Lajme

Legalizohen 35 xhami në qarkun e Durrësit, "dhurata" e qeverisë përkon me vitin e zgjedhjeve

Postuar në 12 Shtator, 2016 22:18

Qeveria zgjodhi një ditë simbolike si ajo e Kurban Bajramit për të legalizuar 35 xhami në Qarkun e Durrësit. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni e shoqëruar nga drejtori i ALUIZNI në Durrës, Flamur Gjuzi, kryebashkiaku Vangjush Dako dhe deputetë të qarkut, i dorëzuan lejet e legalizimit myftiut të Durrësit.

Një qeveri e inkriminuar që fiton me zgjedhje dhe një opozitë e reduktuar në selinë e saj

Postuar në 12 Shtator, 2016 20:54

Kandidati i Partisë Demokratike në zgjedhjet për pushtetin vendor në Dibër, Sherefedin Shehu, ka humbur përballë rivalit Muharrem Rama. Rezultati zyrtar dhe njohja e tij janë tashmë formalitete.

Humbja i shkon sa kandidatit dhe fushatës së tij, aq edhe PD-së me opozitën. Sepse duhet thënë që humbja nuk diskriminon në kësi rastesh, siç bën fitorja. Në humbje je i humbur dhe duhet ose ta pranosh e të nisësh reflektimin, ose të vazhdosh qorrazi me një politikë e qëndrim që thjesht trashin guackën ku po mbyllet opozita.

Pas KIC 8462852 të “megastrukturës aliene”, identifikohet një yll i dytë edhe më misterioz

Postuar në 12 Shtator, 2016 20:32

KIC 8462852, ky është emri i yllit që bëri lajm vitin e kaluar. Vëzhguesit shohin prej tij pulsime të çregullta dhe një reduktim në ndriçim prej 20% në një shekull, diçka që nuk gjen ende shpjegim për shkakun. Të gjitha teoritë e hedhura, si një planet që pengon dritën, një re gjigande pluhuri, një përqendrim kometash, apo edhe një megastrukturë aliene, nuk kënaqin të gjitha dilemat.

Cameron largohet edhe si deputet: “Nuk dua të jem diversion për Theresa May”. Të kujtojmë rastin “Berisha” dhe partitë private në Shqipëri

Postuar në 12 Shtator, 2016 17:53

David Cameron, ish-kryeministri konservator britanik ka deklaruar se tërheqjen si anëatr i Parlamentit. Ai ka sqaruar se kjo lëvizje bëhet për të mos u bërë shkak për diversion ndaj kryeministres Theresa May, që mori detyrën pas largimit të Cameron. Ky i fundit u largua nga detyra për shkak të rezultateve të referendumit për qëndrimin në Bashkimin Europian.

Vendimi është cilësuar prej tij si pjesë e “politikës moderne”, duke theksuar kështu se ambiciet e 49 vjeçarit nuk duhen bërë pengesë për rrugën e kryeministres dhe të partisë. As edhe peshë për ta.

Trump: Shpresoj që Clinton të bëhet mirë dhe të kthehet në betejë

Postuar në 12 Shtator, 2016 16:11

Shëndeti i Hillary Clinton është tashmë çështje e ditës në fushatën presidenciale amerikane. Rivali i saj direkt, Donald Trump, ka folur për këtë temë në “Fox&Friends” dhe ka dhënë një përgjigje diplomatike:

“Diçka ka, por unë shpresoj që ajo të bëhet mirë dhe të kthehet dhe të shihemi me të në debat”, tha Trump.

Ai e ka akuzuar Clintonin javë më parë se ka fshehur probleme shëndetësore, akuza për të cilat u stigmatizua. Koha i dha të drejtë, por kësaj radhe Trump ka zgjedhur të jetë më njerëzor.

Elon Musk bën thirrje për ndihmë për të zbuluar shkakun e shpërthimit të Falcon 9 më 1 shtator

Postuar në 12 Shtator, 2016 14:57

Elon Musk po bën thirrje për ndihmën e gjithkujt për të shpjeguar dhe hetuar shkakun e shpërthimit të raketës Falcon 9 që shpërtheu më 1 shtator gjatë një testi. Miliarderi që është një nga financuesit më të mëdhenj të projekteve për të ardhmen, shkruajti një status në Twiter përmes të cilit kërkoi ndihmë:

“Nëse keni audio, foto apo video të anomalisë sonë të javës së shkuar, ju lutem dërgojini te report@spacex.com. Materiali mund të jetë i dobishëm për hetimin”, shkruan Musk.

Assad zgjedh xhaminë rebele për t'u falur për Bajram

Postuar në 12 Shtator, 2016 14:31

Presidenti sirian, Bashar al - Assad ka zgjedhur xhaminë e qytetit Daraya për t'u falur me rastin e Bajramit. Qyteti është simbol i rebelimit, por Assad ka deklaruar se vizita e tij është një mesazh ndaj atyre që nga jashtë vendit komplotojnë kundër modelit sirian të bashkëjetesës. Vizita vjen edhe si një mesazh aprovues ndaj marrëveshjes ruso-amerikano për armëpushimin.

Muajin që vjen hapet tenderi për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, vlera 81.5 milionë euro

Postuar në 12 Shtator, 2016 13:55

Muajin që vjen pritet të hapet tenderi për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, i cili parashikon një investim 81.5 milionë euro për realizimin e projektit. BERZH pritet te financoje mbi 40% te saj, ndersa e gjitha vlera eshte hua qe do te paguhet nga qeveria shqiptare raporton Abc Neës
Per fazen e ndertimit pritet te angazhohen gati 1400 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa ne fazën e operimit, numri do të arrijë në rreth 2,200 punonjës.

Refuzon t'i japë dorën kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu

Postuar në 12 Shtator, 2016 12:36

Tunahan Kuzu, anëtar i parlamentit holandez, themelues i partisë multietnmike, Denk, ka refuzuar t'i japë dorën kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu, gjatë një vizite të këtij të fundit në Hagë. Kuzu, i lindur në Turqi, ka dalë më vonë në një konferencë për shtyp me disa fotografi, përmes së cilave ka treguar abuzimin e ushtrisë izraelite ndaj palestinezëve. ky sipas tij ka qenë edhe shkaku i refuzimit për të dhënë dorën.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme