Lajme
Sikur vetëm për të blerë naftë t’i linin shqiptarët në Gjermani!!!
Nafta bie kudo, vetëm në Shqipëri çmimi i saj rritet. “Nisma #Thurje”, bën publik një fotografi të një qytetari që provon se në Gjermani nafta shitet më pak se në Shqipëri. “Kryeministri le te vazhdoje te beje sikur s'degjon e s'sheh. Ne do te vazhdojme si zile ne vesh. Dhe do t'i shkojme dhe poshte dritares se zyres nese vazhdon te mos degjoje. Ne Gjermani na njofton A.T. qe cmimi sot eshte ulur ne 152 Lek/Liter (1.09 Euro).Ndersa ne Shqiperi... vazhdojme me konkursin e Miss Albania”, thuhet në postim.
Belbëzimi i Mbretëreshës pas aksidentit: Dikush ka prekur frenat...
Nuk reagoi duke thënë “O Zot çfarë ka ndodhur” apo “Si është princesha” por blelbëzoi thjesht “dikush ka prekur frenat”. Këto kanë qenë fjalët e para të mbretëreshës Elizabet kur e informuan se princesha Diana kishte vdekur në një aksident. Por ajo nuk e dinte se në aksidentin fatal të Parisit princesha ishte bashkë me mikun e saj Dodi Al Fajed.
Rusi – SHBA, fjala ‘luftë’ përmendet gjithnjë e më shpesh
Nuk është vetëm Rusia që flet për mundësinë e një lufte në shkallë të gjerë me ShBA-në. Tashmë ka edhe zëra në Perëndim që po vlerësojnë se përballja mes dy fuqive kryesore ushtarake në botë është pjesë e axhendës së parashikimeve në fushën e sigurisë. “Euobserver” i ka dhënë hapësirë një raporti të hartuar nga një OJF britanike, e cila ka bërë profilin e stërvitjeve të fundit të Rusisë dhe të NATO-s.
Drafti i ri i TVSH-së, Jaka: Risku në ndërtim, kalon në stanjacion dhe nuk gjeneron të ardhura
Biznesi shqiptar ngre pikëpyetje mbi draftin e ri të rimbursimit të TVSH-së i cili u është dorëzuar grupeve të interesit nga Ministria e Financave. Aktualisht Ministria e Financave ka shpërndarë një draft udhëzim për proçedurat tatimore vetëm për grupet e interesit dhe është në fazen e mbledhjes së mendimit për të. Biznesi e kundërshton që në gjenezë ndaj dhe diskutimet rreth tij duket se do të jenë të nxehta në vjeshtë.
Sugjerim për futjen e TVSH-së te bizneset e vogla
Edmond Spaho reagon pas Metës: Po rreket të lajë duart, ai është bashkëautor i taksave të larta
Pas intervistës së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, trasmetuar një ditë më parë, ku ai kritikon politikën e taksave të qeverisë, reagoi dhe Partia Demokratike. Nënkryetari i saj, Edmond Spaho, tha se Meta është bashkëautor i këtyre taksave të larta. “Ilir Meta po përpiqet t’i shpëtojë përgjegjësisë për taksat shkatërrimtare ndaj ekonomisë së vendit dhe ekomomisë familjare. Sot kur çdo shqiptar e ka kuptuar se taksat e rritura kanë shkaktuar krizë, mjerim e varfëri, Pons Meta po rreket të lajë duart nga kjo histori. Ilir Meta është bashkëautor i taksave të larta.
Një mesazh nga qielli për Erdogan
Edhe shpendët e kanë kuptuar se e vetmja rrugë për Rexhep Taip Erdogan është paqja me kurdët. Kështu e ka komentuar shtypi fotografinë që ka bëtë xhiron e botës ku në kokën e presidentit turk është ulur një thëllëzë.
Gjithçka ndodhi gjatë ceremonisë për inagurimin e një xhamie në Rize të Turqisë. Erdogan nuk u kap në befasi kur shpendi u ul në kokën e tij, por e mbajti për pak minuta thëllëzën në duar dhe siç e kërkonte ceremonia e la atë të lirë.
Daçiç beson ende se Greqia nuk do ta njohë Kosovën
Greqia dhe Serbia nuk po kalojnë periudhën më të mirë të marrëdhënieve mes tyre. Ftohja e beftë erdhi pas vizitës në Prishtinë dhe deklaratave në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se Athina do të vendosë në kohën e duhur kur dhe si do të njohë pavarësinë e Kosovës.
Pas këtyre qëndrimeve pasuan deklarata nervoze të Beogradit dhe reagime në shtypin grek se interesi kombëtar i Greqisë nuk mund të përcaktohet nga Serbia. Gjithsesi ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, ka deklaruar se nuk ka kurrfarë shenjash se Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në ç'kohë po jetojmë?
Të gjithë e shohim dhe e prekim kohën që po jetojmë, qeverinë që zgjedh gushtin për të bërë pushime në grup, kryeministrin që lahet dhe fotografohet në det, ministrat që dalin në suplemente duke u kremosur nga gratë në plazh, vohën e djersës dhe radhët e gjata për të marrë një pasaportë në zyrat e shtetit shqiptar, infermieren që pret t’i fusësh 5-mijëshen në xhep për çdo barrë lindjeje apo vaksinë që nuk gjendet në raft, gjyqtarët që ndryshojnë vendimin nga darka në mëngjes, policin që del vend e pa vend për të të ndëshkuar me gjobë apo siç e thonë tani me termin "penalitet", kryetarin e
Një tezë këmbëngulëse për raportin “e pathyeshëm” Rama – Tahiri
Kryeministri e ka shpesh shumë të lehtë të ironizojë mediat, apo edhe t’i shpërfillë ato, kur vjen puna për publikimin e disa lajmeve me burime, të cilat në përgjithësi nuk janë pozitive në raport me qeverinë. Lajme që duhen konfirmuar. Mirëpo nëse kritika e z. Rama qëndron, ajo bie poshtë kur praktika dëshmon se edhe qeverisë i intereson deligjitimimi i medias. P.sh kryeministri kërkon si minimum që lajmi të jetë me dy burime, ose të ketë të përfshirë edhe reagimin e palës së përfolur apo akuzuar. Pra qeverisë.
