Lajme
Rusi – SHBA, fjala ‘luftë’ përmendet gjithnjë e më shpesh
Nuk është vetëm Rusia që flet për mundësinë e një lufte në shkallë të gjerë me ShBA-në. Tashmë ka edhe zëra në Perëndim që po vlerësojnë se përballja mes dy fuqive kryesore ushtarake në botë është pjesë e axhendës së parashikimeve në fushën e sigurisë. “Euobserver” i ka dhënë hapësirë një raporti të hartuar nga një OJF britanike, e cila ka bërë profilin e stërvitjeve të fundit të Rusisë dhe të NATO-s.
Drafti i ri i TVSH-së, Jaka: Risku në ndërtim, kalon në stanjacion dhe nuk gjeneron të ardhura
Biznesi shqiptar ngre pikëpyetje mbi draftin e ri të rimbursimit të TVSH-së i cili u është dorëzuar grupeve të interesit nga Ministria e Financave. Aktualisht Ministria e Financave ka shpërndarë një draft udhëzim për proçedurat tatimore vetëm për grupet e interesit dhe është në fazen e mbledhjes së mendimit për të. Biznesi e kundërshton që në gjenezë ndaj dhe diskutimet rreth tij duket se do të jenë të nxehta në vjeshtë.
Sugjerim për futjen e TVSH-së te bizneset e vogla
Edmond Spaho reagon pas Metës: Po rreket të lajë duart, ai është bashkëautor i taksave të larta
Pas intervistës së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, trasmetuar një ditë më parë, ku ai kritikon politikën e taksave të qeverisë, reagoi dhe Partia Demokratike. Nënkryetari i saj, Edmond Spaho, tha se Meta është bashkëautor i këtyre taksave të larta. “Ilir Meta po përpiqet t’i shpëtojë përgjegjësisë për taksat shkatërrimtare ndaj ekonomisë së vendit dhe ekomomisë familjare. Sot kur çdo shqiptar e ka kuptuar se taksat e rritura kanë shkaktuar krizë, mjerim e varfëri, Pons Meta po rreket të lajë duart nga kjo histori. Ilir Meta është bashkëautor i taksave të larta.
Një mesazh nga qielli për Erdogan
Edhe shpendët e kanë kuptuar se e vetmja rrugë për Rexhep Taip Erdogan është paqja me kurdët. Kështu e ka komentuar shtypi fotografinë që ka bëtë xhiron e botës ku në kokën e presidentit turk është ulur një thëllëzë.
Gjithçka ndodhi gjatë ceremonisë për inagurimin e një xhamie në Rize të Turqisë. Erdogan nuk u kap në befasi kur shpendi u ul në kokën e tij, por e mbajti për pak minuta thëllëzën në duar dhe siç e kërkonte ceremonia e la atë të lirë.
Daçiç beson ende se Greqia nuk do ta njohë Kosovën
Greqia dhe Serbia nuk po kalojnë periudhën më të mirë të marrëdhënieve mes tyre. Ftohja e beftë erdhi pas vizitës në Prishtinë dhe deklaratave në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias se Athina do të vendosë në kohën e duhur kur dhe si do të njohë pavarësinë e Kosovës.
Pas këtyre qëndrimeve pasuan deklarata nervoze të Beogradit dhe reagime në shtypin grek se interesi kombëtar i Greqisë nuk mund të përcaktohet nga Serbia. Gjithsesi ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçic, ka deklaruar se nuk ka kurrfarë shenjash se Greqia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në ç'kohë po jetojmë?
Të gjithë e shohim dhe e prekim kohën që po jetojmë, qeverinë që zgjedh gushtin për të bërë pushime në grup, kryeministrin që lahet dhe fotografohet në det, ministrat që dalin në suplemente duke u kremosur nga gratë në plazh, vohën e djersës dhe radhët e gjata për të marrë një pasaportë në zyrat e shtetit shqiptar, infermieren që pret t’i fusësh 5-mijëshen në xhep për çdo barrë lindjeje apo vaksinë që nuk gjendet në raft, gjyqtarët që ndryshojnë vendimin nga darka në mëngjes, policin që del vend e pa vend për të të ndëshkuar me gjobë apo siç e thonë tani me termin "penalitet", kryetarin e
Një tezë këmbëngulëse për raportin “e pathyeshëm” Rama – Tahiri
Kryeministri e ka shpesh shumë të lehtë të ironizojë mediat, apo edhe t’i shpërfillë ato, kur vjen puna për publikimin e disa lajmeve me burime, të cilat në përgjithësi nuk janë pozitive në raport me qeverinë. Lajme që duhen konfirmuar. Mirëpo nëse kritika e z. Rama qëndron, ajo bie poshtë kur praktika dëshmon se edhe qeverisë i intereson deligjitimimi i medias. P.sh kryeministri kërkon si minimum që lajmi të jetë me dy burime, ose të ketë të përfshirë edhe reagimin e palës së përfolur apo akuzuar. Pra qeverisë.
Një fëmijë 4 vjeç mbahet 11 orë në komisariat(video)
Qeveria po bën shumë përpjekje për të përmirësuar imazhin e policisë së shtetit, apo për të rritur mundësinë e qytetarëve për të denoncuar, por sërish, rastet abuzive nuk sosin. Madje të tilla që shkojnë në kufij të njerëzores. Sot raportohet se në komisariatin e Pogradecit është mbajtur për 11 orë një fëmijë vetëm 4 vjeç. Ka qenë nëna që ka denoncuar këtë rast, që sipas saj ka sjellë edhe rëndimin e gjendjes së fëmijës e dërgimin e tij në spital. “Majlinda Leka shprehet se i biri ka qëndruar në komisariat pa ushqim dhe pa gjumë, e tani ajo e ka shtruar në polici.
Gjenden dy motrat e zhdukura Kajtazi
Larguar nga banesa në shenjë hakmarrjeje, dy motrat 18 dhe 14 vjeçe janë gjetur nga autoritetet policore në Vlorë. Arsyeja e largimit sipas pohimit të tyre, ishte se prindërit nuk i trajtonin mirë. Motrat rezultonin të zhdukura që prej 16 korrikut. Ato akuzohen për shkatërrim prone dhe vjedhje në bashkëpunim. Nga detajet e policisë bëhet e ditur se pasi kishin helmuar prindërit e tyre dhe motrën e madhe, vajzat i kishin vënë flakën shtëpisë dhe ishin larguar në këmbë natën, duke fjetur fillimisht në një hotel në Durrës, më 16 korrik.
