Lajme

Efektiviteti i Pfizer, vetëm 6 muaj. Izraeli mendon Pasaportën e Gjelbër vetëm pas dozës së tretë

Postuar në 25 Gusht, 2021 18:41

Është arma më e mirë kundër koronavirusit. Kështu dëgjojmë të na thuhet për vaksinën të cilën po përpiqen të na e imponojnë, të na e shndërrojnë në një lejekalimi, autorizim për të bërë pjesë te normalët. 

Mirëpo tani që është e qartë se propagandimi i vaksinës si zgjidhje definitve nuk përputhet me realitetin, në skenë ka dalë opsioni i dozës së tretë. Në krye sërish Izraeli që madje ka njoftuar se nuk do të njohë pasaportën e gjelbër për ata që nuk kanë marrë dozën e tretë.

Drejtuesi i Pfizer: Varianti rezistent ndaj vaksinës do të shfaqet

Postuar në 25 Gusht, 2021 15:51

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka pranuar se së shpejti duhet pritur një variant rezistent i Sars-CoV-2 ndaj vaksinës së zhvilluar nga kompania e drejtuar prej tij.

Çdo herë që një variant shfaqet në botë, shkencëtarët tanë merren me të…Ata po kërkojnë nëse ky variant mund t’i shpëtojë mbrojtjes së vaksinës sonë apo jo. Ne nuk kemi identifikuar ende një të tillë, por besojmë se një ditë, një prej tyre do të shfaqet

SHBA/Rritje e ndjeshme e të infektuarve mes të vaksinuarve plotësisht

Postuar në 25 Gusht, 2021 12:19

Nga maji deri më 25 korrik të këtij viti, 25% e të infektuarve në Los Angeles të SHBA, kanë qenë persona të vaksinuar plotësisht kundër CoVid-19.

30 vjet më pas, bebja në cover e albumit "Nevermind" padit grupin "Nirvana"

Postuar në 25 Gusht, 2021 12:06

Ka mënyra e mënyra për të bërë para. Një ndër më pa kosto është procedimi gjyqësor për shkelje të supozuara të drejtash. Konkretisht, një 30 vjeçar i quajtur Spencer Elden ka vendosur të padisë grupin e njohur të rokut, “Nirvana” për përdorimin e paautorizuar të imazhit të tij si kopertinë e albumit “Nevermind”. Asokohe, Elden ishte vetëm 4 muajsh dhe ai paraqitet në ujë, i zhveshur duke qëndruar para një kartëmonedhe të lidhur me fillo peshikimi.

Samsung njofton planin 206 miliardë dollarë për investime në 3 vitet e ardhshme

Postuar në 24 Gusht, 2021 11:22

Grupi “Samsung” do të investojë 206 miliardë dollarë në tri vitet e ardhshme në sektorin e biofarmaceutikës, inteligjencës artificiale, gjysmëpërçuesve dhe robotikës.

Lufta nuk ka mbaruar

Postuar në 23 Gusht, 2021 22:35

 

Një fund që pritej për shkak të gabimeve të shumta. Kështu e quan tërheqjen e turpshme amerikane nga Afganistani, ish-këshilltari i Sigurisë i Presidentit amerikan, Trump, gjenerali H.R. McMaster. Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” ai thekson se lufta nuk ka mbaruar dhe se herët apo vonë, bota do të merret sërish me Talibanin. 

***
 

E Zotit dhe e mikut? Mos gënje or taj! Shtëpia e shqiptarit është e Shaban Memisë ose Artan Lames

Postuar në 23 Gusht, 2021 18:41

Ka thënë Kryeministri Edi Rama sot për Spray News

Është një kod nderi që na obligon të jemi mikpritës. Një kod, sipas të cilit shtëpia e secilit shqiptar i përket Zotit dhe mysafirit

Tani, e para: ka njeri që beson se z. Rama ka ndonjë kod nderi?

Ta ndash shoqërinë në mes

Postuar në 23 Gusht, 2021 16:26

Shoqëria nuk mund të presë dhe përmbi të gjitha nuk mund të mbetet peng i perceptimeve të tilla. Nesër padite, ne do të procedojmë me njoftimin e masave dhe rregullimeve që do të sigurojnë funksionimin e plotë të jetës publike, në hapësirat private dhe publike në të cilat do të vihen re grumbullime

Asnjë shtyrje afati për largimin e amerikanëve, ose do të ketë pasoja

Postuar në 23 Gusht, 2021 15:41

Talebanët kanë paralajmëruar sot për pasoja nëse SHBA nuk përmbush zotimin e vet për tërheqjen e trupave ushtarake nga Afganistani deri më 31 gusht të këtij viti. Një zëdhënës i lëvizjes ka folur për Sky News ku është shprehur se afati përbën vijën e kuqe.

Presidenti Biden njoftoi se më 31 gusht ata do të tërheqin të gjitha forcat ushtarake. Kështu që nëse ata e zgjasin këtë do të thotë se ata po zgjasin pushtimin ndërkohë që nuk ka nevojë

Spanja vetëofrohet si pikë hyrëse për afganët që do strehohen në Europë

Postuar në 21 Gusht, 2021 22:06

Spanja është vetëofruar për t’u bërë pika hyrëse e afganëve që ikin nga regjimi i talebanëve. Më pas ata do të shpërndahen në vende të tjera të BE-së, nën premtimin dhe presionin e Gjermanisë për të marrë pjesë në procesin e evakuuimit. Të enjten një avion me 36 afganë në bord zbriti në Madrid, duke hapur rrugën për një korridor kalimi. 

Spanja është porti hyrës. Ne i presim ata për pak ditë dhe nga këtu do të shpërndahen në vende të ndryshme të BE-së

Pages

Subscribe to RSS - Lajme