Lajme
Shpërthim meteori mbi Qipro
Njeriu në rënie të lirë - fotografia më e famshme e 11 shtatorit
"Është një foto e qetë, pa gjak, pa të shtëna", thotë fotografi Richard Drew, i cili sjell në video ato momente tragjike.
Grimca nga fushata në Dibër. Flet deputeti Sadri Abazi
Hetim oligopolit në sigurime. Rrezikohet gjobë deri në 2% të xhiros
Kompanitë e sigurimit aktualisht po hetohen nga ekspertë të Autoritet të Konkurencës. Objekt i hetimit do të jenë tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm motorrik, që u rritën me 25 % në gusht të këtij viti. Autoriteti i Konurencës nisi hetimin menjëherë pas publikimit në media të ndryshimit të tarifave nga të gjitha kompanitë, në të njëtën kohë e me të njëtin çmim.
Dyshimi nëse ka marrëveshje të fshehtë dhe fiksim të çmimit është objekti i këtij hetimi. Nëse shkelje konstatohet, shoqëritë e sigurimeve rrezikojnë gjobë deri në 2 % të xhiros vjetore për seicilën prej tyre.
Pronarët sërish drejt Kushtetueses: Anuloni ligjin e pronave
Shoqata e Pronarëve kërkon për së dyti nga Gjykata Kushtetuese që të pezullojë zbatimin e ligjit të ri të pronave. Pasi kanë marrë një vendim të ndërmjetëm të Kushtetueses pronarët deklarojnë se si kanë shkuar punët tashmë nuk kuptohet më se kush e ka të drejtën e pronës.
"TemaTv"
Skandali i trukimeve, raporti i UEFA-s nxjerr edhe emrin e Ridvan Bodes
Skandali i trukimit të ndeshjeve të Skënderbeut i cili e la për 1 vit jashtë Ligës së Kampionëve ka marrë përmasa të tjera. UEFA ka publikuar së fundmi emra zyrtarësh të këtij klubi të cilët pas hetimeve të bëra kanë rezultuar të lidhur me kompanitë e basteve.
Edhe njëherë, Basha: Do hapim filialin universitar në Peshkopi...Dhe filiale të tjera
Situata që ndodhi me maturantët këtë vit dëshmon se askush nuk ka në mendje një zgjidhje apo vizion për atë që duhet bërë. Kryeministri mori në mbrojtje sistemin e krijuar, i cili ka krijuar pështjellim në rastin më të mirë dhe padrejtësi në rastin më të keq. Ministrja e Arsimit u rikonfirmua si një zyrtare e tepërt dhe pa asnjë aftësi përballë të cilës qëndrojnë mijëra maturantë.
Është e logjikshme që opozita të kapte momentin dhe ta shfrytëzojë atë. Nga Dibra, Lulëzim Basha ka premtuar atë që do të bëjë PD-ja.
Propozimi - ultimatum amerikan për Sirinë, Kremlini: “Përpjekje për të shmangur rënien e Halepit”
PHalepi po kthehet në pikë strategjike dhe përcaktues për të ardhmen e konfliktit në Siri. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “Sputnik” është përpjekur të sqarojë qëllimet amerikane dhe pozicionin rus mbi atë që quhet oferta e ShBA-së për vendosjen e armëpushimit në Siri.
Shkrimi është formalisht një replikë me një shkrim të publikuar na gazetën amerikane “The Washington Post”, por ai zbardh një pjesë të mirë të interesave që ndërthuren aktualisht në Siri.
Europa anti-islame: Italia deporton imamin që nuk betohet mbi Kushtetutë. Thirrja politike: “Një Gjermani për gjermanët”
Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar sot një hapësirë historisë së një 33 vjeçari maroken, Fagrouk Hmidane. Ky i fundit ka refuzuar që të betohet mbi Kushtetutën italiane për të marrë nënshtesinë dhe kaq ka mjaftuar që autoritetet ta largojnë nga vendi. Hmidane ishte në Itali që në vitin 1998 dhe iu bashkua të atit dhe vëllait që punonin në Treviso. Të integruar në jetën e qytetit, i vëllai inxhinier, edhe Fagrouk u shkollua në Institutin Teknik dhe nisi punë si elektriçist.
Kreu i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë: Nënë Tereza ishte vllahe
Vatikani kreu shenjtërimin për t’i dhënë një vend asaj që e sheh si misionaren e vet. Kurse në Ballkan ka nisur komedia për origjinën e Nënë Terezës. Nuk është vetëm politika që përflet vlera të kësaj natyre, por edh të ashtuquajturat Akademi Shkencash që janë me bollëk në rajonin tonë.
Kreu i Akademisë maqedonase Taki Fiti ka deklaruar se Nënë Tereza nuk është shqiptare, por një vllahe etnike e Maqedonisë.
Sipas Fiti, babai i Nënë Terezës, Nikola Bojadzi ishte një vllah etnik i Maqedonisë, kurse e ëma ishte e lindur në Shkup nga prindër të përzierë vllaho shqiptarë.
