Lajme

Izrael, Bibi del jashtë loje

Postuar në 03 Qershor, 2021 16:10

Kundërshtarët politikë të kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu, kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një qeverie të re të qendrës së majtë, duke i dhënë fund një drejtimi 12 vjeçar të ekzekutivit nga Bibi. Yair Lapid, politikani i qendrës, i cili vjen nga një familje hebreje nga Novi Sadi, ka njoftuar të mërkurën në mbrëmje, kur ishte edhe afati i fundit, arritjen e marrëveshjes politike, por ka shprehur frikën se Netanyahu mund të zvarrisë dorëzimin e pushtetit.

OBSh: Nuk ka një variant vietnamez të CoVid-19

Postuar në 03 Qershor, 2021 15:18

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përjashtuar mundësinë që varianti i CoVid-19 që po qarkullon në Vietnam, të jetë një hibrid mes variantit indian dhe atij britanik.

Nuk ka një hibrid të ri në Vietnam në këtë moment, bazuar në përkufizimet e OBSh-së

është shprehur përfaqësuesi i OBSH-së në Vietnam, Kidong Park.

Ligji nis poshtë Nesh. Mbretëresha Elisabeth ndaloi punësimin e emigrantëve me ngjyrë në oborrin e vet

Postuar në 03 Qershor, 2021 02:40

Gazeta britanike “The Guardian” publikonte dje disa dokumente sipas të cilave oborri mbretëror në Britaninë e Madhe ka përjashtuar emigrantët me ngjyrë dhe të huaj nga shërbimi klerikal në mjediset monarkike të paktën deri në fund të viteve ’60. Po kështu, dokumentet zbulojnë se Buckingham Palace negocioi klauz

Shkencëtarët izraelitë fitojnë betejën me plakjen

Postuar në 02 Qershor, 2021 18:04

Studiuesit në Izrael kanë testuar me sukses ngadalësimin e procesit të plakjes. Eksperimenti është kryer me minjtë laboratorikë dhe ka ndezur shpresat për të njëjtin sukses edhe te njerëzit.

“Sekreti” është proteina SIRT6 - e cila "kontrollon shkallën e plakjes së shëndetshme", por zakonisht reduktohet me avancimin e moshës.

Opozitarizëm skenik

Postuar në 02 Qershor, 2021 17:48

Lulzim Basha ka nisur të flasë shumë. Madje ai po refuzon të ndalet. Njeriu që di të heshtë me ditë edhe kur në media shpërthejnë skandale, njeriu që e ka virtyt origjinal dredhjen e muhabetit si i thonë, ka vendosur të mos ndalë së foluri. Qytet më qytet, fshat më fshat e degë partie më degë. Sipas z. Basha ne po jetojmë nën një regjim, regjimin Rama-Doshi, i cili është në pikëpamje leksikore një tretësirë e reduktuar për arsye misterioze, e regjimit Rama-Doshi-Rakipi. Çfarë thotë z.

Video e ndjesës së Giovanni Bruscas

Postuar në 02 Qershor, 2021 14:15

Kërkoj ndjesë, falje, të gjithë familjarëve të viktimave të cilëve u kam provokuar kaq shumë dhimbje”.

Isaac Herzog zgjidhet president i Izraelit

Postuar në 02 Qershor, 2021 13:28

Isaac Herzog është zgjedhur presidenti i Izraelit. Parlamenti i vendit, Knesset, ka votuar pro Herzog, që pason në detyrë Reuven Rivlin që lë detyrën muajin tjetër pas shtatë viteve në detyrë. Herzog është një politikan veteran që rrjedh nga një familje e njohur i cili ka drejtuar dikur Partinë e Punës që ishte rivali kryesor i Beniamin Netanyahut në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Mandati i Artan Dulakut penalizon Shoqatën e Ndërtuesve në kërkesën për 3% e ndërtimit për strehim social

Postuar në 01 Qershor, 2021 18:24

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar me një vendim të datës 28 prill 2021 kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve që kërkonte shfuqizimin e nenit 19 të ligjit 22/2018 “Për strehimin social”. Neni në fjalë parashikon se:

Macron tërhiqet edhe një herë

Postuar në 31 Maj, 2021 01:29

Në Mali ka ndodhur një grusht shteti që është i dyti brenda vitit. Sipas raportimeve mediatike të ndryshme, radikalët islamikë, kanë burgosur presidentin e përkohshëm të vendit, Bah Ndaw dhe kryeministrin Moctar Ouane, të cilëve u janë hequr edhe të drejtat ekzekutive. Grushti i shtetit është denoncuar nga Bashkimi Europian, që në fakt e ka denoncimin si natyrë të dytë, ndërkohë që Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore ka pezulluar Malin nga institucionet e veta pasi kërkoi konsultime me liderin e Juntës, kolonelin Assimi Goita.

Turqia përkujton 568 vjetorin e pushtimit të Konstandinopojës

Postuar në 30 Maj, 2021 14:11

Turqia ka celebruar dje 568 vjetorin e pushtimit të Konstandinopojës, sot Stambolli. Presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan  ka përcjell një mesazh në tuiter përmes të cilit ka cilësuar se pushtimi i Konstandinopojës është një nga:

fitoret më të lavdishme të historisë sonë

Ai ka referuar Profetin Muhamed që parashikoi marrjen e Konstandinopojës dhe që cilësonte komandantin që do ta korrte atë arritje si ndër më të mirët.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme