Lajme

“Një ligj që sjell falimentin e biznesit dhe korrupsionin e punonjësve të Tatimeve”

Postuar në 09 Tetor, 2015 15:52

Një ligj që rrezikon të falimentojë biznesin. Kështu e cilëson ligjin e ri për procedurat tatimore, Dhoma Amerikane e Tregëtisë, që përmes një deklarate ka përcjellë shqetësimin e biznesve e që përfaqësohen me këtë Dhomë. “Në të gjithë botën gjobat përcaktohen si një përqindje e caktuar mbi nivelin e xhiros apo totalit të taksave të paguara, që do të thotë se një biznes me xhiro vjetore 8 milion lekë nuk mund të gjobitet 10 milion lekë, sepse shkakton falimentin e menjëhershëm të biznesit.

PD: Fituesi i tenderit të OSHEE-së, u shpall i tillë edhe pse kishte ofrtë me 740 milionë lekë më shumë

Postuar në 09 Tetor, 2015 15:39

Partia Demokratike vijon të mbajë në vëmendje akuzat për tenderin e rikonstruksionit të godinës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas deklaratës që ka lexuar sot zëdhënësja Orjela Nebijaj, OSHEE-ja ka rritur fondin limit të tenderit për një ditues të paracaktuar, që është klient i Edi Ramës, kryeministrit. Sipas PD-së, prova për këtë është fakti se ofertuesi i dytë, ka dhënë një shumë prej 3.8 miliardë lekë, ku përfshinte shërbimet dhe fitimin.

Ambasadorja Vlahutin: Reforma në drejtësi duhet të bëhet, e panegociueshme

Postuar në 09 Tetor, 2015 15:06

Ambasadorja Romana Vlahutin ka bërë të qartë se Reforma në Drejtësi është thelbësore dhe kusht i panegociueshëm për Integrimin e vendit. Ambasadorja e Bashkimit Europian gjatë një vizite në Korçë deklaroi se po përpiqemi shumë t'i shpejgojmë politikës se parësore janë interesat kombëtare. “Në mënyrë absolute që po, sigurisht. Ju e dini që  kemi tashmë ato që quhen 5 prioritete kyçe. Tre prej tyre kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, apo shtetin e së drejtës, reforma në gjyqësor, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit.

Dixhitalizohet Dorëshkrimi i Elbasanit

Postuar në 09 Tetor, 2015 14:59

Robert Elsie njofton në faqen e tij, se Dorëshkrimi i Elbasanit – “teksti i hershëm shqip i dorëshkrimit të ungjijve (biblike) të Elbasanit (viti 1761) nga Gregori i Durrësit, shkruar në një alfabet të posaçëm, ndodhet tani në internet në një version të modernizuar”! Dixhitalizimi është shoqëruar edhe me transliterim dhe përkthim anglisht. Dorëshkrimi konsiderohet si vepra më e vjetër e letërsisë ortodokse shqiptare. Në të është vënë në punë një alfabet i veçantë, me parimin një grafemë për një fonemë. Ka 59 faqe , ku përfshihen përkthime biblike.

Fillon teatri: “Shqipëria doli me nder dhe faqebardhë nga testi i vështirë i nderit kombëtar”

Postuar në 09 Tetor, 2015 14:00

Pasndeshja me Serbinë është rimarrë si argument për të theksuar sjelljen qytetare të tofozëve. “Humbën në fushën e lojës, por jashtë fushës së lojës i kemi befasuar të gjithë të tjerët me nivelin e lartë të dinjitetit dhe qytetarisë, madje kemi befasuar edhe kundërshtarët. Nëse në fushën e lojës nuk arritëm të mbajmë dot pikën e artë që na çonte në Francë, mbajtja e lartë e nivelit të kulturës sportive i ka dhënë tri pikë të arta Shqipërisë si vend dhe si popull. Për 94 minuta nuk është dëgjuar asnjë kor racist, nuk është sulmuar asnjë asnjë lojtar serb.

“Pas “Crown Agents”, vijnë gjeorgjianët e “Reformatics””, shkruan “Monitor”

Postuar në 09 Tetor, 2015 13:32

Kjo qeveria nuk e mendon dot aktivitetin e saj pa u këshilluar nga diksuh që vjen nga jashtë. Sikurse nuk po mendon dot rregullimin e një sektori, sidomos në sferën e shërbimeve, pa futur në lojë nocionin e konçesionit. Saga e çudirave në doganat shqiptare vazhdon edhe pas ikjes së Crown Agents. “Monitor” shkruan se rinovimi i kontratës e ka çuar qeverinë shqiptare në Gjeorgji ku “i është drejtuar për “ndihmë” kompanisë gjeorgjiane të konsulencës, të drejtuar nga ish kryeministri, Nika Gilauri”.

Thellohet krisja PS-LSI, mazhoranca përçahet edhe në Përmet

Postuar në 09 Tetor, 2015 13:24

Në Tiranë flitet për një paqe mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, por duket se në bazë nuk duket e njëjta gjë. Pas Shkodrës, Dibrës dhe Prrenjasit, edhe në Përmet shënohet një tjetër precedent për ndarje të votave të PS-së me LSI-në. Zgjedhja e sekretarit për Këshillin e Qarkut ka bashkuar votat e socialistëve me të demokratëve. Kandidati socialist, Veli Mehmeti ka fituar me 14 vota pro, dhe tetë kundër të LSI-së. Vetëm një javë më parë në Prrenjas, ka qenë LSI që ka bashkuar votat me PD-në për të bllokuar kandidaturën e PS-së për sekretarin e këshillit.

Lajm shokues për Serbinë, BE i kërkon njohje të drejtëpërdrejtë të Kosovës

Postuar në 09 Tetor, 2015 10:06

Në raportin e saj “lajmi.net” shkruan se Serbia të mërkurën në Bruksel ka marrë një lajm shokues. BE i ka kërkuar asaj njohje të drejtëpërdrejtë të Kosovës. Gazeta serbe “Novosti” shkruan sot, se teksti i projekt­platformës për Kapitullin 35, i cili të mërkurën në Bruksel i është dorëzuar Marko Gjuricit, Shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka 49 pikë, shumica e të cilave nuk janë neutrale ndaj statusit, por çojnë në njohjen e drejtpërdrejt të pavarësisë së Kosovës, transmeton “lajmi.net”.

0:2/Serbia merr fitore të pastër në Elbasan(foto)

Postuar në 08 Tetor, 2015 22:47

Kolarov dhe Llajiç kanë mbyllur ndeshjen me Shqipëri - Serbi, e vlefshme për Europianin, në katër minutat e fundit të saj. Madje në shtesë. Ekipi serb ka marrë kështu një fitore të pastër në Elbasan Arena kundër Shqipërisë, në një nseshje ku përfaqësuesja jonë u paraqit shumë dobët. Në stilin e lojës tradicionale të mbrojtjes me heqje topi, me boshllëqe në mesfushë, pa energji dhe fantazi për të ndërtuar aksione, kombëtarja shqiptare ka lëshuar veten në fund. Dy golat e serbëve erdhën edhe si rezultat i formës më të mirë fizike.

Më në fund edhe kryeministri u zbërthye për CEZ-in. Pas marrjes – vesh me aleatin...

Postuar në 08 Tetor, 2015 19:33

Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në Parlament për aferën e CEZ-it. Ka folur gjatë dhe me detaje, ka sqaruar dinamikën e marrëdhënies së CEZ-it me qeverinë shqiptare dhe me kompanitë e mbledhjes së borxheve. Ka sqaruar shqiptarët se afera fsheh pazaret e Sali Berishës, që qëndron sipas tij edhe pas vendimit të ERE-s, në vitin 2010, që uli çmimin e shitjes nga KESH drejt CEZ në 1,48 lekë. Kur vjen puna për hetimin ndërkombëtar, Edi Rama, ka përcjellë besimin që ka fituar te sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme