Lajme
Tjetër "barrikadë" nga PD për Prokurorinë Speciale dhe Vetting-un
Pamvarësisht vendimit që pritet të marrë Gjykara Kushtetuese për ligjin e Vetting-ut, Partia Demokratike ka bërë një tjetër hap që më së paku do të vonojë zbatimin e operacionit për pastërtinë e figurave të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe do të bllokojë për një periudhë të caktuar ngritjen e Njësisë Antikorrupsion e njohur ndryshe si Prokuroria Speciale.
Zbulohet “Stonehenge” i Amazonës
Shpyllëzimi në Brazil ka çuar në zbulimin e një siti arkeologjik 1000 vjet të vjetër. Bëhet fjalë për struktura megalitike që sipas analizave të kryera mendohet se kanë shërbyer si pjesë e një observatori astronomik. Ky konkluzion i bërë prej disa prej shkencëtarëve brazilianë ka nxitur edhe emrëtimin e sitit si Stonehenge i Amazonës.
Terrorizmi vjen nga jashtë. Masa të reja për Sistemin Informativ të Shengenit
Terrorizmi godet dhe Bashkimi Europian shton masat policore. Ky ekuacion është bërë rutinë tashmë. Kjo që po ndodh këto dy vitet e fundit, kur një dukuri globale me rrënjë të thella, edhe sociologjike si terrorizmi, ekstremizimi, po tentohet të frenohet apo kufizohet duke shtuar masat policore, nuk ka precedent. Menjëherë sapo ndodhi ngjarja e Charlie Hebdot u propozuan masa të reja, sapo ndodhi ngjarja në Bataclan e njëjta gjë, goditja në Nice provokoi të njëjtin reagim.
Marrëveshja e re me TAP, Shqipëria 80 mln euro më shumë përfitime
Me marrëveshjen e re që qeviria Shqiptare ka nënshkruar me konsorciumin TAP, vendi ynë do të përfitojë rreth 80 milion euro më shumë se në kontratën e parë, si dhe rikualifikim urban të zonave ku do të zhvillohet ky projekt.
Indi, 30% më pak taksa për transaksionet pa kartëmonedhë
Perëndimi ndalet në Bosfor. Plane për ndarjen e Turqisë?
Vrasja e ambasadorit rus në Truqi, Andrei Karlov, ka kanalizuar analizën drejt skenarëve gjeopolitikë. Si një akt me ngarkesa dhe mesazhe të shumëfishta, vrasja lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me atë që po ndodh në Siri, mpleksjen e shumë interesave aty, dështimin spektakolar të Perëndimit dhe në fund, por jo për nga rëndësia, me rolin që presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan po i jep vetes në rajon.
Kerry njihet me variantin turk për vrasjen e ambasadorit rus
"Ishte një plan i organizuar mirë, i cili nuk mund të ndërmerret vetëm nga një person. Këtë besojnë autoritetet turke dhe ato ruse mbi atentatin e së hënës ndaj ambasadorit rus në Ankara, Andrei Karlov. Në një bisedë telefonike ministri i Jashtëm turk, Çavushoglou i ka shpjeguar homologut amerikan se ai dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov janë në një mendje se pas vrasjes së Andrei Karlov mund të jetë rrjeti i Fethullah Gylenit.
Përplasje në OKB mes Turqisë e Greqisë për kufirin detar
Athina i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, përmes së cilës i bën të ditura qëndrimet e Greqisë lidhur me mosmarrëveshjet me palën turke për ndarjen e Zonave Eksluzive Ekonomike dhe përcaktimin e shelfit kontinental.
Ligj organik për Presidentin
Më në fund Shqipëria do të ketë një ligj organik për Presidentin e Republikës. Pavarësisht se ata që e kanë kryer këtë detyrë nuk kanë lënë ndonjë gjurmë për t’u shënuar, sërish instiucioni dhe figura e kreut të shtetit meriton trajtim të posaçëm. “Shqiptarja.com”, zbardh në një shkrim të sotshëm disa dispozita të projektligjit të ri duke u ndalur te privilegjet.
