Lajme
Një shpikës nga Rusia pretendon se ka një zgjidhje për aksidentet ajrore
Një shpikës nga Rusia, Vladimir Tatarenko, pretendon se ka gjetur zgjidhje për aksidentet tragjike ajrore. Zgjidhja sipas tij realizohet me shkëputjen e kabinës nga trupi i avionit, aty ku ndodhen pasagjerët dhe mandej, parashutimin e tij. Më poshtë video demonstrative:
Llalla i bie shkurt: ISIS ne Lazarat fantazi e mediave, mos neglizhoni doganat dhe hashashin që mbillet në Gjirokastër
Në një fjalë të shkurtër gjatë analizës së punës në Prokurorinë e Gjirokastër, kryeprokurori Adriatik LLalla i quajti fantazi të mediave publikimet për lidhje të kultivuesve te drogës në Lazarat me ISIS. “Në asnjë rast, nga hetimet e prokurorisë nuk kanë rezultuar që këta persona të jenë përfshirë në vepra të tjera penale të lidhura me terrorizmin, siç u pretendua fillimisht në disa agjenci mediatike periferike shqiptare, nga të cilat kanë marrë indicjen më pas edhe disa media ndërkombëtare.
Për Europën flet vetëm Gjermania. Donald Tusk: “Ka vetëm dy muaj kohë. Shengen drejt kolapsit”
Europa ndodhet në prag të një krize që rrezikon zhbërjen e një prej arritjeve kryesore të saj: lëvizjen e lirë brenda hapësirës Shengen. “Deutsche Welle” citon Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, të jetë shprehur se “ka vetëm dy muaj kohë për të vënë gjëray në kontroll”. Përndryshe, mosmenaxhimi i krizës së refugjatëve do të sillte kolapsin e udhëtimit pa pasaportë në Shengen. Po kështu Tusk sheh rrezik edhe përrpjektin europian në tërësi, nëse kufijtë e jashtëm të unionit nuk do të arrijnë të menaxhohen.
Partneritet publik privat për sistemin teknologjik të TVSH-së
Ministri e Financave njoftoi sot dhënien e një shërbimi të ri me koncesion, që synon të përmiresojë mbledhjen e TVSH-së. Gjatë një takimi informal me gazetarët ministri i Financave Shkëlqim Cani ka deklaruar se TVSH do të mblidhet nga kompani private. Pritet që së shpejti të shpallet tender ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë. Ministri Cani ka theksuar se ky vendim vjen si partneritet publik-privat dhe se qëllimi është mbledhja e më shumë të ardhurave.
“Unë kam një ëndërr” sipas modelit Erion Veliaj
Gjatë fjalës së tij në konferencën e donatorëve “Smart City, Go Tirana”, kreu i bashksië së Tiranës, Erion Veliaj duke iu referuar projekteve që ai ka për ta transformuar qytetin, deklaroi se bashkia ka nevojë për ndihmë në sektorin e transportit publik që sipas tij, të realizojë ëndrrën që edhe të pasurit të hipin në autobusë.
Norvegjia dëbon në Rusi 60 emigrantë sirianë
Autoritetet norvegjeze dëbuan në Rusi, 60 emigrantët e parë sirianë, të cilët kishin mbërritur në Norvegji, vjeshtën e vitit të kaluar. Sipas vendimit të qeverisë së Oslos, që u mor nëntorin e vitit të kaluar, janë 5500 azilkërkues që do të kthehen mbrapsht në Rusi.Vendimi u kritikua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sepse bie ndesh me Konventat për Refugjatët.
Prokuroria kërkon dosjet e tri konçesioneve të Beqajt
Njësia Task-Forcë e Prokurorisë kërkoi dje zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë dosjet e tri koncesioneve të dhëna nga ky institucion, me vlerë të përgjithshme 306 milionë dollarë.Objekt i hetimi janë koncesioni I Check up-it falas me vlerë rreth 120 milionë euro, sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale në spitalet e vendit, me vlerë 100 milionë dollarë dhe koncesioni i shërbimit të hemodializës, me vlerë 86 milionë dollarë.
Prototipi i udhëtimit me hiperloop, testohet këtë vit në Las Vegas
Fjala është për një tunel hekurudhë ku mjeti lëviz me shpejtësi rreth 1000 km/orë dhe me konsum energjetik minimal.
40% e shkollave të Tiranës nuk kanë ngrohje
Përveç rikonstruksionit të disa shkollave nga Bashkia e Tiranës në fillim të vitit shkollor, që solli probleme me procesin mësimor, ngrohja po shfaqet si problem tjetër jo i vogël. “Top-Channel” raporton se nga një vëzhgim i kryer rezulton se 40% e shkollave të Tiranës nuk kanë ngrohje, çka ka sjellë reduktim të orëve të mësimit. “Më shumë se 40% e shkollave publike në kryeqytet nuk kanë sistem ngrohjeje, duke bërë që procesi mësimor të zhvillohet në kushte të vështira. Në vitin 2013, për kthimin e kaldajave nga djegie me naftë në kaldaja me pellet, do të punonte Drejtoria Nr.