Lajme
Analiza e Blushit: Edi Rama, ky zbutës kombesh. U mburr me humbjen e kombëtares duke ulur të tjerët ( e plotë)
Duke marrë shkas nga konferenca e kryeministrit Rama një ditë pas ndeshjes me Serbinë dhe mesazhit që ai përcolli se pavarësisht humbjes në fushë, Shqipëria mori 3 pikë të arta për qytetarinë, deputeti Ben Blushi bën një analizë të këtij fjalimi të kryeministrit në gazetën Panorama. Blushi thotë se Edi Rama, u përpoq të nxjerrë merita personale në atë që ai e quajti humbje në fushë, por fitore jashtë saj.
Shkarkohet hartuesi i Marrëveshjes Detare me Shqipërinë
Qeveria greke i ka kërkuar dorëheqjen hartuesit të paktit detar me Shqipërinë, Dimitrios Paraskevopoulos, i cili njëkohësisht është edhe njëri përgjegjës për marrëdhëniet mes dy vendeve. Vendimi nuk ka lidhje direkte me paktin, por me një debat të brendshëm politik për mungesën e një vizioni në politikën e jashtme të Greqisë. Një burim nga diplomacia greke i tha “Top-Channel” se, dorëheqja i është kërkuar edhe numrit dy të kësaj drejtorie, zotit Spineli.
Klima e tmerrit përfshin biznesin, rritja e gjobave konsiderohet e frikshme nga ekspertët
Biznesi ndodhet në një klimë tmerri. Ky është konkluzioni i revistës “Monitor”, të cilin e ka mbrojtur dhe me një shkrim të zgjeruar. Sipas “Monitor” rritja e tejskajshme e gjobave në ndryshimet për procedurat konsiderohet e frikshme nga sipërmarrësit dhe ekspertët, teksa bizneset tremben se ajo do të shtojë abuzimet nga tatimorët Të frikshme, drastike, shkatërruese, të paimagjinueshme, shtypëse, diktatoriale, prishje e balancave të një vendi e deri te falimente me pasoja të rënda sociale afatshkurtër dhe ekonomike në afatin e mesëm, që mund të dëmtonin zhvillimin e vendit.
Ndahet nga jeta aktori Lazër Vlashi
Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare aktori Lazër Vlashi. Vlashi u lind në Durrës më 15 shtator 1919 dhe ka intepretuar rreth 80 role në Teatrin Popullor, mes të cilave te “Revizori”, “Otello”, “Orët e Kremlinit” dhe “Besa e Madhe”. I njohur për rolin e tij të Kuestorit në filmin “Debatik”, Vlashi ka aktruar edhe në kinema në filamt: “Tana”, “Detyrë e Posaçme”, “Toka Jonë” e “Njësiti Guerril”.
"Besojeni apo jo, Donald Trump ka të drejtë për Lindjen e Mesme"
Më falni. Unë pajtohem me Donald Trump.
Një kompani shqiptare e gatshme për thirrjet e NATO-s. Kodheli: Nuk i njohim kufijtë e rinj të Ukrainës
Shqipëria do të angazhohet edhe ushtarakisht në operacionet luftarake të NATO-s me një kompani ushtarake që do të jetë e gatshme për t’u përfshirë në misionet e aleancës. Këtë e bëri të ditur ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nga ministerial i NATO-s që po mbahet në Bruksel.
Vuçiç lojtarëve: Me fitoren në Elbasan gëzuat Serbinë, Kosovën e Metohinë
Fitorja e serbëve është parë jo vetëm si një ndeshje futbolli, por si një revansh politik dhe patriotik ndaj Shqipërisë. Kryeministri Vuçiç takoi ekipin serb pas mbërritjes në Beograd, ku dhe i uroi për shpirtin që treguan në “Elbasan Arena” duke gëzuar jo vetëm Serbinë, por edhe Kosovën e Metohinë.
Hapja e dosjeve të Sigurimit nis me pedagogët e Universitetit të Tiranës. Nuk përfshihen pedagogët e universiteteve private
Pedagogët e Universitetit të Tiranës do të kontrollohen nëse kanë qenë apo jo pjesë, ose bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. “Profesorët qe rezultojnë me dosje, do te humbin vendin e punës qe mbajnë sot ne fakultete. Nisma është marre nga rektori Dhori Kule ku si model per aplikimin e kësaj procedure ka Gjermaninë. Ende nuk dihet se si do te pritet ky vendim nga pedagoget e Universitetit te Tiranës. Një pjese e tyre kane refuzuar te komentojnë para kamerës. Por a ka sot pedagoge qe i kane shërbyer sigurimit te shtetit?
