Lajme
Po ikën tranzicioni pa një spiun dhe një të korruptuar të arrestuar
Media të ndryshme raportojnë sot se prokurorët gjermanë kanë arrestuar një qytetar rus që punonte në një universitet gjerman i cili akuzohet se punonte për shërbimet ruse të inteligjencës.
SHBA drejt shitjes së avionëve F -35 Greqisë
Dy senatorë amerikanë, anëtarë të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat, kryetari Bob Menendez dhe Marco Rubio, kanë propozuar shitjen e avionëve F-35 Greqisë.
Raportime për dezertimin në SHBA të shefit të kundëspiunazhit kinez
Media të ndryshme raportojnë për disa informacione sipas të cilave zv. ministri kinez për Sigurimin Shtetëror, Dong Jingwei, ka dezertuar drejt SHBA. Ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar nga asnjë prej shteteve në fjalë, mediat kanë referuar deklarimet e një ish-zyratri të Ministrisë kineze të Jashtme, dr. Han Lianchao, aktualisht aktivist në pro-demokracisë në Perëndim, sipas të cilit, Jingwei ka lënë Kinën.
Non grata dhe "po vjen shtatori" - festa e socialistëve intelektualë
Tema e Berishës non grata dhe të tjerëve pas tij, duket të jetë si buka e darkës së fundit për socialistët intelektualë të Shqipërisë. Sepse të tillë ka ende, intelektualë socialistë Jo. Dhe kjo meriton vëmendje. Alfred Peza, një socialist intelektual, shkruan sot një opinion që është thashethemuar më parë nga të tjerë: Lulzim Bashës i është kërkuar nga amerikanët që të pastrojë partinë nga Sali Berisha.
Parlamenti i Malit të Zi miraton rezolutën për njohjen e Genocidit në Srebrenicë
Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar një rezolutë përmes së cilës njeh ngjarjen e Srebrenicës si Gneocid. Vetë titullimi: “Rezolutë mbi Genocidin në Srebrenicë” dëshmon për qëndrimin e shtetit të vogël ballkanik mbi një ngjarje që ka provokuar debate të gjata mbi një ndër episodet më tragjike të luftës së Bosnjes.
Përmes këtij dokumenti, Parlamenti i Malit të Zi:
Dënon fuqimisht genocidin në Srebrenicë;
Nuk do të votoj!
Ish-presindenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad ka deklaruar se nuk do të votojë në zgjedhjet e përgjithshme duke shtuar se procesi do të gjenerojë një qeveri pa mandat popullor.
Nuk do të votoj. Dhe arsyeja kryesore është se po dëshmoj se një pjesë e madhe e njerëzve janë lënë mënjanë. Një qeveri e dobët po vjen në pushtet. Dhe një qeveri e dobët do të dobësojë situatën në Iran; situatën e brendshme dhe marrëdhëniet tona me botën
Ministria e Infrastrukturës zhvillon tendera për "udhëtim në kohë"
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hap tenderin për bileta avioni me itinerar Bari-Milan-Vjenë-Tiranë. Por ajo që të bie në sy në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik, ku është publikuar njoftimi, është fakti se tenderi më parë mbyllet sesa hapet. Sipas njoftimit, kompanitë e fluturimit që do t’u mundësojnë zyrtarëve të kësaj ministrie udhëtimin me avion jashtë vendit, duhet ta paraqesin ofertën pas mesnatës së datës 17 qershor 2021.
Kodi i burimit të World Wide Web del në ankand si artefakt dixhital
Ndryshe nga Mark Zuckerberg ose Jeff Bezos, Tim Berners-Lee ka vendosur të heqë dorë nga milionat që mund të kishte fituar nga shpikja e tij. Berners-Lee është babai i World Wide Web, njeriu që më shumë se tridhjetë vjet më parë shkroi kodin e burimit të browser-it të parë në laboratorët e CERN-it në Gjenevë. Kjo do t’u jepte njerëzve internetin, që më pas do të krijonte botën virtuale. Kodi burimor i uebit është në ankand në formën e një NFT*, një status që i jep të drejtat e të qenit një artefakt dixhital.
200 vjet nga Revolucioni Grek: Dështoi apo pati sukses projekti i shtetit-komb?*
Mark Mazower, historian i njohur i Columbia University, thotë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se 200 vjetori i Revolucionit Grek është një mundësi që të shihet pas dhe me një perspektivë më të thellë për atë që ndodh rreth nesh. Përtej debateve të ndryshme, pika më e rëndësishme e reflektimit është nëse projekti i shtetit-komb në Ballkan, dështoi apo pati sukses?
Kundërpeshë Amerikës, Macron shpalos ambicien europiane në teknologji
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka një objektiv në “luftën” me gjigantët e teknologjisë. Macron thotë se deri në vitin 2030, Europa duhet të ketë 10 kompani të tilla me vlerë 100 miliardë €.