Lajme
Njeriu i vitit - kjo është Shqipëria
Shkrimi i mëposhtëm është publikuar më datë 13 maj 2016 me titullin: "Nuk e arrestojnë dot". Sot ky titull tingëllon realist më shumë se më parë.
Gënjyen për 7 muaj
Sot Ministria e Drejtësisë ka zbardhur të gjithë kronologjinë e korrespondencës për çështjen Balili, të cilën po e sjellim më poshtë të plotë. Konfirmohet se Klement Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar më 17 maj dhe ai nuk është vënë në arrest. Poshtë kronologjisë po sjellim atë çfarë ka thënë kryeministri, drejtori I Policsë për këtë çështje të cilën e cilësuan suksesin e tyre, sukses I cili nuk u kurorëzua dot me kapjen e personit kryesor.
Karta e emigrantit për shqiptarët në Greqi
Greqia ka vendosur të aplikojë rregulla të reja dokumentare për emigrantët. Siç raporton faqja “Albanians.gr”, Lejet e Qëndrimit do të zëvendësohen nga Karta e Emigrantit dhe procesi nis në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Ndryshimi është i rëndësishëm dhe prek emigrantët shqiptarë, por i intetereson edhe qeverisë shqiptare.
DW: 2016 - Viti i kanabisit në Shqipëri*
Një rrugë e pashtruar, ende e mbushur me pellgje nga shiu i fundit të çon drejt ca barakave në afërsi të qytetit Rrëshen. Po bie muzgu. Errësira është mbuloja e duhur që ish-punëtoret e kanabisit të flasin. Ato duket se ende kanë frikë, pas aksionit të fundit policor të para pak javëve, kur policia me një aksion të befasishëm e paralizoi të ashtuquajturin laboratorin e drogës në afërsi të qytetit Rrëshen. 4,2 tonë drogë pastrohej, thahej dhe paketohej në pularinë e dikurshme, fare pak kilometra larg qendrës së qytetit Rrëshen.
Për herë të parë në hemisferën veriore - kimera blu hundë - zgjatur
Përgjime video, elektronike, por edhe të bisedave në vende private
“Shqiptarja.com” raporton sot depozitimin pranë Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi të projektligjit për përgjimet parandaluese. Autorësia e draftit i shkon EURALIUS, OPDAT dhe ai parashikon disa dispozita me rëndësi.
Projektligji parashikon procedura të reja për përgjimin parandalues e komunikimeve elektronike, ndërsa përfshin për herë të parë video survejimin dhe përgjimin e bisedave në vende private dhe publike nga institucione shtetërore informative të krijuara.
E majta totalitare në Amerikë dhe kontrolli mbi shkollën
Bill O’Reilly gazetari i njohur amerikane me bindje të djathta thotë në emisionin e tij “Talking Point” se në SHBA e majta është kthyer në totalitare përmes kapjes së shkollave. Profesorët sipas tij po kultivojnë radikalizmin te studentët, diçka që nuk mund të vazhdojë. O’Reilly ka bërë thirrje që guvernatorët të marrin situatën në kontroll, pasi SHBA po humbet brezin e ri.
Liria akademike është njëra gjë, por të dëmtosh studentët me një ideologji të çmendur është krejt tjetër
100% dakord për djegien e mbetjeve në Tiranë
Kur vjen puna për afera, koalicioni i majtë funksionon shumë mirë. Ministria e Drejtësisë që drejton Ylli Manjani ka publikuar një dokument të dërguar nga ministri Lefter Koka për dhënien me koncesion të ndërtimit të impiantit të djegies së plehrave të kryeqytetit në Sharrë. Koncensioni i cili parashikohet të zgjasë 30 vjet, është dërguar për mendim ministrave Ylli Manjani, Arben Ahmetaj, Milva Ekonomi, Ermonela Felaj dhe Damian Gjiknuri.
"TematTv"
Nën hetim për lirimin e Lulzim Berishës
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për lirimin nga burgu të Lulzim Berishës. Shkak është bërë dyshimi se zyrtarë të caktuar mund të kenë shkelur ligjin.
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin kryesisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me praktikat gjyqësore, gjithashtu edhe për praktikat administrative të ndjekura nga ana drejtuesve të Bashkisë së Durrësit, në bazë të të cilave është vendosur me lirimin me kusht të të dënuarit Lulëzim Berisha
thuhet në një njoftim të Prokurorisë së Durrësit.
Basha kërkon shkarkimin e Dakos, PD e kallezon në Prokurori
Këshilltarët dhe deputetët demokratë të Bashkisë së Durrësit kanë kallëzuar në Prokurori kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako për lidhje kriminale që sipas tyre mundësuan lirimin nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Pas takimit me ta në selinë e Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha i kërkoi kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të Vangjush Dakos.
