Lajme
Perëndimi ndalet në Bosfor. Plane për ndarjen e Turqisë?
Vrasja e ambasadorit rus në Truqi, Andrei Karlov, ka kanalizuar analizën drejt skenarëve gjeopolitikë. Si një akt me ngarkesa dhe mesazhe të shumëfishta, vrasja lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me atë që po ndodh në Siri, mpleksjen e shumë interesave aty, dështimin spektakolar të Perëndimit dhe në fund, por jo për nga rëndësia, me rolin që presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan po i jep vetes në rajon.
Kerry njihet me variantin turk për vrasjen e ambasadorit rus
"Ishte një plan i organizuar mirë, i cili nuk mund të ndërmerret vetëm nga një person. Këtë besojnë autoritetet turke dhe ato ruse mbi atentatin e së hënës ndaj ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov. Në një bisedë telefonike ministri i Jashtëm turk, Çavushoglou i ka shpjeguar homologut amerikan se ai dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov janë në një mendje se pas vrasjes së Andrei Karlov mund të jetë rrjeti i Fethullah Gylenit.
Përplasje në OKB mes Turqisë e Greqisë për kufirin detar
Athina i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, përmes së cilës i bën të ditura qëndrimet e Greqisë lidhur me mosmarrëveshjet me palën turke për ndarjen e Zonave Eksluzive Ekonomike dhe përcaktimin e shelfit kontinental.
Ligj organik për Presidentin
Më në fund Shqipëria do të ketë një ligj organik për Presidentin e Republikës. Pavarësisht se ata që e kanë kryer këtë detyrë nuk kanë lënë ndonjë gjurmë për t’u shënuar, sërish instiucioni dhe figura e kreut të shtetit meriton trajtim të posaçëm. “Shqiptarja.com”, zbardh në një shkrim të sotshëm disa dispozita të projektligjit të ri duke u ndalur te privilegjet.
Pas 40 vjetësh - borë në Sahara
"Alienët" e oqeanit
Koleksioni fotografik i një peshkatari rus, Roman Fedortsov, ka bërë xhiron e internetit. Ai ka fotografuar disa nga krijesat më të çuditshme në pamje, duke nxitur kureshtjen, por edhe duke na dhënë të kuptojmë sesa shumë gjëra fsheh ende oqeani.
Një miliarder në pranga për korrupsion
Fundi i epokës së arit të zi – 10$/barrelë në një dekadë
“Bloomberg” i ka lënë sot një vend pronocimit të njërit prej drejtuesve të kompanisë franceze, “Engie SA”, Thierry Lepercq. Fjala është për goditjen fatale që pritet të marrë industria globale e hidrokarbureve nga inovacioni dhe burimet alternative të energjisë. Sipas Lepercq çmimi i naftës brenda një dekade do të shkojë në 10 dollarë për barrelë në kushtet e një dinamike tregu që menaxheri francez i quan cunami i industrisë.
Kronologjia e vrasjes së ambasadorit, tjeter video e atentatit
Publikohen pamje të reja nga momenti i atentatit ambasadorit Rus në Turqi, Anderi Karlov. Në këtë video duket autori i vrasjes, 22-vjeçari Mevlut Mert Alltëntash, i cili qëndron gjithe kohen pas ambasadorit në pritje të një pamje të qartë për ta eliminuar. Në një moment vrasësi zhvendoset në të majtë të sallës dhe pas pak çastesh shihet teksa nxjerr armën dhe qëllon disa herë mbi ambasadorin Karlov.
Rusia, Turqia dhe Irani lidhin "besën" për Sirinë
Rusia, Turqia dhe Irani u shprehën të gatshme për të garantuar vijimin e bisedimeve për paqe mes forcave qeveritare të presidentit Asad dhe rebelëve opozitarë. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, u takua këtë të martë në Moskë me homologun e tij turk Mevlut Çavushogllu dhe atë iranian Zhavad Zarif, për të synuar zgjerimin e armëpushimit të vendosur në Alepo edhe në qytetet e tjera të vendit.
