Lajme

Përtej krizës së paprecedentë, Libani provokon tensione diplomatike me katër monarki të Gjirit

Postuar në 30 Tetor, 2021 19:31

Nuk mjafton vetëm kriza e brendshme që ka vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit, por tashmë Libani po përballet edhe me një lloj izolimi rajonal. Mediat raportojnë se Kuvajti ka dëbuar ambasadorin e Libanit, të cilit i ka lënë 48 orë për t’u larguar. Kuvajti po ashtu ka tërhequr ambasadorin e vet nga Bejruti. 

Ja edhe pak se po vjen fundi i Tranzicionit

Postuar në 30 Tetor, 2021 15:07

Taulant Balla i Partisë Socialiste deklaronte sot se PS-ja është e gatshme të ngrejë të hënën Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Një ditë më parë foli Damian Gjiknuri për të njëjtën gjë. Një shenjë kjo e rivalitetit qesharak që ka kapluar partinë kryesore në vend për poste e ofiqe formalë që nuk ngrenë kandar në një organizatë personale si ajo.

Përtej kësaj, çështja që ka interes është të numerizohet reforma zgjedhore. E sata është në 30 vjet pluralizëm? E 35-ta? e 59-ta? apo e 100-ta?

Një tjetër pakicë e zhurmshme? Fëmijët "i shkruajnë" Veliajt: Ka shumë trafik në Tiranë!

Postuar në 28 Tetor, 2021 21:54

Më 20 mars të vitit 2018, Erion Veliajt I është dërguar një letër nga nxënës të klasës së 4-t A të shkollës “Gjergj Fishta”. Përmes saj, nxënësit ankohen për trafikun e madh në Unazën e Re të “qytetit tonë” dhe i bëjnë një sugjerim që të vendoset një polic dhe një semafor.

Letra është në fakt një improvizim me natyrë didaktike i përfshirë në tekstin e lëndës “Gjuha Shqipe” e klasës së 4-të të shkollave fillore, faqja 38 dhe ajo synon të udhëzojë fëmijët për hartimin e një letre zyrtare.

Një grup miliarderësh amerikanë marrin nismën për krijimin e mediave të reja kundër dizinformacionit

Postuar në 27 Tetor, 2021 15:13

Një grup biznesmenësh me në krye miliarderët Reid Hoffman dhe George Soros ka ndërmarrë nismën e krijimit të disa mediave me synim luftën ndaj dizinformimit. Grupi në fjalë do të drejtohet nga Tara McGowan, një ish-stratege e demokratëve e që deri pak kohë më parë ka drejtuar një OJQ të quajtur ACRONYM, e cila menaxhoi një fushatë të tërë dixhitale kundër Trump në shifrat që arritën në 100 milionë dollarë. Në mbështetje të ACRONYM ishte edhe Hoffman, themelues i LinkedIn.

Po veprojmë ende me parimet e Versajës

Postuar në 27 Tetor, 2021 06:47

Kjo është një intervistë e sociologut të njohur, Zygmunt Bauman, publikuar më 2016-ën në spanjollen “El Pais”. Ndonëse disa gjëra kanë ndryshuar, vërejtjet e përcjella në të mbeten të paktën si probleme: kriza e tanishme është krizë e demokracisë, institucioneve të saj, se ne epokën e individualizmit komunitetet po asgjësohen dhe se mediat sociale po konsolidojnë këtë prirje.

Gjykata e Amsterdamit: Thesaret skithe të Krimesë i përkasin Ukrainës

Postuar në 27 Tetor, 2021 00:22

Gjykata e Apelit në Amsterdam të Hollandës ka vendosur se koleksioni i Arit të Skithëve duhet t’i dorëzohet Ukrainës. Sipas gjykatës ky koleksion, i prezantuar në Allard Pierson Museum në universitetin e Amsterdamit në vitin 2014, i përket shtetit të Ukrainës dhe është pjesë e trashëgimisë së tij.

Komiteti Federal për Komunikimet ndalon veprimtarinë e China Telecom në SHBA

Postuar në 27 Tetor, 2021 00:00

Komisioni Federal i Komunikimeve në SHBA, ka votuar unanimisht kundër dhënies së autorizimit për kompaninë China Telecom Americas, çka e bën praktikisht të pamundur që kjo e fundit të ushtrojë aktivitet brenda SHBA. Sipas Komitetit, kompania në fjalë paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA pasi sipas saj është subjekt i shfrytëzimit të qeverisë kineze dhe me gjasë u përgjigjet kërkesave të Pekinit për të ekspozim të dhënash të klientëve.

Ky nuk është një vendim i lehtë, por është një hap i domosdoshëm dhe i rëndësishëm

Shitje e 100 000 makinave elektronike/Tesla e Elon Musk kalon vlerën e 1 trilionë$

Postuar në 26 Tetor, 2021 16:14

Kompania e Elon Musk, Tesla, ka kapërcyer në aksione vlerën e 1 trilionë dollarëve.

"Bloomberg" raporton se një ndër shkaqet për këtë rritje të menjëhershme është shitja e 100 000 makinave elektrike kompanisë “Hertz Global Holding Inc” e cila synon elektrifikimin e flotës së vet të makinave që jepen me qira.

Debat mes vrasësve dhe hajdutëve në Parlament

Postuar në 26 Tetor, 2021 15:20

Mediat përcjellin sot një të ashtuquajtur debat në Komisionin Parlamentar të Ligjeve mes zv.ministrit të Energjetikës, Ilir Bejtja dhe deputetit të PD-së, Gazmend Bardhi. Teksa ishin duket diskutuar për situatën energjetike në vend, dyshja intelektuale ka kaluar në këtë lloj regjistri:

Bejtja: Ti ke vrarë një njeri në Elbasan dhe nuk ke kërkuar falje akoma

Bardhi: Ik more hajdut, dil përjashta

Dy standarde në Republikën e rrugaçëve

Postuar në 25 Tetor, 2021 16:33

Ja një lajm në republikën e rrugaçëve: Ministria e Drejtësisë kërkon nga mjekësia ligjore informacion të përshpejtuar mbi shkaqet e vdekjes së 4 turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës.

Lajmi vazhdon: Ende nuk dihet nëse kjo bëhet për shkak të përgjigjeve negative të njëpasnjëshme nga ana e institucioneve, të cilat duhet të bënin ekzaminimet e provave apo nëse ka një kërkesë të tillë nga Moska zyrtare.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme