Lajme
Mediat serbe: 10 vende do të tërheqin njohjen për Kosovën
Mediat serbe raportojnë sot se Beogradi zyrtar ka marrë garanci të forta se 10 vende do të tërheqin njohjen e tyre për Kosovën. Lajmi është shpërndarë nga gazeta “Politika” sipas të cilës vendet që kryesisht do të tërheqin njohjen janë nga Azia dhe Afrika.
Gazeta në fjalë citon një përfaqësues të Qendrës për Stabilitet Social, Predrag Rajiç sipas të cilit shkak për tërheqjen e njohjeve është kryesisht vendimi i Prishtinës zyrtare për zhvendosjen e ambasadës së vet në Jeruzalem.
Kreu i inteligjencës ruse: CIA ndër më të mirat, krahas nesh
SHBA dhe Rusia kanë agjencitë më të forta dhe autoritare të inteligjencës. Shefi i Shërbimit Rus të Inteligjencës, Sergei Naryshkin, e bëri këtë deklaratë sot në një intervistë, të cilës i referohet agjencia Tass.
Raporti: Shteti duhet të mbajë përgjegjësi për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia
Qeveria e Maltës duhet të mbajë përgjegjësi për krijimin e një atmosfere pandëshkueshmërie që kontribuoi në vrasjen e gazetares Daphne Caruzana Galizia. Përfundimi vjen nga një raport i një hetimi të pavarur që nisi në dhjetor të vitit 2019 i cili është publikuar nga kryeministri maltez, Robert Abela.
Qielli i bardhë i guroreve të Dimalit
Fabrikat e guroreve vazhdojnë të jenë shqetësimi kryesor i banorëve të Fshatit Konizbaltë në Bashkinë e Dimalit. Ata janë të detyruar të jetojnë mes pluhurit dhe tymit që lëshojnë guroret e shtrira në faqen e malit.
Për të shmangur nivelin e ndotjes në ajër, subjektet duhet të vendosin në punë filtrat mbrojtës, mirëpo banorët shprehen se subjektet nuk i respektojnë rregullat e punës, ndaj dhe zhurmat e shkaktuara nga guroret dhe ndotja e ajrit është e lartë.
Ndotja është shumë e keqe. Një tronditje në gurore lart dhe ne mund të na thyhen edhe gotat në shtëpi.
Fasada e anti-korrupsionit
Petro Koçi duket se ka nisur së fundmi një kryqëzatë kundër korrupsionit në vend. Mesa duket z. Koçi beson te betejat e vogla që bëjnë gjëra të mëdha dhe pagëzoi goditjen e vet me akuzat ndaj Bashkisë Fier dhe vazhdon së fundmi me sulme ndaj Kadastrës së Artan Lames. Ose Artan Lames së Kadastrës. Pak a shumë z.
Britani e Madhe/Gjykata pezullon projektin e tunelit nën Stonehenge
Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur të pezullojë ndërtimin e një tuneli 3.2 km nën sitin e njohur arkeologjik të Stonehenge.
Vaksinim i detyrueshëm? Pfizer njofton zhvillimin e dy medikamenteve antivirale për CoVid-19
Kompania Pfizer njoftonte dy ditë më parë se është duke testuar me sukses dy medikamente antivirale që kanë dhënë rezultate shumë të mira për trajtimin e pacientëve të prekur nga CoVid-19. Sipas kompanisë që ka aktualisht në treg vaksinën më të kërkuar kundër CoVid-19, nëse medikamntet kalojnë fazën e mbetur të testimit dhe miratohen:
BaBoLeaks dhe SPAK
Korriku nuk mbeti pa lajme. Këto ditë të fundit të tij në mediat sociale ka shpërthyer një kapilar debati që ngjan të jetë zgjatim i një arterieje të vjetër që nuk pëson asnjëherë sklerozë. Një gazetar i mediave të Carlo Bollinos, shkruan në profilin e vet në Facebook, se Anila Basha, drejtuese e një portali dhe aksionere e shqiptarja.com ka marrë para publike. Sipas zotërisë, Basha paguhet 250 dollarë për një shkrim nga Albpetrol.
Luksemburgu gjobit me 887 milionë $ Amazon
Plot 887 milionë dollarë është gjoba që Luksemburgu i ka vënë gjigantit të shitjeve online, Amazon. Vendi me popullsi më të vogël se Tirana e ka kapur “mat” kompaninë e tregtisë online te zbatimi i Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), në zbatim në BE që nga 25 maji 2018.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania e Jeff Bezos.
Armët europiane provokuan zhvendosjen e të paktën 1.1 milionë njerëzve
Eksportet e armëve të prodhuara në Europë kanë provokuar zhvendosjen e të paktën 1.1 milionë njerëzve. Kjo gjetje raportohet nga Instituti Transnacional në Hollandë që ka çmuar se shifra është minimale në raport me realitetin.