Lajme
SHBA monitoron procesin e reformës zgjedhore
Shtetet e Bashkuara angazhohen për mbikëqyrjen e procesit të reformës zgjedhore. Ambasadori Amerikan, Donald Lu ka folur sot në tryezën e thirrur nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë për reformën zgjedhore. Pasi falënderoi Bashën, Ramën dhe Metën që ishin prezentë në këtë tryeze, Lu foli për zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Ndryshe nga kryeministri, Lu vlerësoi punën e vëzhguesve vullnetarë, ndërsa tha se në këto zgjedhje kishte kandidatë të inkriminuar, militantë dhe gangsterë që u munduan ta prishnin procesin.
8 milionë euro detyrime të prapambetura nga qeveria në 2015
Teksa Komisioni Europian vëren se qeveria ka performuar dobët me mbledhjen e të ardhurave nga TVSH dhe Akciza akumulimi i gati 8 milionë euro detyrime të prapambetura deri në fund të tetorit 2015 ka angazhuar qeverinë që të forcojë më tej kontrollin mbi zinxhirin e disbursimit të fondeve buxhetore.
Monitor thotë se sipas një udhëzimit të fundit të Ministrisë së Financave për zbatimin e buxhetit 2016, do të ushtrohen kontrolle financiare paraprake shtesë në procesin e menaxhimit të fondeve publike.
Kumbaro: U kam dhënë fund qokave në Ministrinë e Kulturës, artisti Edi Rama nuk i financon ekspozitat me lekët e shtetit
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro i njeh vets meritën se u ka dhënë fund qokave në Ministrinë e Kulturës. "Unë sapo kam marrë detyrën i kam dhënë fund një historie qokash, siç kanë qenë çmimet vjetore të letërsisë, aq sa edhe kur ka patur libra me vlerë kritika është tretur, sepse e kanë dominuar llafet e historitë e fshatit të madh, ku për fat të keq jetojmë. Ndaj unë i reduktova nga dhjetë çmime në dy të tillë, me juri krejt të pavaruar nga Ministria e Kulturës.
Intervista e Sytarit: Neglizhimi i udhëheqësve fetarë nuk është largpamësi, "Kurbanët" e rremë në dëm të vendit
Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari ka folur në një intervistë të gjatë për portalin tesheshi.com ku ka komentuar situatën ekonomike, politike dhe atë të besimit në vend. Sytari është shprehur se ka një politikë që synon ta mbajë shoqërinë të varfër për ta shkëputur atë nga besimi dhe feja.
Skenar i thjeshtë kundër Assadit në Siri: Miliarda dollarë nga sauditët dhe trajnim nga CIA për rebelët
Një shkrim i para tri ditëve në gazetën amerikane “New York Times” provon atë që përflitej prej kohësh për krizën siriane. Shërbimi sekret amerikan, CIA, ka bashkëpunuar me sauditët për të stërvitur dhe pajisur me armë e logjistikë rebelët sirianë që luftonin kundër regjimit të Bashar Al Assad. Situata bëhet e sikletshme po të kujtojmë se disa muaj më parë, Presidenti amerikan Barack Obama, deklaronte se konflikti mes shitëve dhe sunitëve është kryesori në botë.
Dëshmia e parë e plotë e eksperimentit të hipotermisë në Dachau
Një dëshmi e re ka dalë në dritë nga terrori nazist në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një i mbijetuar nga kampi i Dachaut, ka depozituar në vitin 1951 një dëshmi të jetës së vet në kampe, ku përfshihen eksperimente të tilla si hipotermia terminale dhe infektimi i qëllimshëm me malarie. Personi quhet Reinz Reimer, i cili përveç Dachaut ka qenë edhe në Mauthausen dhe dëshmia e tij u zbulua së fundmi në Arkivën e Qendrës Sioniste në Jeruzalem. Reimer konsiderohet një ndër të rrallët që iu nënshtrua eksperimenteve të hipotermisë dhe mbijetoi.
KE: Shqipëria ka punuar keq në mbledhjen e të ardhurave. Faktorë kyç: TVSH-ja dhe akciza
Raporti tremujor i Komisionit Europian për zhvillimin ekonomik në vendet kandidate ka konstatuar pika të dobëta. Të dhëna negative raportohen edhe në tregues si të ardhurat dhe shpenzimet. “Raporti vëren se mungesa u shkaktua kryesisht nga të ardhurat më të ulëta se sa priteshin nga TVSH-ja (3.8% nën plan) dhe akcizës (10.2% më pak). Megjithatë, shkalla në të cilën nuk janë realizuar shpenzimet ka qenë edhe më e madhe më me 7.9%”, raporotn “Monitor”.
Adriatik Llalla, një pengesë që provon domosdoshmërinë e “tërmetit” në Prokurori
Lajmi i sotshëm është se Adriatik Llalla, që ushtron detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ka rezerva për draftin e propozuar në kuadër të reformës në Drejtësi. Llalla ndodhet në Kroaci, ku duket se ka bërë disa vlerësime për ndërhyrjen që bëhet në organin e akuzës, të cilat nuk i pëlqejnë. “Siç theksohet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, paketa kushtetuese parashikon një këshill me një shumicë të brishtë prokurorësh, që do të drejtohet nga një person jashtë sistemit; e për këtë arsye Adriatik Llalla ka rezerva për draftin.
Krisje e thellë brenda PS-së. Rishfaqet Ben Blushi me nekrologjinë e Rilindjes. Një zgjidhje, ndryshimet në qeveri
Një protestë e zhvilluar para Partisë Socialiste nga disa anëyarë të saj po zbulohet si një lloj intrige që synon të parandalojë zhvillimet e afërta në Kongresin e saj. Asnjë prej zërave “të njohur” nuk kanë folur, përveç disidentit të fjalës, deputetit Ben Blushi. “PS është në një moment kritik. Koalicioni nuk është stabël, ekonomia është keq, papunësia është rritur. Ai është i vetmi kryetar partie në botë që ka një mandat 7-vjeçar. Po shkon drejt një mandati të përjetshëm. Edhe në kohën e PPSH, mandatet ishin të kufizuara. Nuk ka ardhur koha që ta japim PS-në me koncesion.