Lajme

FMN, dorë të lirë qeverisë të shtrëngojë lakun e taksave

Postuar në 10 Shtator, 2016 17:15

Ndryshe nga opozita apo faktorë të tjerë në vend Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se ekonomia e vendit po rimëkëmbet.  Në raportin e fundit mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare Fondi Monetar Ndërkombëtar nënvizon se ekonomia është në linjë me parashikimet dhe se financat publike të vendit kanë nisur të përmirësohen. Sipas FMN “Rritja ekonomike po përshpejtohet, ndërsa borxhi publik ka filluar të ulet nga piku i vitit 2015”.

Bashkia e Korçës përplaset me Mitopolinë, projekton ndërtimin e zyrave në pronën e Kishës

Postuar në 10 Shtator, 2016 13:52

Projekti i bashkisë së Korçës për ta kthyer biblioteken Thimi Mitko në ambjente ku do të zhvendosen disa shërbime të bashkisë ka sjellë në vëmendje çështjen e pronave të komuniteteve fetare. Me argumentin se ky projekt ndryshon destinacionin e bibliotekës Mitropolia i ështën i drejtuar me një kërkesë këshillit bashkiak duke i kërkuar që me këtë terrior i njohur nga ligji si pronë e Kishës Ortodokse të ringrihet kisha e Shën Gjergjit. Mitropoliti i Korçës, Imzot Johani,thotë se biblioteka duhet t'i kthehet Kishës.

Transferohet në Shqipëri gjithë grupi i muxhahedinëve, elozhe qeverisë shqiptare për gatishmërinë

Postuar në 10 Shtator, 2016 12:48

Marrëveshja për strehimin e muxhahedinëve iranianë është padiskutim karta më e fortë e stabilitetit për qeverinë, e cila negocioi më shumë për veten sesa për një perspektivë më afatgjatë të raporteve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Një grup prej 280 personash është nisur dje nga kampi Liria në Irak drejt Shqipërisë, duke e çuar në 3200 numrin total të muxhahedinëve në vendin tonë.

Valixhja diplomatike e LSI, Partneri më i ri i Uashingtonit i bleu vizitat në SHBA

Postuar në 10 Shtator, 2016 11:23

Vizitat e Ilir Metës në SHBA dhe Edmond Panaritit janë blerë nga LSI për 123 mijë dollarë. Të dhënat e siguruara nga BIRN nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, tregojnë se vetëm gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2016, partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpenzuar 123, 761 USD në favor të kompanisë amerikane të lobimit Global Security and Innovative Strategies, GSIS.

Miku Erdogan rikthen në skenë Turkish Stream, projekti me Rusinë rivalizon TAP

Postuar në 10 Shtator, 2016 10:56

Kthesa në marrëdhëniet ruso-turke duket se do të ndryshojë edhe gjeopolitikën në raport me Ballkanin dhe Europën Juglindore. Takimi Putin -Erdogan gushtin e kaluar riktheu në axhendën e dy vendeve projektin e gazsjellësit Turkish Stream, i cili parashikohet të furnizojë me gaz Europën Jugore përmes Turqisë, Greqisë dhe Italisë. Këto tri vende janë të përfshira edhe në projektin e gazsjellësit TAP, ku merr pjesë edhe Shqipëria.

Luftë informative përpara samitit izraelito – palestinez të organizuar nga Moska. Abbas, agjent i KGB-së?

Postuar në 10 Shtator, 2016 09:49

Mahmoud Abbas, kreu i Autoritetit Palestinez, ka qenë një spiun i shërbimit sekret sovjetik, KGB, i rekrutuar në vitet ’80 në Damask të Sirisë. Pretendimi vjen nga dy kërkues izraelitë, Isabella Ginor dhe Gideon Remez të Universitetit Hebraik në Jeruzalem, sipas të cilëve emri i Abbas, rezulton i asociuar me nofkën “Krotov” në dosjet e arkivit të Vasili Mitrokhin, ish-zyrtari i Arkivës së KGB-së që kaloi në perëndim në vitin 1992 bashkë me një sasi dokumentesh që ai pretendon se i ka kopjuar nga origjinali.

Beogradi zyrtar: Nuk mbështesim referendumin për shkëputje të Republikës Srpska

Postuar në 10 Shtator, 2016 08:54

Beogradi zyrtar ka deklaruar një pozicion neutral në dukje ndaj referendumit në Republikën Srpska, parashikuar për t’u mbajtur në vitin 2018. Njoftimet zyrtare mbi një takim në Beograd të kryeministrit serb, Aleksander Vuçiç me presidentin e RS-së, Milorad Dodik, përcjellin këtë qëndrim të Serbisë rreth nismës së marrë nga serbët e Bosnje Hercegovinës.

Shpërthim meteori mbi Qipro

Postuar në 09 Shtator, 2016 23:50

Njeriu në rënie të lirë - fotografia më e famshme e 11 shtatorit

Postuar në 09 Shtator, 2016 23:43

"Është një foto e qetë, pa gjak, pa të shtëna", thotë fotografi Richard Drew, i cili sjell në video ato momente tragjike.

Grimca nga fushata në Dibër. Flet deputeti Sadri Abazi

Postuar në 09 Shtator, 2016 20:24

Pages

Subscribe to RSS - Lajme