Lajme
Video/Arabi Saudite, vret pesë persona duke u falur
Një person ka vrarë të paktën pesë veta dhe ka plagosur pesë të tjerë në një qendër arsimore shiitësh në lindje të Arabisë Saudite. Vrasësi është vrarë nga policia saudite dhe mendohet se i përket Shtetit Islamik
Videolajm/Kryeministri 23 vjet më parë...
Edi Rama në një ekspozitë në Gjermani në vitin 1992. Larg formatit të intelektualit shqiptar të kohës, këtu Rama të jep përshtypjen e një gjermanolindori që simpatizon Solidarnosin dhe ka marrë pjesë në rrëzimin e Murit të Berlinit. Xhaketa në sup me gjasë një gjest reflektiv ndrojtjeje, por edhe mesazh se nuk është aty si njeri i ngeshëm.
PD angazhohet për çështjen rome
Deputetja e PD-së Albana Vokshi, përmes një letre të hapur drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj kërkon anullimin e vendimit për shpërnguljen me dhunë të 44 familjeve të komunitetin rom e egjiptian nga zona e Parkut Kombëtar në Tiranë. Deputetja Vokshi, e cila është dhe kryetarje e Komisionit Parlamentar për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, e konsideron shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut, faktin që sipas saj, “dhjetra familje rome po dëbohen me forcë nga Liqeni Artificial, pas një urdhëri të Kryetarit të Bashkisë Tiranë”.
Parlamenti britanik/Ekspozitë topless e femrave të prekura nga kanceri i gjirit
Femrat që preken nga kanceri i gjirit përballen edhe me një problem tjetër: humbjen e një pjese të gjoksit, që simbolizon feminilitetin. Dhe kanceri i gjirit është një sëmundje që mund të identifikohet shpejt përmes testeve të ndryshme. Nevojitet pak sensibilizim. Në Britaninë e Madhe një nismë origjinale ndoshta ndihmon në këtë drejtim: një ekspozitë me fotografitë e 50 femrave të prekura dhe operuara për shkak të kësaj sëmundjeje, është hapur në sallën e Parlamentit.
Reagon Kisha Orthodhokse e Shqipërisë: Kryeministrin e kanë keqinformuar
Kisha Orthodhokse Autoqefale ka reaguar sot ndaj disa deklaratave të kryeministrit Edi Rama në interpelancën e djeshme me Vangjel Dulen. KOASH hedh poshtë si të pavërteta pretendimet e kryeministrit se në dy vitet e fundit nuk është restauruar prej saj asnjë kishë.
Mandati i Arben Ndokës dhe Mark Frrokut, PD-ja kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve
Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, lidhur mme konstatimin e përfundimit të mandatit të deputetit për Mark Frrokun dhe Arben Ndokën. Arben Ristani shkruan se kjo çështje duhet të zgjidhet pasi siç është konstatuar asë fundmi zotërinjtë në fjalë, de facto vijojnë të jenë deputetë. “Sot, edhe pse i dorëhequr, Arben Ndoka, i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për favorizim prostitucioni dhe rrëmbim personi, vijon ende të jetë deputet.
Qeveria në sulm për të mbrojtur marrëveshjen me CEZ: "Shpëtuam nga Vaterloja financiare në Arbitrazh"
Çështja CEZ po rezulton patatja e nxehtë e qeverisë. Në hapjen e saj perceptimi kryesor, madje edhe akuza publike, u adresua ndaj Ilir Metës. U diskutua një manovër për mbledhje borxhesh, kurse sot, në rrugë zyrtare flitet për qindra milionë euro dëm të shkaktuara me një firmë te vetme. Marrëveshja e Mirëkuptimit mes qeverisë aktuale dhe CEZ është vënë nën akuzë zyrtare nga institucione të shtetit shqiptar, duke kaluar praktikisht në hetim penal nga organet e akuzës në Shqipëri.
Nuk kanë të mbaruar viktimat e valës migratore drejt Europës(foto+18)
Viktimat e valës migratore drejt Europës ngjan se nuk mbarojnë. Dje një varkë drejtuar në Lesvos të Greqisë është mbytur pas përplajes me një anije të Rojës Bregdetare, si pasojë e detit të keq. U shpëtuan 31 persona, por 7 mbetën të vdekur. Fotot e mëposhtme sjellin pamjet e aksidentit dhe janë realizuar për “reuters” nga fotografi George Moutafis.
Videolajm/Mos vallë edhe policët duhet të mësojnë të komunikojnë?
Dixhitalizohet fototeka "Marubi"
Emri i Bernardina Marubit, shfaqet sërish këtë herë jo si vajza që qëndisi flamurin me një shqiponjë dykrenore me dy flatra më 1913-n (flamur që gjendet sot tek arbëreshët e Italisë), por bri fotove bardhezi që për vite me radhë kanë qenë diku në një kënd të fototekës së madhe të Marubëve. Vajza e Kel Marubit, u rrit duke ndjekur lojën e aparatit fotografik të të atit, duke parë sesi në studion e vogël, merrnin jetë negativa filmash.