Lajme

Shënim: “Fluturimi sportiv” i gushtit dhe një tipar që na karakterizon përtej futbollit

Postuar në 07 Gusht, 2015 00:14

Entuziazmi i renditjes në vendin e 22-të në botë të kombëtares sonë të futbollit është i ligjshëm. Por me kusht që të mos harrojmë se nuk jemi realisht në atë nivel futbolli për ta fiksuar atë vend. Nuk jemi më të mirë as se Franca, Suedia e shumë ekipe të tjera. Një renditje provizore e gushtit, mund të na bëjë mirë për të rritur moralin e skuadrës dhe ndjenjën e përgjegjësisë, që tek e fundit duhet përkthyer në mbledhje pikësh për kualifikim në Euro 2016. Ky po që do të ishte sukses real.

Xhami dhe kisha pa leje në Shkodër. Artan Lame...u jep tapitë!

Postuar në 06 Gusht, 2015 22:47

Çuditë në Shqipëri ngjajnë sikur riprodhojnë njëra-tjetrën. Një e tillë është edhe fakti se në Shkodër janë ndërtuar edhe gjashtë objekte kulti...pa leje. Dhe sot, drejtuesi i ALUIZNI-t, Artan Lame, u ka dhënë drejtuesve të komuniteteve në këtë qytet “tapitë”. “Kështu Komuniteti Mysliman mori dy leje legalizimi për dy xhami, në Shtoj të Ri dhe Mjedë, ndërsa Kisha Katolike mori katër leje legalizimi, njëra prej të cilave për kishën “Arqipeshkvia”, raporton “Syri.net”. Sipas Lames komunitetet paskan ndërtuar pa leje për t’u ardhur në ndihmë besimtarëve.

Pas energjisë, rritet edhe çmimi i ujit. A prek kjo çmimin e bukës?

Postuar në 06 Gusht, 2015 19:06

Tarifa e ujit të pijshëm do të ndryshojë. Ky është informacion tanimë zyrtar që pritet të fornalizohet si akt. Pak ditë më parë u bë e ditur se Enti Rregullator i Ujit ka pritur aplikimet nga disa bashki, të cilat sugjerojnë çmimet e reja. Enti ka deklaruar edhe se do të dëgjojë mendimin e komunitetit, por vlera reale e tyre është e dyshimitë. Sot gazeta e Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, shkruan se janë 12 bashki që kanë aplikuar, por vetëm ato të majta sipas saj.

Pararendësi i gjarprit ka patur katër këmbë

Postuar në 06 Gusht, 2015 17:56

Deri më tani mendohej se paraardhësi i gjarprit, kishte dy këmbë. Por zbulime të reja fosilesh çojnë në konstatimin se kjo specie ka evoluar nga një paraardhës me katër këmbë, secila me nga pesë gishta. Fosili daton 120 milionë vjet më parë dhe është quajtur Tetrapodophis amplectus – Gjarpri me katër këmbë. Vetëm se këto këmbë nuk kanë shërbyer për të ecur, por të ndihmuar shumimin me partnerët, ose për të ndihmuar në asgjësimin e presë.

Plani i qeverisë për rritje vetëm 2% të pensioneve

Postuar në 06 Gusht, 2015 16:09

Qeveria shqiptare parashikon që për periudhën 2016 – 2018 të rrisë pagat dhe pensionet. “Vizion Plus” raporton se më datën 22 korrik, Këshilli i Ministrave ka miratuar një dokument sipas të cilit në planin buxhetor afatmesëm parashikohet rritje pensionesh me 2.% në vit. Synimi është që për disa vite pensioni të jetë mbi 165 mijë lekë të vjetra, ose sa 75% e pagës minimale. Për pagat mendohet që të vihet në dispozicion 15 milionë dollarë, teksa për pronat parshikohet ulje.

Mazhoranca nuk sakrifikon reformën në drejtësi

Postuar në 06 Gusht, 2015 11:55

Kryetari i Komisionit te Reformes ne Drejtesi, Fatmir Xhafaj u shpreh sot se nuk mund të mendohet një reformë pa opozitën, por sipas tij  kjo reformë e nisur tashmë nuk mund të sakrifikohet për konsensusin politik në vend. “Konsensusi është i nevojshëm kur i shërben reformës, por jo reforma të sakrifikohet për konsensusin. Ne e kemi pritur opozitën, kemi dialoguar, kemi reflektuar edhe mbi kërkesa të opozitës. Vetëm për ti dhënë mundësi opozitës, dhe jo vetëm asaj, që kushdo të jetë pjesë dhe kontributor i kësaj reforme”, deklaroi Xhafaj.

Kombëtarja shqiptare 14 vende më lart në renditjen e FIFA -s

Postuar në 06 Gusht, 2015 10:39

Sipas renditjes së FIFAS kombëtarja shqiptare për muajin korrik, ngjitet 14 vende. Duket se edhe tre pikët e dhëna nga CAS katapultojnë përfaqësuesen shqiptare në vendin e 22-­të në renditjen e përmuajshme të FIFA­-s. Një sukses historik ky i cili u zyrtarizua sot nga organizimi më i lartë i futbollit në botë, FIFA. Fitorja në miqësoren kundër Francës dhe tre pikët e marra në tavolinë kundër Serbisë i ngjisin kuqezinjtë 14-­të vende më lart. Aktualisht kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biassi renditet në vendin e 36-­të, një tjetër rezultat historik.

Maqedoni, arrestime imamësh të dyshuar për lidhje me ISIS

Postuar në 06 Gusht, 2015 10:14

Në rajone të ndryshme të Maqedonisë u zhvillua një aksion i gjerë policor në të cilin u arrestuan 9 vetë të dyshuar se rekrutojnë luftëtarë të ISIS-it në Irak dhe Siri. Mes tyre është edhe një imam i një xhamie në Shkup, e cila vepron jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame. Ministria e Brendshme njoftoi se në Maqedoni nuk ka kampe për stërvitje, por bëhet rekrutim i shumë të rinjve, ndërsa deri më tani 16 persona kanë vdekur në luftërat në Lindjen e Mesme. Grupi ka pasur lidhje edhe me 16 shtetas të Maqedonisë të cilët tashmë kanë humbur jetën viteve të fundit në luftimet në Irak e Siri.

Prova të reja për atentatin e Artan Santos

Postuar në 06 Gusht, 2015 09:05

Policia është shumë afër identifikimit të dy ayutorëve që një vit më parë ekzekutuan bankierin Artan Santo në zemër të bllokut. Gazeta “Shqip” shkruan se grupi hetimor ka mbledhur prova të mjaftueshme për kryerjen e disa arrestimeve.

Historike, një ekip shqiptar në play off-in e Champions League

Postuar në 05 Gusht, 2015 23:26

Futbolli shqiptar i klubeve është vetëm 90 minuta larg ëndrrës për t'u bërë pjesë e elitës europiane të futbollit për këtë sezon. Skëndërbeu fitoi edhe ndeshjen e kthimit me moldavët e Milsamit dhe kaloi me meritë në fazën play off të Champions League. Kampionët e Shqipërisë mundën 2 me 0 moldavët në Elbasan Arena me dy gola të Salihit dhe Prognit. Kundërshtari i Skëndërbeut në play off-in e Champions do të përcaktohet në shortin që do të hidhet të premten.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme