Lajme
“Ke marrë 1 mijë e 500 euro për një vend në Këshillat Bashkiakë”
“Ke marrë 1 mijë e 500 euro për një vend në Këshillat Bashkiakë”.Kështu citohet t’I ketë thënë deputeti Astrit Veliaj të deleguarit të Partisë Demokratike në Berat, Fatbardh Kadilli. Në analizën e degës lokale të kësaj partie, ku ishin të pranishëm edhe deputetët, Spaho, Bozdo e Genc Pollo ka patur akuza të drejtëpërdrejta për sekretarin e burimeve njerëzore në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadilli për rryshfet me përzgjedhjen e anëtarëve për Këshillat Bashkiakë.
Tjetër zbulim i rëndësishëm arkeologjik në Greqi
Pasuritë arkeologjike në Greqi duket se nuk shterojnë. Pas Amfipolis ku mendohet se është varrosur Hefestion, në Pallatin e Nestorit në Peleoponez është zbuluar një varr i një ushtari “me rëndësi”. Mediat raportojnë se ka qenë një grup arkeologësh amerikanë të universitetit të Cincinatit ata që kanë zbuluar varrin 3500 vjeçar ku ndodhet skeleti bashkë me një shpatë broxni si dhe materiale të çmuara. Ministria greke e Kulturës thotë se ky është zbulimi më i rëndësishëm në 65 vitet e fundit në Greqinë kontinentale.
A u hapën 150 mijë vende pune në 2 vjet? BB konstaton rritje të papunësisë për të rinjtë në 2015
300 mijë vendet e punës në 4 vjet është objektivi i shpallur i mazhorancës për këtë mandat. Kanë kaluar dy vjet dhe Shqipëria ka njohur një valë të madhe emigrimi drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Qeveria prezanton rreth 90 mijë vende pune të hapura dhe të formalizuara në gjysmën e mandatit të saj, por Banka Botërore vlerëson se papunësia tek të rinjtë është rritur me të paktën 1 për qind në vitin 2015.
Haxhinasto sqaron popullin: Tenderin e hekurudhës e fitoi djali i Leskajt, por ishte e vetmja ofertë
Partia Demokratike denoncoi sot dhënien me konçesion për 25 vjet të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë djalit të Valentina Leskajt me një vlerë tenderimi 200 mln dollarë. Ministria e Transporteve nuk sheh asgjë të paligjshme në këtë konçesion dhe ka sqaruar për shqiptarët pse këtë konçesion e fitoi djali i deputetes së Partisë Socialiste.
Sqarimi:
"Rusia është në Siri për mbrojtjen e interesave kombëtare kundër terrorizmit"
Rusia ka vendosur të informojë edhe publikun shqiptar për arsyet dhe ecurinë e operacioneve ushtarake në Siri. Përveë lajmërimit në murin e ambasadës, sot ambasadori rus në Tiranë, Alexander Karpushin, i ka dhënë një intervistë "Top-Channel", ku ka theksuar se operacionet janë në përputhje me parimet e të drejtave ndërkombëtare. Më poshtë materiali ashtu siç përcillet nga TCH:
Video/Tërmeti i sotshëm në Azi - 7.5 ballë
Një tërmet 7.5 ballë Rihter goditi sot Azinë Qendrore dhe u ndje në Pakistan, Indi dhe Afganistan. N137 Afganistan kanë humbur jetën 60 persona, kurse në dy vendet e tjera raportohen vetëm të plagosur. Epiqendra ishte në Hindu Kush.
Rilindja sjell impulset e reja - jo në qeveri, por në Parlament
Arben Ndoka ikën dhe në vend të tij vjen Eduart Ndocaj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dërgoi sot Parlamentit emrin e tij si zëvendësues i Ndokës, që dorëzoi mandatin më 7 shtator të këtij viti përmes një letre publike. Vendimi në KQZ e bën edhe më qesharake situatën pasi ai u mor me 4 vota pro dhe 3 kundër. Nuk dihet se pse është kundërshtuar nga 3 anëtarë marrja e mandatit nga Ndocaj, kur formalisht atij i takon. Sipas listës së PS-së në qarkun Lezhë, mandati i takonte Ndrec Dedajt, po ky i fundit nuk pranoi të japë dorëheqjen si kryebashkiak i Mirditës.
Të jetosh në Arktik. Vetëm dhe i shkëputur plotësisht nga epoka e hi-tech(foto)
Jeton një orë larg me helikopter nga qyteti më i afërt në rrethin e Arktikut. Slava Korotki, meteorolog jeton i shkëputur tërësisht nga bota në Khodovarikha në veri të Rusisë. “The Guardian” e cilëson njeriu më i shkëputur nga jeta njerëzore në Tokë. Fotografitë janë të Evgenia Arbugaeva që është rritur në Arktik:
Studimi: Mishi i përpunuar dhe mishi i kuq, rrisin rrezikun e prekjes nga kanceri. Por jo të gjithë shkencëtarët bien dakord
Mishi i përpunuar dhe me gjasë edhe mishi i kuq përbëjnë rrezik për t’u prekur nga kanceri. Pas gati 2 milionë vjetësh(koha e deritanishme për ekzistencën e njeriut) konsumi, kur jetëgjatësia është rritur më shumë se asnjëherë tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon zbulimin “shqetësues”. Bëhet fjalë jo vetëm për sallamrat, por edhe për mishin e kuq. Për mishin e përpunuar ekspozimi lidhet me elementët shtesë që hidhen, që janë gati 1000 e që dyshohet se kanë përmbajtje kancerogjene.
Raporti i OKB-së: 39% e femrave shqiptare nuk përfitojnë pension
Një raport i Kombeve të Bashkuara që trajton Progresin e Femrave për vitet 2015-2016 zbardh një fakt të rëndësishëm për Shqipërinë. Ky fakt ka të bëjë me trajtimin me pension që i vendos femrat shqiptare në pozicion të diskriminuar, për shkak edhe të pjesëmarrjes së tyre më të ulët se burrat në tregun e punës. “Hendeku mes gjinive në përfitimin e pensionit ekziston edhe në vendin tonë, ku sipas të dhënave të raportit, 39 % e grave shqiptare nuk përfitojnë pension.
