Lajme

Hashashi "merr pashaportizimin" edhe në Tiranë

Postuar në 03 Shtator, 2016 15:06

Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot mbjelljen e hashashit në Larushk pranë Rinsit. Sipas tij janë 50 000 rrënjë që ruhen nga kreuni bashkisë Krujë, Artur Bushi.

Edhe Republika e Ajatollahëve preket nga korrupsioni

Postuar në 03 Shtator, 2016 13:18
Në mediat iraniane janë shtuar shumë raportet për rastet e korrupsionit. Të mërkurën është raportuar që një drejtues i fondit të financave në ministrinë e Arsimit së bashku me gruan dhe fëmijët e tij është arrestuar. Komisioni i sunduar nga deputetët konservatorë për luftimin e korrupsionit ka kumtuar se bëhet fjalë për përvetësimin e rreth 200 milionë euro.
 

Tensioneve serbo-kroate u shtohet edhe një histori spiunazhi

Postuar në 02 Shtator, 2016 22:15

Tensionet mes Serbisë dhe Kroacisë kanë arritur një tjetër moment kritik, pasi Agjencia Serbe e Informacionit dhe Sigurisë ka arrestuar një qytetar me shtetësi serbe dhe kroate, i cili akuzohet për spiunazh për favor të Zagrebit zyrtar.

“B92” referon ndërkohë një portal kroat, “index.hr”, sipas të cilit, personi në fjalë ka jetuar deri në vitet ’90 në Kroaci e mandej është zhvendosur në Serbi.

Berisha: "Qeveria kineze ka nisur hetim për rrugën e Arbrit"

Postuar në 02 Shtator, 2016 21:57

Ish- kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot gjatë një prononcimi për gazetarët se qeveria kineze po heton praktikën e ndjekur për rrugën e Arbrit, ku u përfshi edhe Exim Bank, bankë investimesh shtetërore në vendin aziatik.

Ka vdekur apo jo presidenti uzbek, Islam Karimov?

Postuar në 02 Shtator, 2016 19:20

Burime qeveritare flasin për gjendje kritike, por burime diplomatike thonë se Karimov ka ndërruar jetë.

Nxjerrja e kartëmonedhave nga tregu, Prokuroria nis hetimin ndaj Bankës së Shqipërisë

Postuar në 02 Shtator, 2016 18:02

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për nxjerrjen e kartëmonedhave nga tregu do të jetë bazë për hetim penal nga Prokuroria e Përgjithshme. “Vizion Plus” raporton sot se Prokuroria ka marrë një kallëzim nga KLSH dhe pritet që të marrë në pyetje drejtuesit e Bankës së Shqipërisë në vitet 2010-2014.

Akademia e Shkencave - kryeministrit: Kritikat drejtoja vetes dhe programit që premtove për shkencën

Postuar në 02 Shtator, 2016 17:49

Këshilli Ekzekutiv i Akademisë së Shkencave i është përgjigjur me një letër kritikave të kryeministrit, i cili një ditë më parë apeloi për reformim dhe e cilësoi sjelljen dhe situatën e Akademisë si absurde. Këshilli i kujton kryeministrit se nuk është bërë thuajse asgjë për programin e premtuar për shkencën. Më poshtë letra:

Vdekjet në Sharrë nuk janë njësoj...

Postuar në 02 Shtator, 2016 15:08

Vdekja e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës është prej ditësh në qendër të vëmendjes së mediave, por edhe politikës. Arditi 17 vjeçar vdiq aksidentalisht për të zbuluar me fatkeqësinë e tij një dukuri të errët ku përfshihet edhe Bashkia e Tiranës. Punën në të zezë me lejen e autoriteteve shtetërore, nën hundën e tyre për fitim dhe llogari të kompanive private. Natyrisht askush nuk e ka dashur vdekjen e Gjoklajt; ajo është nga ato që qeveritë shqiptare i klasifikojnë si “aksidente”, me prapashtesa të tipit “teknologjike”.

Rriten çmimet për librat shkollorë dhe tekstet dixhitale (tabletat)

Postuar në 02 Shtator, 2016 14:57

Shpërndarja dhe shitja e librave mësimorë për arsimin parauniversitar, ishte programuar në datën 25 gusht, por në pikat e autorizuara të shitjes edhe pas 7 ditësh vijon të ketë probleme. Prindërit ankohen se nuk i gjejnë të plota paketat për secilën klasë, ndërkohë që shkaktarët për ngecjen e këtij procesi janë një pjesë e distributorëve a shtëpive botuese raporton "Shekulli".

Alibitë dhe dështimet që çuan në largimin e Haxhinastos

Postuar në 02 Shtator, 2016 13:09

Kryeministria konfirmoi edhe zyrtarisht largimin nga detyra të ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, me anë të një njoftimi të shkurtër ku, lëvizja në fjalë u prezantua si dorëheqje. Në tekstin e shkurtër të përcjellë nga zyra për shtyp e qeverisë thuhet se "Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot Kryeministrit dorëheqjen e tij nga detyra, për shkak të angazhimit të mëtejshëm në parti. Kryeministri e ka falenderuar ministrin e infrastrukturës e transporteve për punën e bërë në krye të dikasterit, kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë më të.".

Pages

Subscribe to RSS - Lajme