Lajme

Në kularin e “shtetit”/Megagjoba për të ulur aksidentet, rrugë pa standarde sigurie që i paguajmë dy herë, tarifa të rritura sigurimi për shkak aksidentesh!!!

Postuar në 14 Shtator, 2016 15:19

Sot u shfaq para mediave ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Duke lënë pas skandalet e përgjimeve dhe të drogës që lulëzon, ministri që akuzohet se është ushtar i njerëzve të ndryshëm të botës së krimit, u kujtua për sigurinë e qytetarëve. Dhe për ta garantuar atë, Sajmir Tahiri nuk di të propozojë asgjë tjetër përveçse, të shtojë gjobat dhe të kërkojë një tender për kamerat, ky i fundit me probleme serioze në ruajtjen e privatësisë.

Ikën “Carrefour”, vjen “Spar”

Postuar në 14 Shtator, 2016 14:17

Supermarketet “Spar” do të jenë së shpejti prezente në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga “European Supermarket Magazine” sipas së cilës licenca është marrë nga grupi “Balfin”, i drejtuar nga biznesmeni Samir Mane.

Një libër për fundin e Jugosllavisë. Ish – presidenti Joviç: Serbët humbën gjithçka që krijuan në shekullin e 20 -të

Postuar në 14 Shtator, 2016 12:51

Media serbe “B92” i ka kushtuar sot një hapësirë një libri të ri që flet për historinë e afërt politike të serbëve në shtetin e përbashkët me sllavët e tjerë të jugut dhe popuj të tjerë. Libri ka për autor Borislav Joviç, ish-president i Jugosllavisë dhe titulli i tij jep mesazhin e qartë: “Si serbët humbën një shekull – fati tragjik i serbëve në shtetin e përbashkët”.

Bashkimi dixhital i Europës, Junker: Hapen 1.3 milionë vende pune dhe shtrirje e rrjetit 5 G brenda 10 vitesh

Postuar në 14 Shtator, 2016 12:43

Me shqetësimin se Bashkimi Europian po përballet me një krizë të ekzistencës së tij, Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker hapi sesioin e ri të Parlamentit Europian, në një epoke të re për Unionin pas daljes së Britanisë së Madhe nga blloku. Ai tha se shkëputja e Britanisë nuk kërcënon unitetin e Europës, por paralajmëroi se 12 muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë.

Mirënjohje për muxhahedinët!

Postuar në 14 Shtator, 2016 11:10

Shqipëria ka marrë mirënjohjen e Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhon Kerry për strehimin e muxhahedinëve. Në një konferencë në Uashington, Kerry foli për një traditë të shqiptarëve në pritjen e grupeve vulnerabël.

Importi i mbetjeve drejt finalizimit. Kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese Shalsi si zëdhënës i industrisë

Postuar në 14 Shtator, 2016 10:56

Importi i mbetjeve është tashmë në proces finalizimi. Ndonëse shumica në pushtet e bëri një ndër kauzat e veta këtë çështje kur ishte në opozitë, sot ajo po inicion projektligje të kundërta me qëndrimet e deridjeshme. Në një intervistë për gazetën “Shekulli” nismëtari i këtij projektligji, Eduard Shalsi, thotë se është pranuar kërkesa e shoqërisë civile për të mos lejuar importin e mbetjeve që destinohen për djegie.

Tiranë, rrugë që zgjasin vetëm një vit!

Postuar në 13 Shtator, 2016 21:11

Bashkia e Tiranës vetëm para një viti ja kishte prerë shiritin rikonstruksionit të rrugës Dritan Hoxha. Por nuk është e thënë që aty të qarkullohet normalisht.
Tani është radha e OSHEE për ta kthyer atë në kantier, në një kohë që përveç shqetësimit që u krijohet qytetarëve askush nuk mban përgjegjësi për kostot shtesë.

"TemaTv"

Çudia shqiptare e punësimit: Rama +17%, Obama +6%

Postuar në 13 Shtator, 2016 17:44

Sipas anketës së punës të INSTAT-it (jo sipas regjistrit të punonjësve në sigurimet shoqërore), numri i të punësuarve gjithsej (në qytet e në fshat) është rritur me 166 mijë (17%) në 3 vjetët e qeverisë Rama.

Krahasimisht, numri i të punësuarve në SHBA është rritur vetëm 6% në 8 vitet e administratës Obama, e cilla filloi punë në kohën kur papunësia ishte në nivele rekord.

E.Z.

4 milionë dollarë dëm/KLSH kallëzon penalisht drejtorin e projektit për ndërtimin e rrugës Tiranë - Elbasan

Postuar në 13 Shtator, 2016 17:31

4 milionë dollarë. Kaq është dëmi që Kontrolli i Lartë të Shtetit ka konstatuar nga auditmi i projektit “Ndërtimi i rrugës Tioranë-Elbasan”. Si pasojë, KLSH-ja ka depozituar kallëzim penal për drejtorin e projektit, Aksel Qorduka, që është në detyrë që në kohën e Edmond Haxhonastos.

Nuk janë vetëm maturantët/Probleme me librat dhe mësimin me turne

Postuar në 13 Shtator, 2016 16:14

Viti i ri shkollor ka nisur me probleme. Çdo nxënës në kryeqytet e nisi mësimin pa një ose dy libra. Tekstet vazhdojnë të mungojnë. Mungesa e teksteve shkollore erdhi si pasojë e mos prodhimit në kohë të pullës me hologramën e Ministrisë së Arsimit. Ashtu si çdo ditë, që prej 1 Shtator, edhe në ditën e parë të shkollës prindër dhe fëmijë janë përballur me radhë në pikat e shitjes. Por sërish nuk kanë mundur të plotësojnë paketën me librat që ju duhen. Ky nuk është problemi i vetëm.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme