Lajme
E pafalshme që Shqipëria nuk ka Bursë, e kanë vende në luftë si Iraku e Palestina
Aksionet e qeverisë kundër informalitetit në ekonomi kanë sjellë në vëmendje edhe një debat që ndoshta është krucial për ekonominë dhe tregun e kapitalit. Hapjen e një burse ku mund të kuotohen aksionet jo vetëm të kapitali shtetëror, por dhe atij privat. Ky është dhe një nga shqetësimet që përcjell ish-drejtori i Bursës së Tiranës, Elvin Meka sipas të cilit është absurde që Shqipëria funksionon pa bursë, ndërkohë që këtë institucion e kanë vende në luftë si Iraku e Palestina.
Debati i plotë me “Kryeministrin e Jugut". Pse shpërthyen kundër Koços, deputetët Ruçi, Leskaj, Toçi e Tahiri
Mediat kanë zbardhur debatin e së shtunës në mbledhjen e kordinarorëve socialistë për qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës ku deputetë socialistë shpërthyen në kritika kundër Koço Kokëdhimës. Shkak u bë kërkesa e këtij të fundit për të shtyrë Kongresin e programuar në Janar sipas vendimit të Asamblesë Socialiste. Ndonëse pro këtij propozimi ishte dhe kryeministri Rama siç u vërtetua në mbledhjen e një dite më parë të kreut të qeverisë me grupin e punës për zgjedhjet.
Debati
Kokdhima: Të shtyhet Kongresi i Janarit, nuk del koha për zgjedhjet në PS.
Raporti/ Papunësia ka njohur rritje
Kompania financiare ndërkombëtare "Standard&Poor’s" ka dhënë notën B/B me parshikim pozitiv për financat e Shqipërisë në vlerësimin e saj periodik më të fundit. Ajo që është pozitive është fakti se rritja ekonomike parashikohet të jetë gjithmonë e në rritje për vitet në vijim. Ndërkaq, për sa i përket nivelit të papunësisë, deri në vitin 2018 ai parashikohet të jetë në ulje, por gjithmonë duke qenë më i lartë se në vitin 2012 (kështu vit pas viti duke filluar nga 2015).
Rritja ekonomike
Shqipëria ka dështuar
Fatos Lubonja ka deklaruar në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se Shqipëria është një shtet i dështuar. Kjo është edhe arsyeja e ikjes në masë të shqiptarëve, dukuri kjo që sipas tij po shoqërohet me mesazhin e keq se edhe ata që rrinë as që angazhohen. “Shqipërinë po e braktisin edhe të shkolluarit edhe të pashkolluarit, po ikin me shpejtësi nga atdheu edhe krahu fizik i punës edhe të diturit.
Deputetët e jugut dhe Ruçi, sulm Kokëdhimës. Rama luan me “shtyrje mbledhjesh”
Takimi i sotëm në PS me koordinatorët e 6 rajoneve dhe grupin organizativ për zgjedhjet në parti, ku do të shqyrtohej kërkesa e deputetit Koço Kokëdhima të shtunën e kaluar për shtyrjen e Kongresit të partisë, është shtyrë nga kryetari Edi Rama. Arsyeja, sipas Shqiptarja.com, është pikërisht një përplasje e madhe që ka ndodhur të shtunën, mes Kokëdhimës dhe disa deputetëve të tjerë, përfshirë Gramoz Ruçin.
Hotele si në përralla. 9 projekte luksi që përurohen së shpejti
Këto janë projektet e 9 hoteleve luksozë që mendohen të ndërtohen në disa vende. Me sa shihet teknologjia dhe mbipopullimi, po sjell një prirje të re për atë që quhet luks.
Avionët rusë godasin gjeneralin e trupave rebele anti-Asad
Sulmet ruse në provincën siriane të Latakias kanë vrarë një komandant të rebelëve anti-Asad dhe katër luftëtarë të tjerë. Sulmet e së hënës në mbrëmje shënuan goditjen e tretë që avionët rusë shënjestrojnë Divizionin e Parë Bregdetar, siç quhet grupi rebel. Ky grup është një ndër formacionet që kanë marrë ndihmë amerikane përfshirë edhe raketa antitank, dhe lufton nën ombrellën e Ushtrisë së Lirë Siriane. Sipas Reuters, një zëdhënës i tij konfirmoi vdekjen e shefit të shtabit gjeneral Basil Zamo, ish kapiten në ushtrinë qeveritare.
Edhe Lindsay Lohan: “Në 2020-ën mund të kandidoj për presidente e SHBA”
Pas Kanye West edhe Lindsay Lohan mendon që të kandidojë për në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes rrjeteve sociale ku thotë: “Në 2020-ën mund të kandidoj për presidencialet. Gjëja e parë që do bëja si presidente do merrja në kujdes fëmijët që buajnë anembanë botës”. Ide fisnike. Lohan ka pamje për politikë dhe natyrisht që Hollyëood është një pedan jo i keq për të kaluar në gardhin e vendimmarrësve.
Belluci: Divat e vërteta janë Fëmijët
Monica Belluci ndodhet në Romë me rastin e Festës së Kinemasë. Ajo ka marrë pjesë në një film së fundmi: “Ville-Marie di Guy Édoin” dhe ka disa sekuenca që debatohen. Por kur vjen puna te Belluci një gjë diskutohet mbi të gjitha: bukuria dhe pamja e saj. Mirëpo ja se çfarë thotë aktorja italiane që është e famshme sidomos për pamjen: “Ndiheni divë siç ju përshkruajnë? “Për mua divat e vërteta, yjet, janë fëmijët, sepse ata shkëlqejnë dhe ndriçojnë si yjet, janë gjithë dritë”. Mesa duket bukuria nuk mjafton. E megjithatë Belluci mbetet Belluci, me shumë 'Malenë' brenda
