
Në Tiranë është mbajtur këto ditë seminari me temë “Aksesi në Dokumentet Historike” me kontributin e Autoritetit të Dosjeve dhe në kuadër të një vizite të një delegacioni të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjatë këtij seminari, një fjalë e ka mbajtur edhe drejtuesja e Autoritetit, Gentiana Sula ka informuar se janë deklasifikuar 317 051 fletë dokumentacion, përveç 13 300 fletëve që u zbardhën gjatë muajit mars. Ndër të tjera Sula ka thënë se:
Kërkesë për Informacion Homeland Justice!
Lexojini materialet e hakeruara të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Hapini edhe ato të Ministrisë së Financave, Gledis Nanos, SHISH-it e kështu me radhë. Gjen aty gjithçka, sekrete jo. Sekreti në kohën që jetojmë fshihet nëpër rreshta, në një shkresë përcjellëse që bëhet sa për të lënë gjurmë, në një udhëzim që bëhet për tendera të caktuar e kështu me radhë.
Shkodër o qytet i bekuar, po vjen Beneti me thesin e pashpuar!
Në disa media është shfaqur një shkrim propagandistik për kandidatin e PS-së në Shkodër, Benet Beci. Shkrimi, që manifeston një aftësi për të thjeshtuar deri në gjuhë grafitesh në mure dallimin mes Becit dhe Bardh Spahisë së PD-së, ndër të tjera thekson:
AKEP-it i marrin rreth 20 gb material, Asnjë reagim!
Ka kaluar në heshtje procesi i hakerimit të një pjese të madhe të dokumentacionit të gjeneruar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare nga grupi “Homeland Justice”. Bëhet fjalë për rreth 20 gigabyte dokumentacion që qarkullon dhe aksesohet lirshëm, e i cili përfshin që nga ankesa qytetarësh për portabilitet numri telefonik, e deri te kërkesat për përgjim numri për llogari të hetimeve penale.
Grup prej 99 personash në Greqi për trafikimin e imigrantëve. Shqipëria, vend tranziti
Policia greke njofton asgjësimin e një grupi trafikimi të qenieve njerëzore që përfshin 99 persona.
Frymë të vdekura!
Në Tiranë flitet – duhet të ketë ca kohë xhanëm – që janë hapur ato që i quajnë Kurse Vetëbesimi. Për fëmijët.
Çfarë të jetë kjo? Çfarë i mësojnë aty një fëmije nëse kemi të bëjmë literalisht me këtë që na thonë? Sesi të përgjigjen kur u thonë: iiii të ka rënë dhëmbi! Apo sesi të përballojnë stresin post-traumatik të një note të ulët? Një dackë nga shoku, babai, nëna? Një bërtitje? Sesi të rienergjetizojnë veten për të kapur ritmin e të parëve?
#TëBashkuarJoTëNdarë/Kujt i shërben një kryeministër që manipulon?
I pyetur dy ditë më parë për vonesën e dekretimit nga Presidenti të kandidates për drejtore të SHISH, kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke snobuar – rrejshëm siç kuptohet – këto vogëlsi të kazanti mediatik e politik siç tha ai.
Kullat e padijes dhe hipokrizisë
Në një intervistë të djeshme televizive, kandidati i shumicës qeverisëse për Bashkinë e Tiranës ndër të tjera e ka argumentuar kështu se pse në kryeqytet po ndërtohen ato që quhen kulla.
T’i adresojmë me radhë. Tirana është një qytet relativisht i ri, i krijuar nga Kongresi i Lushnjes, që e transformoi. Nuk jemi Athina dhe Roma, pra nuk jemi qytet i lashtë, pra ne e kemi mundësinë të ndërtojmë në një qytet krejt të ri.
Kryeministri tashmë qeveris (sidomos)me Lajme
Një ditë pas atentatit ndaj godinës së Top-Channel kryeministri Edi Rama deklaroi se Policia është shumë afër identifikimit të autorëve.
Një ditë më pas Policia e Shtetit shpalli 100 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion. Vetë televizioni në fjalë ankohet se terroristët siç i quan janë të lirë, ndërkohë që askush nuk ngre dot një hipotezë se cilat mund të jenë shkaqet.
Të njëjtën sjellje mbajti z. Rama edhe kur premtoi se çështja e shtetasit Ervis Martinaj ishte në prag të zbardhjes nga policia por se duhej krijuar bindja në prova.
Zëvendësoni Komunizmin me Korrupsionin
Këta mekanizma të fshehtë, apo të pathënë, veprojnë te konsensusi për korrupsionin, vjedhjen, zaptimin? Apo tani përjetojmë instaurimin e një klase? Intervista e vjetër e Kadaresë ka aktualitet sot sepse me autoritetin e shkrimtarit, intelektualit e merr në shqyrtim Diktaturën përmes gjykimit të shoqërisë. Sikurse sot Korrupsioni mund të shqyrtohet saktë vetëm nëse në prononcim do sjellim në gjykim qëndrimin e shoqërisë, një pjese të saj.
